Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11

    Për: SHBA dhe ODHIR: Shqetësim blerja e votës dhe presionet ndaj qytetarëve në votime

    Nje miku im mori 20 euro per te votuar PD te Zogu Zi. I thash qe te bej denoncim po ka frik se mos e arrestojn.

    Si eshte puna e shitjes se votes? Arrestohen dhe ai qe e blen dhe ai qe e shet? Apo vetem ai qe paguan?

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    RaPSouL (23-06-2015)

  3. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Për: SHBA dhe ODHIR: Shqetësim blerja e votës dhe presionet ndaj qytetarëve në votime

    Basha: Zgjedhjet u dhunuan, e thanë troç edhe ndërkombëtarët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkroi në “Facebook” në lidhje me procesin zgjedhor, duke thënë se Shqipëria ka bërë një hap prapa.

    Ai e nis shkrimin e tij me një falenderim për qytetarët që votuan Partinë Demokratike, teksa shton se standardet e zgjedhjeve u dhunuan nga qeveria.

    “Mirënjohje të thellë për qindra mijëra qytetarë që megjithë dhunimin e standardeve zgjedhore nga qeveria, siç e thanë troç edhe vëzhguesit ndërkombëtarë si blerja e votës, kandidimi i personave me rekorde kriminale, presionet mbi administratën dhe kërcënimi i votuesve, na besuan me votën e tyre dhe votuan për Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë”, shkruan Basha.

    Më pas kreu i PD shton se Shqipëria është rifutur në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për këtë, sipas tij, Kryeministri i vendit në vend të cicërimit kundër opozitës duhet të reflektojë urgjentisht.

    T.CH
    Sui generis

  4. #13

    Deklarate e gjetjeve dhe perfundimeve paraprake nga OSBE/ODIHR

    Zgjedhësit kishin mundësinë të zgjidhnin midis një spektri të qartë kandidatësh ku përgjithësisht u respektuan liritë themelore të shprehjes dhe tubimit, ndërkohë politizimi i vazhdueshëm i institucioneve shtetërore, dëmtoi administrimin efikas të proҫesit zgjedhor. Përgjithësisht dita e zgjedhjeve u vlerësua pozitivisht, por u vëzhguan shumë raste të votimit në grup dhe disa parregullsi të rëndësishme proҫeduriale. Numërimi është duke vijuar por fazat fillestare në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht.

    Zgjedhjet u zhvilluan në kuadrin e një rishikimi të ri të njësive të qeverisjes vendore (NJQV-ve). Këto janë zgjedhjet e para për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillave të secilës prej 61 bashkive të sapo krijuara. Zgjedhjet shihen si një provë e rëndësishme e ecurisë së reformës për qeverisjen vendore dhe e arritjes së fundit të Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat për Bashkimin Evropian. Kuadri ligjor mund të ofronte bazën për zgjedhje demokratike, megjithatë, mungesa e vullnetit politik nga partitë kryesore politike për ta zbatuar atë efektivisht dhe politizimi i institucioneve të përfshira në proҫesin zgjedhor vijoi të pengonte proҫesin zgjedhor. Hapësirat dhe paqartësitë në legjislacion mbi disa pikëpamje të rëndësishme të proҫesit zgjedhor mund të rregulloheshin më parë. Mungesa e qartësisë ligjore solli zbatim të paqëndrueshëm të legjislacionit, i cili shpesh u perceptua përgjatë linjave partiake.

    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ-ja) funksionoi përgjithësisht në mënyrë të hapur, me seanca publike të ndjekura rregullisht nga vëzhguesit, media dhe përfaqësuesit e partive. Megjithatë, natyra e diskutimeve të politizuara të KQZ-së solli vendime të paqëndrueshme, të cilat dëmtuan besimin e publikut në pavarësinë e administrimit zgjedhor. Nuk u respektuan disa afate, përfshirë caktimi i komisioneve të niveleve të dyta dhe regjistrimi i kandidatëve. KQZ-ja duhej të siguronte më mirë drejtimin dhe mbikqyrjen e fazave kyҫe të proҫesit zgjedhor. U zhvilluan një sërë programesh mbi kimin e zgjedhësve përfshirë këtu gratë, minoritetet vendore dhe zgjedhësit për herë të parë. Në përgjithësi, bashkëbiseduesit ishin të kënaqur për saktësinë e listave të zgjedhësve. Megjithatë, mbeten ende pezull hetimet e kryera nga zyrat e prokurorive në tri bashkitë në lidhje me shtimin e emrave në listat e zgjedhësve duke krijuar shqetësime në lidhje me integritetin e sistemin e regjistrimit të zgjedhësve.

    Gjithsej, 63 parti u regjistruan për zgjedhjet, po ashtu rreth 36,341 kandidatë për kryetarë të këshillave bashkiakë dhe 158 për kryetarë bashkie. Shumica e partive u bashkuan me një nga dy koalicionet e kryesuara nga Partia Socialiste apo Partia Demokratike, 11 parti konkurruan vetëm dhe 14 kandidatë garuan të pavarur. Ndërsa kjo i ofroi zgjedhësve një sërë alternativash politike, zbatimi i paqëndrueshëm i rregullave për regjistrimin e kandidatëve, përfshirë dorëzimin e nënshkrimeve mbështetëse dhe mundësinë për t’u tërhequr, pengoi të drejtën për të qënë të barabartë që është në kundërshtim me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

    Të gjitha partitë përmbushën kërkesën e re mbi listat e kandidatëve për të përfshirë 50 përqind të secilës gjini, duke ndryshuar gjininë në çdo emër të dytë. Dhjetë përqind të kandidatëve për kryetar bashkie ishin gra. Vëmendje e madhe iu kushtua zgjedhësve gra, veҫanërisht në platformat e fushatës dhe edukimin e zgjedhësve. KQZ-ja përbëhet nga tri gra, një nga të cilat është kryetarja, por gratë ishin të nënpërfaqësuara në komisionet e niveleve më të ulëta.

    Klima e fushatës ishte paqësore, përveҫ incidenteve të izoluara. Përgjithësisht, u respektuan liritë themelore të shprehjes dhe të tubimit. Fushata ishte aktive dhe e dukshme në zonat urbane dhe më modeste në ato rurale. Tonet e fushatës u përmirësuan; megjithatë, partitë e mëdha vijuan të përdornin akuza personale dhe përpjekje për të zhvlerësuar konkurrentët e tjerë.

    Pati akuza të shumta për presion mbi zgjedhësit që rritën shqetësimin rreth mundësisë së zgjedhësve për të hedhur votën e tyre pa frikën e ndëshkimit, në kundërshtim me përmbushjen e detyrimeve të OSBE-së. Një numër personalitetesh të larta nga partitë e mëdha qeverisëse përdorën aktivitetet dhe burimet shtetërore për qëllimet e fushatës, duke përfshirë shpërndarjen e ҫertifikatave për legalizimin e pasurisë, e cila mjegulloi ndarjen midis shtetit dhe partisë.

    Partitë politike mund të financojnë fushatën e tyre zgjedhore me kontribute të fondeve shtetërore, donacione private apo hua. Kandidatët e pavarur nuk kanë të drejtë të përfitojnë fonde shtetërore. Rregullat mbi deklarimin e financimit të fushatës nuk janë të plota dhe mund të përmirësohen për të siguruar transparencë më të madhe.

    Pavarësisht numrit të madh të mjeteve të informacionit, lidhjet e medias me partitë kryesore politike, si rezultati i interesave të biznesit të pronarëve të mediave shkaktoi ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ҫensurimin e autonomisë mediatike, dhe kufizoi pluralizmin e këndvështrimeve. Lajmet u mbizotëruan nga filmimet e fushatës të cilat u prodhuan nga vetë partitë politike, duke mjegulluar ndarjen strikte midis përmbajtjes editoriale dhe reklamave politike. Resultatet e monitorimit të medias së MVZ-së së OSBE/ ODIHR-it treguan se të gjithë kanalet televizive të monitoruara, duke përfshirë dhe transmentuesin shtetëror favorizuan një nga partitë më të mëdha në mbulimin e fushatës së tyre. Edhe pse kërkohet nga ligji, KQZ-ja nuk vendosi gjoba kundrejt stacioneve televizive për shkeljen e dispozitave mbi mbulimin e paanshëm të konkurruesve. Transmetuesi shtetëror iu përmbajt detyrimeve për të ofruar kohë transmetimi falas të paanshëm për konkuruesit.

    Mënyra sesi komisionet zgjedhore dhe gjykatat shqyrtuan ankimimet zgjedhore shpesh i lanë palët e interesuara pa një rregullim efektive, që është në kundërshtim me paragrafin 5.10 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së, viti 1990. Edhe pse partitë ngritën një sërë akuzash për shkelje të fushatës, u dokumentuan pak ankesa të tilla mbi këto ҫështje. Bashkëbisedues të ndryshëm të MVZ-së së OSBE/ODIHR-it shprehën mungesë besimi në administrimin e zgjedhjeve dhe gjykatat për të shqyrtuar ankimimet në mënyrë të paanshme.

    Minoritetet në përgjithësi nuk u diskriminuan gjatë proҫesit zgjedhor. Ndërkohë që fletët e votimit u prodhuan vetëm në gjuhën shqipe, KQZ-ja shpërndau materiale për edukimin e zgjedhësve në gjuhë minoritare. Edhe pse komunitetet Rome dhe Egjiptiane mbeten të ndjeshëm ndaj blerjes së votës, ndërgjegjësimi i këtyre komuniteteve ndaj vlerës së votës është në rritje, ashtu si edhe angazhimi i tyre me ҫështjet e fushatës.

    Në përgjithësi dita e zgjedhjeve vijoi në mënyrë paqësore në të gjithë vendin. Vëzhguesit partiakë u vunë re në masë në të gjitha fazat e proҫesit zgjedhor ndërsa vëzhguesit jopartiakë ishin më pak të pranishëm. Edhe pse proҫedurat e hapjes së votimit u vlerësuan negativisht në masën 25% të vëzhgimeve, kryesisht për shkak të hapjes me vonesë të qendrave të votimit, votimi u vlerësua pozitivisht në masën 93% të vëzhgimeve. Megjithatë, u vëzhguan shumë raste të votimit në grup, po ashtu dhe votime me përfaqësim, dhe nënshkrime qartësisht të ngjashme në listat e zgjedhësve. Shqetësime u vunë re rreth kërcënimeve të mundshme nga grupe të aktivistëve partiak brenda dhe jashtë qendrës së votimit. Fazat fillestare të mbylljes së numërimit u vlerësuan pozitivisht, edhe pse proҫesi i numërimit është duke vijuar në të gjithë VNV-të e vëzhguara.

    http://www.osce.org/sq/odihr/electio...?download=true
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 26-06-2015 më 14:14

  5. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA dhe ODHIR: Shqetësim blerja e votës dhe presionet ndaj qytetarëve në votime

    Monitorimi i Zgjedhjeve, Vëzhguesit: Prokuroria të hetojë blerjen e votës më 21 qershor



    Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka adresuar kritika për KQZ dhe komisionerët e Komisioneve Zonale. Në raportin e publikuar sot nënvizohet se është e patolerueshme që procesi i numërimit të votave të zgjasë kaq shumë
    KVV i ka bërë apel organeve të drejtësisë të kenë në vëmendje fenomenin e blerjes së votave që sipas tyre ishtë i pranishëm në zgjedhjet e 21 qershorit.
    Greta Meta: Janë ngritur shumë akuza prej disa subjekteve zgjedhore dhe janë sjellë indicje të shumta edhe prej mediave të krimeve elektorale të konsumuara në këtë proces zgjedhor. Më e rënda ka qenë blerja e votës. Akuzat dhe indicjet e përforlura duhet të jenë prioritere në institucionet e hetimit.
    Gjatë publikimit të 4 të ndërmjet të monitorimit të procesit zgjedhor KVV nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për komisionerët e KZAZ që sipas tyre nuk ishin në nivelin e duhur për përmbushjen e detyrave dhe kjo sipas raportit i faturohet partive politike përgjegjëse për emërimin e tyre.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •