Debat per Griselden ne PE. Tanja Fajon: Ajo u rrembye
Fajon
Rasti i Griselda Zaimit u trajtua dhe nė takimin e dy delegacioneve nė Parlamentin Europian, duke e trajtuar si njė rast makabėr dhe shkelje tė tė drejtave tė njeriut. Eurodeputetja Tania Fajon e ngriti rastin e Griseldės nisur nga e-mail-i qė kishte marrė nga sekretari Organizativ i PS, Erion Veliaj. “Gjendja e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri ėshtė shumė e rėndė. Kėtu nuk mund tė lė pa pėrmendur rastin e kryetarit tė sapozgjedhur tė Bashkisė sė Kavajės, gruaja e tė cilit u rrėmbye nga persona ende tė paidentifikuar. Unė kėto qė po them i kam me fakte dhe po tė doni ju citoj e-mail-in e socialistit Erion Veliaj lidhur me kėtė ngjarje, qė ka informuar jo vetėm vendet e BE-sė”, mėsohet tė jetė shprehur Fajon para deputetėve shqiptarė. Deputetja demok-rate, Mesila Doda, nė pėrgjigje tė kėsaj deklarate, i ka sqaruar eurodeputetes se kjo histori ka qenė njė sajesė e vetė Griseldės dhe kėtė e pranoi ajo vetė dhe kryetari i Bashkisė sė Kavajės.
Tania Fajon: Gjendja e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri ėshtė shumė e rėndė. Kėtu nuk mund tė lė pa pėrmendur rastin e kryetarit tė sapozgjedhur tė Bashkisė sė Kavajės, gruaja e tė cilit u rrėmbye nga persona ende tė paidentifikuar. Ajo ishte 9-muajshme, iu nxor fėmija nga barku nė mėnyrė kanibale e u hodh nė kanal, dhe nga shteti shqiptar nuk ka asnjė reagim. Kėto janė sinjale tė forta qė shteti ka gisht nė kėtė ngjarje dhe nė Shqipėri nuk ka drejtėsi.
Mesila Doda: E nderuara zonja Fajon, mė duhet t’ju apdejtoj lidhur me kėtė ngjarje. Ka mbi 10 ditė qė nė gjithė Shqipėrinė e mė gjerė qė kjo histori ishte e sajuar, sajesė tė cilėn e kanė pranuar vetė protagonistėt e ngjarjes, vetė Griselda. Madje, kryebashkiaku i Kavajės u kėrkoi falje tė gjithė shqiptarėve kudo ku janė.
Tania Fajon: Unė kėto qė po them i kam me fakte dhe po tė doni ju citoj e-mail-in e socialistit Erion Veliaj lidhur me kėtė ngjarje, qė ka informuar jo vetėm vendet e BE.
Mesila Doda: E nderuara, zonja Fajon, Erion Veliaj ka bėrė shumė mirė qė jua ka dėrguar e-mail-in e parė, por mendoj se duhet t’ju kishte dėrguar dhjetėra e-mail-e tė tjera ku t’ju bėnte tė ditur se kjo ngjarje ishte e sajuar.
https://www.shqiperia.com/Debat-per-...rrembye.11210/
Krijoni Kontakt