-
SHBA-Rusi, polemika dhe kërcënime të ndërsjella !
Uashingtoni flet për dërgimin e avionëve F22 drejt Europës, Moska kundërpërgjigjet.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara mund të dërgojnë disa prej avionëve të tyre luftarakë të teknologjisë më të avancuar në vendet e Europës Lindore, në atë që konsiderohet si një sinjal force kundrejt veprimeve të Rusisë në Ukrainë, apo kudo tjetër në kontinentin e vjetër. “Kërcënimi më i madh, sipas meje, është ajo që po ndodh me Rusinë dhe aktivitetet e ndërmarra prej Rusisë”, tha sekretarja e Forcave Ajrore të SHBA-së, Deborah James, gjatë një vizite në një aktivitet të aeronautikës të mbajtur në Paris. “Është më se shqetësuese ajo që po ndodh në Ukrainë”, tha ajo. Komentet e James janë raportuar nga shumë faqe zyrtare të Mbrojtjes amerikane. Prej muajsh, Pentagoni ka dërguar në disa faza avionë të ndryshëm luftarakë në Europë, për stërvitje të përbashkëta me aleatët, bazuar mbi Operacionin për Vendosmërinë e Atlantikut, e cila konsiderohet ndryshe edhe si “angazhimi i Amerikës për sigurinë e Europës”. Në këto stërvitje kanë marrë pjesë edhe avionë bombardues të tipeve B2 dhe B52, avionë sulmues si F15Cs dhe A10, sikurse edhe arsenale e asete të tjera të ushtrisë dhe Marinës amerikane. James bëri të ditur gjithashtu se, së fundi, këtyre stërvitjeve mund t’u bashkohen edhe avionë të tipit F22, më të mirët e mundshëm luftarakë të Pentagonit. “Mund ta shoh shumë të afërt ditën, edhe pse nuk mund ta them me ekzaktësi datën, kur F22 të bëhet pjesë e këtyre stërvitjeve. Nuk di ndonjë arsye, përse këto të mos bëhen pjesë në të ardhmen”, tha më tej James. Avionët F22, që u bënë operacionalë në vitin 2005, por që për herë të parë u përfshinë në luftime gjatë sulmeve ndaj operacioneve të ISIS në Siri, gjatë fundit të vitit të kaluar, mund të konfigurohen për sulme ndaj avionëve të tjerë apo edhe për të bombarduar objektiva në terren. “Avionët F22 nuk mund të krahasohen me asnjë avion luftarak të njohur apo të projektuar deri më sot”, tha ajo për avionët e tipit “skifter”, që kushtojnë rreth 143 milionë dollarë secili.
Putin: Rusia do të zgjerojë arsenalin bërthamor
Më parë, Presidenti rus, Vladimir Putin, theksoi në një aktivitet ushtarak se deri në fund të vitit, do t’u shtohen më shumë se 40 raketa të reja ndërkontinentale forcave të armatosura bërthamore ruse. Ai e bëri të ditur këtë lajm gjatë çeljes së panairit ushtarak në Kubinka pranë Moskës. Këto raketa janë në gjendje që të kalojnë edhe sistemet më moderne të mbrojtjes kundërajrore, tha Putin për agjencisë ruse të lajmeve RIA-Nowosti. Sipas agjencisë në fjalë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Anatoli Antonow, e akuzoi NATO-n se po e detyron Rusinë të hyjë në një garë të re armatimi.
Vringëllima e shpatave, e palejueshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi nga ana tjetër pas një takimi me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker se “vringëllimi bërthamor i shpatave” nga ana e Rusisë është “i pajustifikueshëm, destabilizues dhe i rrezikshëm”. “Ne do të përgjigjemi”, bëri të ditur Stoltenbergu duke pasur parasysh rolin e aleancës ushtarake perëndimore. NATO dha siguri se aleanca është në gjendje të ofrojë “mënyra mbrojtjeje për të gjithë aleatët kundër armikut.” Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të diskutuar plane të tjera. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, pritet t’u japë të dhëna të reja homologëve të tij mbi strategjitë më të fundit të organizatës. Ministri i Jashtëm i SHBA, John Kerry, u shpreh para gazetarëve në Uashington i shqetësuar për planet ruse.
NATO nis manovrat me mbi 700 trupa në Poloni
Duket se NATO po e rrit presionin në Europën Lindore. Mbi 700 trupa ndërkombëtare kanë marrë pjesë në një zbarkim të simuluar në qytetin polak Ustka në Detin Baltik. Gati 5600 trupa, së bashku me aeroplanë dhe anije të NATO-s, po marrin pjesë në manovrat ushtarake. Ato zhvillohen në një kohë që tensionet me Rusinë janë shtuar, ndërkohë që NATO-ja thotë se dhuna në Ukrainën Lindore ka rritur shqetësimet në të gjithë rajonin. Në përgjigje, Moska ka njoftuar planet për të rritur gatishmërinë, duke përfshirë edhe dislokimin e 40 raketave të tjera bërthamore dhe të një nëndetëseje bërthamore këtë vit.
Shqip/
-
-
Për: SHBA-Rusi, polemika dhe kërcënime të ndërsjella !
SHBA paralajmëron Rusinë ndaj aksioneve ushtarake në Siri

Lajmet për një mbështetje të mundshme ushtarake të Asadit nga Rusia alarmojnë SHBA-në. Uashingtoni ka frikë se kjo mbështetje mund ta acarojë gjendjen.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri të qartë homologut të tij rus, Sergei Lavrov në një bisedë telefonike se një ndërhyrje e mundshme ushtarake e Rusisë mund të acarojë më tej konfliktin në Siri, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Kerry është i shqetësuar në lidhje me njoftimet se Moska mund të planifikojë që të zgjerojë përsëri mbështetjen e saj ushtarake për regjimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad. Në telefonatë Kerry u përpoq për t’i bërë të qartë Lavrovit, se nga një rritje e angazhimit ushtarak rus mund të rritet jo vetëm numri i viktimave dhe i të vdekurve në Luftën Civile por do të vazhdojë të rritet edhe numri i refugjatëve. Përveç kësaj, në rastin e një ndërhyrjeje të Rusisë kërcënojnë konflikte me koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA kundër milicëve xhihadistë të “Shtetit Islamik” (IS) në Siri. Siç njoftohet më tej, të dy palët ranë dakord që ta vazhdojnë dialogun e tyre në fund të muajit në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Putini: Njoftimet të parakohshme
Sipas një raporti të “New York Times” Rusia ka dërguar një ekip ushtarak në Siri. Përveç kësaj në një aeroport pranë Latakias janë dorëzuar strehimore parafabrikat për qindra vetë dhe një stacion lëvizës për kontrollin e trafikut ajror. Gazeta bazohet tek analistët e zbulimit amerikan. Rusia ka kërkuar gjithashtu të drejta për fluturimin e avionëve ushtarakë për muajin shtator. Qeveria e SHBA thotë se nuk është saktësisht e qartë për qëllimet e Moskës , shkruan “New York Times”. Sipas autoriteteve shtetërore fusha ajrore mund të shërbejnë edhe për transportin e pajisjeve ushtarake për regjimin e Asadit, ose si një pikënisje për sulmet ajrore ruse në mbështetje të forcave qeveritare siriane. Mediat izraelite raportojnë se Rusia është e gatshme të dërgojë aeroplanë ushtarakë në Siri që mund të përdoren kundër IS-it. Në rrjetet sociale u shfaqën fotografi me avionë rusë dhe dronë në Siri. Presidenti rus Vladimir Putin i quajti njoftimet për një ndërhyrje ushtarake të Rusisë në konflikt si të “parakohshme”.
/a-news
-
-
i/e regjistruar
Për: SHBA-Rusi, polemika dhe kërcënime të ndërsjella !
Evropa e ka enderruar gjithnje nje ndeshje te tille mes qenve te arenave te vjetra dhe killereve te gjysherve rebele.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt