Zbulohen emrat e 15 trafikantëve shqiptarë të arrestuar në Itali
ITALI - Zbulohen emrat e 15 shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës në Itali. Policia e Barit sekuestroi gjatë një superaksioni të koduar “Vrima” 13.5 kilogramë heroinë u sekuestruan gjatë operacionit antidrogë, ndërkohë që u arrestuan 20 persona, mes tyre 15 shqiptarë dhe të tjerët italianë.
Policia e Barit njoftoi goditjen e një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Altamurës, por që e kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Pulja, Toskana dhe Abruzo.
Gjatë hetimeve u zbulua një laborator i përpunimit të lëndëve narkotike në Altamura, ku kryhej përgatitja dhe paketimi i drogës. Në laborator u arrestua në flagrancë një shqiptar, i cili po përpiqej të ngarkonte pakot e heroinës në makinën e tij.
Media italiane raporton se, gjatë aksionit u arrestuan 15 shqiptarë dhe 5 italianë, si dhe u sekuestrua një sasi heroine prej 13.5 kg, vlera e së cilës arrin në 1 milion euro. Veç të arrestuarve gjatë operacionit të quajtur “Vrima”, 18 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
15 shqiptarët e arrestuar:
Vilson Prifti, lindur më 23.02.1969,
Llazar Veshi, lindur më 25.03.1960,
Pllumb Peposhi, lindur më 20.01.1982,
Eduart Halilaj, lindur më 10.07.1979,
Leonard Halilaj, lindur më 21.09.1980,
Afërdita Murrizi, lindur më 10.07.1974,
Ylli Doka, lindur më 24.06.1992,
Fatmir Doka, lindur më 26.04.1969,
Taulant Hodaj, lindur më 28.09.1985,
Selim Priska , lindur më 05.06.1982,
Dritan Zaganjori, lindur më 20.05.1992
Shefqet Tabaku, lindur 20.03.1968
Altin Shtama, lindur më 20.03.1979
Kliton Doka, lindur më 19.09.1993
Aleksandër Hodaj, lindur më 06.09.1981
Operacioni i quajtur ‘’Vrima’’ dhe që ka zgjatur rreth 1 vit, ka nisur pas përpjekjes së një grupi trafikantësh shqiptarë me rrënjë të mirëstabilizuara në Itali për të kaluar sasi të mëdha heroine në vendin fqinj nga Shqipëria. Policia italiane bëhet me dije se, po bashkëpunon edhe policia shqiptare për hetime të mëtejshme.
Veç 20 të arrestuarve dhe 4 të tjerëve të cilët janë shpallur në kërkim, 18 të tjerë që do të hetohen në gjendje të lirë. Operacioni u shtri në Puglia, Toscana dhe Abruzzo. Gjatë operacionit të Anti-Mafias së Barit gjithashtu u sekuestrua një sasi prej 11 kilogramë hashash.
Destinacioni i drogës
Nga hetimet e para rezultoi se droga kalohej në Itali e fshehur në automjetet që vinin nga Shqipëria. Nëpërmjet përgjimeve telefonike, hetuesit italianë arritën të bëjnë një lidhje mes trafikantëve dhe shpërndarësve në Itali. Ndër të arrestuarit, spikat shtetasi italian Marco Muserra, i cili është pjesë e grupit ‘Parisi’, i mirënjohur në zonën e Barit.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt