Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 66
  1. #31
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    PD: Shefi i policisė sė Vorės dhe kreu i AKU, pjesė e skenarit kriminal tė Metės (foto)

    Postuar nė 14 Qershor, 2015 01:06

    Partia Demokratike publikoi disa foto nė tė cilat shfaqet shefi i komisariatit tė policisė sė Vorės, Bujar Laze nga Skrapari dhe drejtori i AKU, dy njerėz qė sipas saj janė vėnė nė shėrbim tė kandidatit tė LSI –sė nė Vlorė. Demoratėt e akuzuan Ilir Metėn se po zbaton nė Vorė njė skenar kriminal me njerėzit qė ka emėruar nė polici e institucione tė tjera dhe me elementė kriminalė qė bashkėpunojnė me ata.

    “Duket qartė, Bujar Laze nga Skrapari, shefi i komisariatit tė Vorės, nė shėrbim tė kandidatit tė Ilir Metės. Ky tjetri kėtu ėshtė edhe drejtori i AKU, i cili ka spikatur me sulmet ndaj biznesit tė kandidatit tė Partisė Demokratike. Dhe nė sfond, janė si gjithnjė banditėt e makinave me xhama tė zinj, qė vijnė lart e poshtė gjithė ditėn e gjithė natėn nė Vorė”, u shpreh deputeti i Tiranės, Keltis Kruja.

    Sipas Partisė Demokratike “pjesė e kėtij skenari kriminal tė Ilir Metės, nė traditėn e tij tė shėmtuar tė zgjedhjeve tė vitit 2001, ėshtė dhe inskenimi me metodat e sigurimit tė shtetit i ngjarjeve dhe dėshmive tė sajuara pėr tė manipuluar opinionin publik. Njė ditė mė parė policia e Tiranės njoftoi se ndaj kandidatit tė PD nė Vorė, Fiqiri Ismailit ishte nisur njė procedim penal nė gjendje tė lirė pasi dyshohet pėr blerjen e 2 votave. Sipas policisė, ai u ka dhėnė 2 qytetarėve nga 10 mijė lekė pėr tė blerė votat e tyre.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #32
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Zgjedhjet lokale, 21 raste raportimi pėr blerje vote

    Postuar nė 13 Qershor, 2015 01:06

    Deri nė datėn 12 qershor, nė portalin Za’Lart kanė mbėrritur 200 raportime qytetare. Ato pėrmbajnė informacion dhe denoncime pėr abuzime nė kuadėr tė fushatės zgjedhore. Raportimet janė tė ndara nė 12 kategori shkeljesh, ku numri kryesor i raportimeve ka tė bėjė me raste tė keqpėrdorimit tė administratės dhe sektorit publik.

    Pėr kėto lloj shkeljesh ka njė sensibilitet tė lartė qė pėrkon me 44% tė rasteve tė raportuara apo thėnė ndryshe me 98 raportime. Tentativa pėr blerje tė votės kundrejt parave apo me shėrbime dhe kundrejt interesave tė drejtpėrdrejta ėshtė raportuar nė 21 raste. Vend nė raportime qytetarė zėnė edhe njoftimet pėr tensione dhe parregullsi sikurse ndėrhyrja apo prezencė e forcave tė policisė sė shtetit.

    Sa i takon pėrdorimit tė sektorit publik konstatohen raste tė urdhėruara tė prezencės sė punonjėsve tė administratės nė mitingje elektorale, kėrkesa pėr ta deklaruar dhe premtuar votėn kundrejt mundėsive pėr tė mbajtur vendin e punės. Raste tipike janė largimet e bluzave tė bardha nga spitalet dhe qendrat shėndetėsore pėr pjesėmarrje nė takime elektorale nė orar tė punės dhe duke lėnė pa kujdes edhe pacientėt pėrkatės.

    Kėto raportohen nė Librazhd, Fushė Arrėz, Mirditė dhe Berat. Gjithashtu konstatohen raste mė tė pėrshkallėzuara tė pėrdorimit tė sektorit publik nė bashki ku rikandidojnė kryetarėt aktualė.

    Tentativa pėr ta pasur votėn e 18- vjeēarėve duke tentuar tė rekrutohen ata nė shkolla publike, ėshtė njė detaj qė ėshtė raportuar nė Vorė, Rrėshen, Kukės, Kamėz dhe Lezhė.

    Probleme janė vėnė re edhe me objektet qė do tė pėrdoren si qendra pėr KZAZ ku raportohen se shumė prej tyre janė nė godina publike tė papėrshtatshme si godina tė bashkive, objekte tė institucioneve qė refuzojnė tė vėnė sallat nė dispozicion tė KZAZ-ve apo raste tė godinave tė shkollave tė mesme tė cilat nė datėn 19 qershor vetėm 48 orė para votimeve do te jene ne dispozicion te matures shtetrore.

    Janė deri tani 21 raste raportimi pėr blerje vote.

    “Theksojmė se deri tani ato nuk pėrbėjnė raste tipike tė vėrtetuara, tė blerjes sė votės kundrejt shumave konkrete. Por nisur edhe nga eksperienca me Za’Lart 2013, ngjarje tė tilla shėnohen me intensitet nė javėn e fundit tė fushatės e pėr kėtė i bėjmė thirrje qytetarėve ti raportojnė raste tė tilla nė Za’Lart,” thekson kjo organizatė./Za'Lart/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #33
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Rrihet me grushta koordinatori i fushatės sė PD nė Durrės

    Postuar nė 12 Qershor, 2015 04:06

    Shenohet nje tjeter incident elektoral ne Durres. Ne zyren elektorale te PD-se ne lagjen nr.10, Agron Haxhija dhe Luan Haxhija pėr motive tė dobėta janė konfliktuar dhe kanė goditur me grushta koordinatorin e fushatės zgjedhore shtetasin Meritan Stari 45 vjeē, banues nė Durrės. Policia ka nisur procedim penal ndaj ketyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Durrės pėr veprime tė mėtejshme pėr veprėn penale”Dėmtime tė tjera me dashje” parashikuar nė nenin 90 tė Kodit Penal./Lapsi.al/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #34
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    https://m.youtube.com/watch?v=Aq4mcoK9qQk


    Skandali/ Ja si manipulohen listat e votuesve nė Vorė (VIDEO)

    Postuar nė 12 Qershor, 2015 02:06

    Nje jave para mbajtjes se zgjedhjeve, zbulohet skandali me manipulimin e listave te votuesve. Dhe pikerisht ne Bashkine Vore, per te cilen eshte debatuar se fundmi edhe ne Kuvend. News24 ka sjellė njė video ku konfirmohet qartė shtimi i personave fiktivė nė listat zgjedhore nė Bashkinė e Vorės. Behet fjale per rreth 500 votues. Polici Jaho Leka qe shfaqet ne video ka konfirmuar se prej njė viti paguhej me 100 mijė lekė tė vjetra pėr tė shtuar emra fiktivė nė listat zgjedhore. Per kete ai ka bashkepunuar edhe me nje noter. Shihni videon:
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #35
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Emri:  image.jpg

Shikime: 342

Madhėsia:  20.4 KBMesazhi kėrcėnues ndaj kandidatit nė Pogradec: Hiq dorė ose pas 3 ditėsh tė zhduket njė familjar

    Postuar nė 11 Qershor, 2015 06:06

    Pak orė pasi nga selia blu, Edi Paloka denoncoi kėrcėnimin qė i ėshtė dėrguar me sms kandidatit tė opozitės nė Bashkinė Pogradec, Lapsi.al sjell procesverbalin pėr kallėzimin penal qė Eduart Kapri ka bėrė nė prokurori. Po kėshtu zbardhet edhe teksti i mesazhit kėrcėnues.

    “Hiq dorė brenda tre ditėsh duke shpikur ndonjė arsye pėr motiv shėndetėsor apo personal ndryshe njė pjesėtar i familjes tė dne do zhduket. Mos tė shkoj mendja te policia se pasojat do tė jenė tė menjėhershme”, thuhet nė mesazhin qė i ėshtė dėrguar Kaprit nga numri 069 21 42 957.

    Nė proēesverbal kandidati i PD-sė e pėrshkruan me detaje momentin se ku ishte kur i mbėrriti ky mesazh dhe me vullnetin e tij kėrkon ndjekje penale tė kėsaj ēėshtje. Ai gjithashtu pohon se nuk ka dyshime pėr ndonjė qė mund ta ketė bėrė kėtė veprim./lapsi.al/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #36
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    https://m.youtube.com/watch?v=Hqpbr0hE8wk

    Shikoni ēmendurinė e kryetarit LSI Shijak, pasi polici i vendos gjobėn (video)

    Postuar nė 11 Qershor, 2015 01:06

    Eduard Lala, kryetari i degės sė Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim nė Shijak, ka reaguar nė njė mėnyrė tė pazakontė kur polici e ka ndėshkuar me gjobė. Me sa duket, pas bllokimit tė mjetit dhe debatit me policinė, Eduard Lala ėshtė nervozuar aq shumė sa nė shenjė proteste ka ngritur njė gur tė madh dhe i ėshtė sulur xhamit tė makinės sė tij duke e thyer. Veprimi jashtė normales, ėshtė kėrkuar nga vetė Lala tė xhirohet (siē dėgjohet nė videon mė poshtė). Kryetari i LSI nė Shijak ėshtė emri i parė nė listėn e Kėshillit Bashkiak tė Kėtij qyteti.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  7. #37
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    PD e Cėrrikut denoncon dhunimin e njė simpatizanti, Boja: Erjon Bahėn e goditėn me makinė.

    CERRIK– Njė tjetėr denoncim pėr dhunė ndaj njė simpatizanti tė Partisė Demokratike, vjen kėsaj here nga zyra e kėsaj force politike nė Cėrrik. Sipas Qamil Bojės, simpatizanti i PD-sė Erjon Baha ėshtė goditur me makinė nga persona ende tė paidentifikuar.

    Si pasojė e dėmtimeve tė marra, i riu Baha ėshtė dėrguar me urgjencė nė kirurgjinė e spitalit tė Elbasanit, ku ėshtė vizituar edhe nga kreu i Partisė Demokratike Lulzim Basha.

    Lidhur me ngjarjen, nipi i kandidatit tė sė djathtės nė Cėrrik, Qamil Boja, ėshtė shprehur se “E kanė goditur Erjon Bahėn teksa po ecte me makinė. E goditėn me makinė nga mbrapa simpatizantė tė LSI-sė nė Cėrrik. Ngjarja ka ndodhur nė Shtėrmen, nė orėt e para tė mėngjesit. Si pasojė e goditjes, Erjon Baha ka pėrfunduar nė kanal dhe ėshtė dėmtuar”.

    Vetė Boja, dy ditė mė parė ka denoncuar ushtrimin e dhunės ndaj tij nė aksin rrugor Papėr-Banjė, sipas tij nga simpatizantė tė LSI-sė.

    Nisur nga kėto ngjarje, Partia Demokratike nė Cėrrik akuzon maxhorancėn se po ushtron presion ndaj qytetarėve dhe simpatizantėve demokratė.

    (BalkanWeb)
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #38
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Klos, goditet shoferi i kandidatit tė APPD-sė


    MAT- Mbrėmė nė orėt e vona nė afėrsi tė bashkisė Klos nė fshatin Shulbatėr ėshtė goditur shoferi dhe njėkohėsisht i afėrm i kandidatit tė APPD pėr Bashkinė Klos. Bledar Shahini, ėshtė goditur nga shefi i krimeve nė Komisariatin e Policisė Mat, Ferdi Kola, njėkohėsisht Bashkėshort i Kandidates sė ASHE-sė Valbona Kola. Kreu i PD Mat, Alfred Ahmetcenaj thotė se situata ėshtė tepėr e rėndė. Ai tregon se ndaj shefit tė krimeve Kola ėshtė bėrė kallėzim penal nė Prokurorinė e Rrethit tė Matit.


    Emri:  image.jpg

Shikime: 367

Madhėsia:  28.8 KB
    (m.k/BalkanWeb)
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  9. #39
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Vorė, vijon blerja e votave, kapen furgonė me miell dhe lista tė banorėve

    Emri:  image.jpg

Shikime: 347

Madhėsia:  29.9 KB

    TIRANĖ- Vijon blerja e votės nė Vorė, edhe 24 orė para ditės sė votimit. Nė fshatrat e Vorės nga ana e kryetarit aktual tė bashkisė, po vijon shpėrndarja e miellit me furgon. Nė mesditė nė fshatin Malsubash tė Marikajt ėshtė kapur njė furgon me miell i firmės Agro Blend qė shpėrndahej tek banorėt e zonės nė kėmbim tė votės.


    Ndėrkohė ėshtė bėrė i mundur shoqėrimi nė polici i drejtuesit tė mjetit shtetasit Beqir S., i cili po merret nė pyetje.

    Shoferit i ėshtė gjetur dhe njė listė me 27 emra, disa prej tė cilėve iu ėshtė dėrguar mielli dhe disa tė tjerėve ishte planifikuar pėr t’iu shpėrndarė sot. News24 sjell pamjet e listės dhe furgonit me targė TR 4798 G me miell.

    Problemi i shitblerjes sė votave ėshtė kthyer nė njė shqetėsim real pėr bashkinė e Vorės. News24 publikoi mė herėt video dhe materiale filmike qė provonin se si banorėt e Vorės thirreshin nė zyrat e firmės Agro Blend dhe iu shpėrndahej nga 100 mijė lekė tė vjetra pėr person. Kjo ėshtė njė tjetėr video ku shtetasi me iniciale B.S. nxjerrė lekėt qė ka marrė tek firma Agro Blend. Ndėrsa nė kėto foto duket i njėjti shtetas qė pret jashtė ambienteve tė firmės private tė kryetarit tė bashkisė Fiqiri Ismaili, nė tė njėjtė kohė qė nė fshatra apo zona tė thella tė zonės shpėrndahej miell me furgon.

    https://m.youtube.com/watch?v=vJPYOOkByxg

    (m.k/BalkanWeb)
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  10. #40
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Shijak, kallėp tritoli nė portėn e komisionerit tė PD, Xhaferri: Tregon panikun qė ka kapur palėn kundėrshtare

    Emri:  image.jpg

Shikime: 324

Madhėsia:  16.9 KB

    https://m.youtube.com/watch?v=P8-mOB9uUeY


    (nė pėrditėsim) SHIJAK- Njė kallėp tritoli ėshtė gjetur pranė banesės sė njė aktivisti tė Partisė Demokratike nė fshatin Sallmone nė Shijak. Sipas tė dhėnave tė para, tritoli ėshtė vendosur nė hyrje tė banesės sė Altin Allės, i cili mėsohet se do tė jetė komisioner i PD-sė tė dielėn nė njė qendėr votimi nė Shijak.


    Ka qenė vetė Alla qė ka konstatuar pakon e dyshimtė dhe ka njoftuar forcat e policisė.

    Menjėherė pas kėsaj, blutė e Durrėsit janė nisur drejt vendit tė ngjarjes, dhe kanė nisur kėqyrjen dhe hetimin pėr rastin, duke larguar edhe lėndėn plasėse qė me sa duket nuk ka pasur fitil apo ndezės.

    Menjėherė pėr ngjarjen ka reaguar Partia Demokratike nė Shijak, e cila pohon se Altin Alla ėshtė aktivist i kėsaj force politike. Ndėrkohė pėrfaqėsuesi i PD-sė, Ferdinand Xhaferri deklaroi se kjo ngjarje tregon panikun qė ka kapur kundėrshtarėt.

    “Dėshpėrimi godet zgjedhjet me tritol. Kjo tregon panikun qė ka kapur palėn kundėrshtare”, ka thėnė Xhaferri. Ndėrsa vetė aktivisti, Altin Alla ėshtė shprehur se nuk ka asnjė problem mė ndonjė person.

    “U hutova dhe u tmerrova kur pashė tritolin. Nuk kam pasur probleme me asnjė”, ka thėnė Alla.

    (BalkanWeb)
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •