Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Meqenese keto zgjedhje jane shoqeruar me retorike te ashper, te pershkallezuar pastaj me incidente te ndryshem, ku spikasin ato ne Vore, do ishte e udhes t'i publikonim ne kete teme te re te gjitha incidentet dhe parregullsite.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Simpatizantėt e LSI-sė nė Cėrrik dhunojnė nipin e kandidatit tė PD-sė

    Postuar nė 19 Qershor, 2015 06:06

    Mesnatėn e sė enjtes, me datė 18.06.2015, persona tashmė tė identifikuar si anėtarė dhe simpatizantė tė LSI-sė, kanė dhunuar fizikisht nipin e kandidatit tė sė djathtės nė Cėrrik, z. Qamil Boja. Kėshtu raporton portali Za’lart. Ngjarja ka ndodhur nė aksin rrugor Papėr-Banjė, pranė lagjes nr. 3 Cėrrik.

    Shtetasi Klodian Boja, i cili ėshtė dhe nipi i kandidatit tė APPD, Qamil Boja, teksa po kalonte me automjetin e tij nė kėtė rrugė, ėshtė ndalur nga disa makina tė tjera, tė cilat i kanė ndėrprerė rrugėn.

    Mė pas, persona tė identifikuar si anėtarė dhe simpatizantė tė LSI-sė sė Cėrrikut, kanė dhunuar barbarisht Klodianin duke i shkaktuar fraktura dhe gjakosje nė fytyrė. Klodian Boja ka bėrė menjėherė kallėzim penal pranė organeve tė policisė./

    Emri:  image.jpg

Shikime: 1509

Madhėsia:  11.7 KB
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    PD: Tom Doshi u jep 100 mijė lekė votuesve nė Vaun e Dejės

    Postuar nė 19 Qershor, 2015 05:06

    Partia Demkoratike e Vaut tė Dejės akuzon deputetin socialist Tom Doshi pėr presion ndaj votuesve. Pėrmes njė deklarate pėr mediat thuhet se Doshi ka angazhuar persona me precedentė penalė qė kėrcėnojnė njerėzit tė mos votojnė kandidatin e PD-sė, Zef Hila. Gjithashtu denoncohet edhe fakti se Doshi shpėrndan 100 mijė lekė pėr blerjen e votės.

    “Denoncojmė fenomenin e shėmtuar tė shitblerjes sė votės nė bashkinė Vau Dejės nga Tom Doshi. Kėto ditė Tom Doshi ka aktivizuar arsenalin e tij kriminal tė qarkut tė Shkodrės, element me precedent penal, banditė qė lėvizin tė armatosur, ditėn dhe natėn, me makina pa targa, me xhama tė zinj, duke i bėrė presion votuesve, e duke i dhėnė 10 mijė lekė tė reja nė kėmbim tė votės. Ju bėjmė thirrje banorėve dhe votuesve tė Bashkisė Vau Dejės: mos bini viktima tė kėtij personi me rrezikshmėri shoqėrore dhe tė kėsaj dukurie me pasoja katastrofike”, thuhet nė reagimin e degės sė PD-sė.

    Deputeti socialist ėshtė pėrfshirė nė fushatė pasi Gjykata e Lartė i caktoi masėn e sigurisė “detyrim paraqitje”/Lapsi.al/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    5168 tė dėnuar do tė marrin pjesė nė zgjedhje. Votojnė nė bashkitė ku janė burgjet

    Postuar nė 19 Qershor, 2015 06:06

    5168 tė dėnuar, nga 5798 qė mban aktualisht gjithė sistemi penitenciar, janė regjistruar nė gjendjet civile nė qytetet ku ndodhen burgjet qė ata vuajnė dėnimin, pėr tė shfrytėzuar nė kėtė mėnyrė mė 21 Qershor tė drejtėn e votės, raporton Tch. Pėr herė tė parė tė dėnuarit do t’u drejtohen kutive tė votimit nė formė masive edhe pėr zgjedhjet vendore, ndėrkohė qė ata e ushtronin kėtė tė drejtė vetėm pėr zgjedhjet e pėrgjithshme.

    Pėr zgjedhjet e mėparshme vendore u drejtoheshin kutive vetėm tė dėnuarit qė ishin tė regjistruar nė gjendjen civile tė qytetit ku ndodhej edhe burgu, duke u shoqėruar nė qendrėn pėrkatėse me automjetet e policisė sė burgjeve.Ndėrkohė, pėr shkak tė dinamikės qė kanė burgjet ku pėrfshihen edhe tė paraburgosurit, nė tė gjithė vendin, 700 persona u janė drejtuar gjykatave pėr tė marrė leje votimi. I vetmi burg qė pėrjashtohet nga votimi ėshtė institucioni i Kavajės, pasi tė dėnuarit janė tė mitur e nuk kanė tė drejtė vote./


    Edhe burgaxhinjte jane njerez me principe, ēfare menduat ju? Ata mezor po presin te votojne!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Zgjedhjet, vėzhgues tė BE edhe nė Vorė

    Postuar nė 19 Qershor, 2015 07:06

    Bashkia e Vorės do tė jetė njė nga mė tė vėzhguarat nė kėto zgjedhje, pėr shkak edhe tė debateve tė krijuara rreth saj nė ditėt e fundit tė fushatės. Pėrveē vėzhguesve vendas do tė ketė edhe ndėrkombėtarė. Rreth 100 vėzhgues tė Delegacionit tė Bashkimit Europian nė Tiranė do tė shpėrndahen nė disa bashki tė vendit. Mes tyre ėshtė edhe Vora, ku pėrballė njėri-tjetrit janė Luan Sallaku i LSI-sė dhe Fiqiri Ismaili i PD-sė. Ambasadorja Romana Vlahutin do tė jetė pėr vizita nė disa qendra zgjedhore nė Kavajė e Durrės. Vėzhgues tė tjerė tė BE-sė do tė shkojnė nė Tiranė, Malėsinė e Madhe, Shkodėr, Vlorė e Himarė. /Lapsi.al/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Emri:  image.jpg

Shikime: 537

Madhėsia:  111.0 KBEmri:  image.jpg

Shikime: 522

Madhėsia:  60.4 KBEmri:  image.jpg

Shikime: 528

Madhėsia:  34.5 KBQeset me ushqime nė makinėn e kandidatit tė PS (foto)

    Postuar nė 20 Qershor, 2015 12:06

    Partia Demokratike denoncoi atė qė e quajti njė akt tė shėmtuar tė kandidatit tė PS pėr Bashkinė e Mirditės, i cili sipas saj u kap sonte nė flagrancė duke shpėrndarė ndihma nė kėmbim tė votės. Partia Demokratike denoncoi neglizhencėn e Policisė, e cila sipas saj megjithė insistimin e kėrkesat e vazhdueshme nuk reagoi nė kohė. Pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike arritėn tė ndalonin furgonin e Ndrec Dedės, arritėn tė bllokonin kėtė pėrpjekje tė kandidatit pėr dėmtuar standardin e zgjedhjeve.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Durrės, dhunohet sekretarja e qendrės sė votimit, dėrgohet nė spital

    Postuar nė 20 Qershor, 2015 12:06

    Merene Agalliu, sekretare e njė qendre votimi dhe bashkėshortja e kryetarit tė Seksionit nr 6 tė Partisė Demokratike tė degės sė Durrėsit ėshtė dhunuar nė mėnyrė barbare. Partia Demokratike deklaroi se persona tė paidentifikuar kanė sulmuar fizikisht aktivisten e Partisė Demokratike duke i thėnė: “Tani voto PD-nė”. Mė pas e kanė dhunuar rėndė fizikisht. Aktivistja u dėrgua nė spital nė njė gjendje tė rėndė. Deputeti i Partisė Demokratike Oerd Bylykbashi e dėnoi ashpėr kėtė ngjarje dhe i bėri thirrje kandidatit Dako tė tėrhiqet nga dhunimi i aktivistėve tė PD-sė.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Kallėp tritoli pranė banesės sė kreut tė grup seksionit tė PD nė Shijak (foto)

    Postuar nė 20 Qershor, 2015 10:06

    Nuk ndalen incidentet elektorale. Njė tritoli ėshtė gjendur pranė portės sė banesės sė Altin Allės 39 vjeē, kryetari grup seksioni tė PD-sė nė fshatin Sallmone tė Shijakut mėngjesin e sotėm. Nga informacionet e policisė mėsohet se kallėpi i tritolit ėshtė gjetur pa fitil e pa kapsolle. Hetimet pėr ngjarjen vijojnė.

    Vijon..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    PD: Kandidati i majtė nė Dibėr shpėrndan pako ushqimore nė kėmbim tė votės

    Postuar nė 20 Qershor, 2015 11:06

    Kandidati i majtė pėr Bashkinė Dibėr, Ndrec Deda, po shpėrndan pako me ushqime nė kėmbim tė votės. Denononcimi ėshtė bėrė nga deputetja e PD-sė pėr Dibrėn, Albina Deda. Ndėrkohė qė pėrfaqėsues tė kandidatit tė djathė kanė mundur tė fiksojnė pamje nga makina e kandidatit socialist, ku shihen pakot ushqimore. Deputetja e PD-sė thotė se pavarėsisht denoncimit tė bėrė, policia nuk ka marrė masa.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Incidentet ne zgjedhjet lokale

    Komisionerėt e Helsinkit: Duhen zgjedhje tė lira dhe tė drejta nė Shqipėri

    Postuar nė 19 Qershor, 2015 09:06

    Kryetari dhe njė nga anėtarėt e Komisionit amerikan tė Helsinkit thanė nė prag tė zgjedhjeve lokale se “populli i Shqipėrisė meriton njė shans pėr tė zgjedhur njė qeverisje lokale tė pėrgjegjshme dhe tė ndershme qė ėshtė jetike pėr t’i ndihmuar tė realizojnė aspiratat pėr shtet ligjor dhe mirėqenie”. Kongresmenėt republikanė Chris Smith dhe Robert Aderholt thonė nė deklaratėn e tyre se “qytetarėt shqiptarė duhet tė jenė nė gjendje tė kenė besim se po marrin pjesė nė njė process zgjedhor transparent, pa frikėsime, ngacmime ose sulme ndaj kandidatėve, medias, zyrtarėve zgjedhorė apo votuesve”.
    "Populli i Shqipėrisė meriton njė mundėsi tė ndershme pėr tė zgjedhur njė qeverisje vendore tė pėrgjegjshme dhe tė ndershme, ēka ėshtė jetike pėr ta ndihmuar atė qė tė arrijė aspiratat pėr prosperitein, si dhe vendosjen e shtetit ligjor. Qytetarėve shqiptarė i duhet bėrė e mundur qė tė kenė besim se po marrin pjesė nė njė proces zgjedhor transparent, pa intimidime, kėrcėnime, apo sulme ndaj kandidatėve, mediave, zyrtarėve tė zgjedhjeve, apo votuesve. Fatkeqėsisht, tė gjitha kėto janė shqetėsime aktuale nė Shqipėri, dhe ne shpresojmė se kėto zgjedhje do tė vėzhgohen rreptėsisht nga komuniteti ndėrkombėtar, sidomos nga OSBE-ja dhe nga vetė grupet e brendshme shqiptare. Sipas OSBE-sė, zgjedhjet e sė dielės pėr kryebashkiakė dhe kėshille bashkiake janė zgjedhjet e para qė zhvillohen pėr njėsitė e reja qeverisėse qė janė vendosur nga reforma parlamentare e 2014-s qė sjell 61 bashki tė reja, qė zėvendėsojnė 373 bashkitė dhe komunat. Gjatė 25 vjetėve, Komisioni i Helsinkit i SHBA-ve e ka monitoruar dhe nxitur Shqipėrinė qė tė implementojė angazhimet e OSBE-sė pėrmes vizitave nė vend, dėgjesave dhe kėshillimeve nė Kongres dhe deklaratave periodike."
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •