Policia e Lezhës, sekuestron 10 milionë euro pasuri të paluajtshme, produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga shtetasi Astrit Nimani. Vendimi është marrë në kuadër të procedimit penal të regjistruar në vitin 2013, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve te veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Prej 1 muaji, Sektori për Krimin Ekonomik Financiar të Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, kishin nisur hetimet, duke bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 25000 m2, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro, ku përfshihen; një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit, një godinë 13-katëshe, ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, një godinë 13-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, një godinë 10-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe Parkimi. Këto pasuri dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga shtetasi Astrit Nimani, i cili është arrestuar me date 15 nëntor 2013 në Serbi dhe me datë 20 dhjetor 2013 është ekstraduar drejt Italisë. Personi në fjalë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit të Milanos-Itali me 26 nëntor 2009 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Shqip
Krijoni Kontakt