Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Video: Kryebashkiaku socialist i Elbasanit duke i bërë shantazh gazetarëve!

    Regjistrimi video/ Kapet Qazim Sejdini duke shantazhuar gazetarët



    Një material filmik, ku kryetari aktual dhe njëkohësisht kandidat për bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdini, kërcënon hapur gazetarët e një televizioni lokal atje, u bë publik sot nga televizioni AbcNews.
    Në këtë regjistrim, kryetari Sejdini, fare hapur u kërkon gazetarëve të jenë të kujdesshëm kur ta intervistojnë atë, pasi interesat e pronarit të tyre janë të lidhura me të si kryebashkiak. "Ju nuk mund të dilni kundër pronarit tuaj, pronari është i lidhur me pushtetin pazgjidhmërisht dhe nuk ka ku ta luajë topin", u thotë Sejdini gazetarëve, duke u sjellë si shembull rastin e një kolegu të tyre, që nuk kishte vepruar sipas kësaj porosie dhe tashmë ishte i papunë.
    Lapsi.al mësoi se kjo histori e shëmtuar, ku kryebashkiaku i qytetit shfaqet si një "padrino" që kontrollon gjithçka, ka ndodhur përpara se gazetari dhe kameramani i një tv lokal në Elbasan të bënin një intervistë në zyrën e tij. Përpara intervistës, Sejdini u ka kërkuar atyre të fikin kamerën për t'u dhënë disa "porosi" që t'i kishin parasysh kur të bënin pyetjet. Dhe porositë dalin qartë, me zë dhe me figurë, se si përfaqësuesi më i lartë i pushtetit vendor shantazhon gazetarët. Nëse më ngacmoni do ta pësoni nga pronari juaj pasi interesat e pronarit janë të lidhura me mua. Ky është shkoqur mesazhi që u jep Sejdini gazetarëve në mënyrë brutale.
    Eshtë folur shumë për presionin që pushteti ushtron mbi mediat. Eshtë folur po ashtu edhe për pronarët e mediave që janë të lidhur me interesa të ngushta me pushtetin dhe për rrjedhojë janë vënë në shërbim të njëri- tjetrit. Por rasti i Qazim Sejdinit është dëshmi e hapur e faktit se këto lidhje okulte kanë arritur në atë nivel sa tashmë shfaqen në mënyrë arrogante dhe thuajse legale. Eshtë e para herë që një përfaqësues kaq i lartë i pushtetit pranon hapur lidhjen e interesave me biznesin dhe e përdor këtë lidhje si kërcënim mbi gazetarët.
    Rreth një minutë e pak regjistrim, dëshmojnë se si mund të jetë përdorur bashkia e një qyteti në dëm të qytetarëve dhe në shërbim të një grushti njerëzish. Sigurisht që nuk është vetëm Elbasani, janë edhe shumë qendra të tjera pushteti, është edhe vetë qeveria. Regjistrimi i Elbasanit vetëm sa sjell një provë të gjallë të asaj që njerëzit e dinë dhe e përflasin prej kohësh. Abuzimin me pushtetin, korruptimin, mungesën e transparencës dhe përqëndrimin e parave tek një grusht njerëzish. Dhe nëse guxon të flasësh për këtë, mund të mbetesh edhe pa punë. Qazim Sejdini sjell edhe shembuj për këtë.
    Më poshtë mund të shihni regjistrimin e plotë, një skandal i vërtetë që do të çonte në dorëheqje çdo pushtetar në një vend normal demokratik. Qazim Sejdini ka qenë i preferuari i kryeministrit Edi Rama për të rikandiduar për një mandat të tretë dhe, pas këtij skandali, kuptohet arsyeja përse. Ramës i pëlqejnë ata njerëz që kontrollojnë gjithçka, e veçanërisht mediat. Por a i pëlqejnë edhe kur kapen me presh në duar?
    Shihni Qazim Sejdinin në rolin e një "padrinoje babaxhan" që u do të mirën gazetarëve.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-06-2015 më 11:28
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Regjistrimi video/ Kapet Qazim Sejdini duke shantazhuar gazetarët!!!! Turp!!!

    Cfare do thone tani ushtaret dele virtual te Zymbylit?

    Nejse skandali i rradhes i rilindaxhinjve!

    Mendoj se kane thyer te gjithe rekordet Guiness persa u perket numrit te larte te skandaleve ne dy vite qeverisje!

    S'keni pa asgje akoma, do thoshte Rampalla...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Regjistrimi video/ Kapet Qazim Sejdini duke shantazhuar gazetarët!!!! Turp!!!

    Qazim Sejdinit bravo i qofte per transparencen, ndershmerine ne deklaratat e tij,sinqeritetin dhe saktesine.
    Seriozisht bravo,nje kryetar qe thote te verteten publikisht para gazetareve.Nuk eshte aspak shantazh,ai vetem
    u thote gazetareve qe te jene te vetedijshem qe bosi i gazetes/televizionit eshte i lidhur dhe ka interesa per te qene
    ne aleance dhe raporte miqesore me pushtetin lokal sic eshte kryetari i bashkise.
    Pronari i gazetes,radios,apo TV nuk do te donte kurrsesi qe gazetaret te shkruajne negativisht per kryetarin e bashkise,ta bejne ate
    te duket keq ne publik,pasi kjo do ulte reputacionin e kryetarit te bashkise,krijonte shume pasoja e probleme per kryetarin e bashkise
    dhe mund te prishte aleancen kryetar bashkie me pronarin e televizionit/gazetes.
    Gazetaret jane te lire te shkruajne cfare te duan,por mesazhi nga kryetari i bashkise eshte i qarte dhe i sinqerte qe ato te jene te pergjegjshem per cfare do
    shkruajne dhe shume te kujdesshem.Ne te kundert nuk do jete as cudi,as befasi te pushohen nga puna.
    Me pelqeu shume intervista e tij,bravo.Inteligjent.Nga menyra se si flet dhe percjell mendimet duket qe ka tru,eshte llogjik dhe meriton te jete prape kryetar bashkie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-06-2015 më 23:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Regjistrimi video/ Kapet Qazim Sejdini duke shantazhuar gazetarët!!!! Turp!!!

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Qazim Sejdinit bravo i qofte per transparencen, ndershmerine ne deklaratat e tij,sinqeritetin dhe saktesine.
    Seriozisht bravo,nje kryetar qe thote te verteten publikisht para gazetareve.Nuk eshte aspak shantazh,ai vetem
    u thote gazetareve qe te jene te vetedijshem qe bosi i gazetes/televizionit eshte i lidhur dhe ka interesa per te qene
    ne aleance dhe raporte miqesore me pushtetin lokal sic eshte kryetari i bashkise.
    Pronari i gazetes,radios,apo TV nuk do te donte kurrsesi qe gazetaret te shkruajne negativisht per kryetarin e bashkise,ta bejne ate
    te duket keq ne publik,pasi kjo do ulte reputacionin e kryetarit te bashkise,krijonte shume pasoja e probleme per kryetarin e bashkise
    dhe mund te prishte aleancen kryetar bashkie me pronarin e televizionit/gazetes.
    Gazetaret jane te lire te shkruajne cfare te duan,por mesazhi nga kryetari i bashkise eshte i qarte dhe i sinqerte qe ato te jene te pergjegjshem per cfare do
    shkruajne dhe shume te kujdesshem.Ne te kundert nuk do jete as cudi,as befasi te pushohen nga puna.
    Me pelqeu shume intervista e tij,bravo.Inteligjent.Nga menyra se si flet dhe percjell mendimet duket qe ka tru,eshte llogjik dhe meriton te jete prape kryetar bashkie.
    Shume i drejte parashtrimi yt. Qazua duhet t'i terheq vemendjen gazetareve, sepse eshte e papergjegjshme nga ana e tyre te bejne pyetje te lira!

    Fundja fundit, me dyshen Rama-Meta, ne jetojme sot nen nje regjim neo-komunist!

    Liria e te shprehurit dhe te menduarit, i perkasin te kaluares...

    Go on Qazim, po te ndjek me shume vemendje Kim Jongu i Korese se Veriut...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •