Shume veta. Ajo 'NDOSHTA' eshte 1 fije shprese dhe une njoh shume shqiptare qe per ate fije shprese i lane te gjitha.
Une besoj se ata qe kane ikur do te qendrojne.
Nqs do ti kthenin, do i kishin kthyer me kohe. Do shkurtonin dhe shpenzimet.
Gjthsesi i sigurt 100% nuk jam.
Ndryshuar për herë të fundit nga JuliusB : 16-06-2015 më 12:45
Ore Julius, une uroj me gjithe zemer qe t'i mbajne, por me duket se nuk kane asnje shans pasi nuk ka qofte edhe nje indikacion qofte nga ana zyrtare apo thashethem zyrtar (se thashetheme te agjensive qe duan te shesin bileta ka plot) qe te jete optimist per t'i dhene shtyse emigranteve nga ballkani perendimore per te kerkuar azil. Pastaj mos u emociono shume se Gjermania e ka me ligj qe te shqyrtoj cdo kerkese ne nje afat kohore prej 6 muajsh dhe qe ta dish, per cdo azilant, Gjermania mer fonde nga BE, pra nuk i ka nga xhepi i saje shpenzimet as per t'i mbajtur, as per t'i paguar per aq sa qendrojn ...dhe... gjidhashtu per t'i kthyer nuk shpenzon asgje. Azil ka vetem per vendet ne lufte, per vendet ku perndiqesh politikisht, motive gjakmarrje, rracore dhe te tipit homo/lesbi. Shqiperia dhe Ballkani ne pergjithsi jane totalisht jashte ketyre kategorive ( me perjashtim te gjakmarrjes) Pra arsyeja per azil ekonomik nuk ekziston. Megjithate, une kam degjuar se Gjermania ben perjashtime per njerez me kualifikim te larte ne disa fusha si ajo e Mjeksise, Informatikes, Inxhinierive te ndryshme etj.
Nuk e di jo. Ishalla me e mira per ata qe kan ik.
Gjermania ka te papunet e vet te lindur ,te rritur ne Gjermani,ka problemet me shtetasit e saj
per punesim.Pse duhet te marre emigrante ti fuse aty?Nuk ka llogjike?
Qendrimi shtetit gjerman gjithmone do jete refuzues,keshtu qe po ishe i zoti mos prit asgje nga shteti gjerman
por shko dhe puno te ndonje privat aty me para cash,sepse shteti nuk te ndihmon,shteti ka problemet e veta.
keto qe shkojne shkojne sepse duan strehim qyl dhe ushqim qyl,kjo eshte domethenia e azilit,qe shteti ti mbaje me ushqim dhe fjetje falas.
Kur thuhet azil,azil do te thote ushqim qyl nga shteti dhe fjetje falas,pa paguar asnje lloj qeraje ne bote.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Nuk te mer njeri ne pune pa letra mo Beno. Ata nuk kane shkuar ne shpresa qe t'i mbaje shteti me buke, ata kerkojne te marin Azilin qe te paisen me letra dhe pastaj dihet qe do dalin te punojne.
Gabim ... nga 1992 deri ne 1997 populli shqiptar filloi te jetoje per here te pare i lire nga komunizmi... kishte nje fare bolleku nese e mban mend gjate kohes se firmave piramidale ... ose nese nuk e mban pyet prinderit te ta thone ... ne 1997 filloi revolta dhe qeveria e PD ra nga pushteti ...vjen ne pushtet qeveria e PS me Nano ...1997 - 2005 ishte periudha kur ne Shqiperi u shkaterrua cdo vlere morale dhe njerezore ... kur krimi dhe korrupsioni u bene institucion... kur virtyti,morali dhe cdo lloj vlere nuk kishin me asnje kuptim ... kur njereziu i ndershem dhe jo hajdut konsiderohej hapur budalla .... kur nuk u shtrua asnje meter rruge por vetem u vodh dhe u vodh pa fund ... pastaj erdhi prape PD ... qe krahas zullumeve shtroi ca rruge ...na anetaresoi ne Nato ... ne strukturat e BE ... dhe na dha levizjen e lire ne zonen Schengen ... pastaj ne 2013 erdhi prape PS me kete te gjatin ... te shohim cdo sjellin dhe keta
THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL
Meqenese kalvin me kishte cituar mua ... per muhabete prapanice gjej ndonje te sojit tat ...se ti ja paske ndjere lezetin bythes meqe diskuton ta shesesh neper forume ...Moralin dhe normat tregoja familjes tende dhe peshoja atyre ... jo mua per nje dikutim ne forum ...
Sa per nga ana politike ndiq keta te PS per moral e per vese se mire do dalesh ...
Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 06-07-2015 më 18:24
THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL
Dakort jam po ka biznesmene gjermane qe thyejne ligje dhe jane te interesuar te marrin emigrante sepse i paguajne pak dhe biznesmeni kursen para dhe nuk i paguajne as takse shtetit nga puna e kryer e emigrantit.
Gjermania thote qe eshte kunder hyrjes se emigranteve dhe nga ana tjeter nuk i kthen mbrapsht te gjithe emigrantet qe hyjne ne Gjermani,por nje pjese disa mijra i mban ne Azile??
Pse Gjermania i mban azilet hapura?
I mban sepse lejohet me ligj dmth vete shteti do ti mbaje te hapura.Kjo do te thote qe shteti DON TE FUSE EMIGRANTE ne territorrin e vet.
Pse shteti don te fuse emigrantet.
1.Ne heshtje shteti don te ndihmoje sado pak bizneset e vogla qe te harxhojne pak dhe fitojne shume nga puna e emigranteve,dmth bizneset te rriten, zhvillohen,forcohen financiarisht
Kjo eshte plus per shtetin sepse me vone shteti do marre me shume takse nga keto biznese.Taksa eshte % ndaj te ardhurave psh 5%.Kur te ardhurat e biznesit jane shume te larta
atehere shteti merr 5% takse dhe kjo vlere eshte e konsiderushme.Psh nje biznes krijoi te ardhura per nje dite 1000 marka.Atehere shteti do marre takse 5% te ketyre 1000 markave.
5% i 1000 markave eshte vetem 50 marka.Kaq merr shteti takse.Por kur biznesi krijon te ardhura 1000000(1miljon)
atehere 5% i 1 miljonshit eshte 50mije marka dmth shteti merr takse 50 mije marka.Konkluzioni.Sa me shume para ,te ardhura te beje nje biznes,aq me i lumtur do jete shteti sepse
shteti do te marre me shume para si takse.
2.Shteti gjerman ka departamente institucioni shteterore qe merrn me ceshtje te emigracionit.Nqs shteti do bllokonte 100% hyrjen e emigranteve kjo do te linte pa pune punonjes ne shtet.
3.Ne Gjermani mund te kete mijera avokate te specializuar qe merren vetem me ceshtje emigracioni,ceshtje vizash,ceshtje bashkimi,familjar,ceshtje pashaportash /natyralizimi apo ceshtje
deportimi(debim nga territori) te emigranteve.
Nqs shteti do ishte kategorik nuk do lejonte asnje emigrant te hynte si dhe te mbyllte komplet azilet pergjithmone ,cfare do ndodhte?
E para komplet keto avokate do ngeleshin pa pune.E dyta do krijoheshin probleme ne fushen e punesimit ku nje kategori punesh do ngeleshin vakant
nuk do merreshin nga gjermanet sepse rrogat jane te uleta,si psh pjatalares,apo kamarier.Meqenese nuk ka me emigrante bizneset do rritnin pagen per ore dhe merrnin ne pune gjermane.
Kjo do rriste shpenzimet e bizneseve dhe per pasoje bizneset per te zevendesuar kete humbje nga rrogat me te larta do te rritnin cmimet e produkteve dhe sherbimeve.Rritja e cmimeve te produkteve
dhe serviseve dhe ua bente jeten gjermaneve me te shtrenjte,me te veshtire...
Konkluzioni
Shteti nuk ka interes te bllokoje hyrjen e emigranteve sepse
1.Kjo do rriste koston bizneseve dhe rritjen e cmimeve
2.Mungesa e emigranteve do linte punonjes ne shtet
dhe avokatet e emigracionit pa pune
Emigracioni eshte biznes i madh multi bilion Euro ne Europe si dhe Biliona dollare
industri ne Amerike.
Vetem ne Usa punojne 24 mije avokate te specializuar qe merren vetem me emigracionin,dmth
klientet e tyre jane emigrante.(Mesatarisht 280 avokate per cdo shtet)(24 mije pjestim me 50 shtete=280 avokate)
Pervec kesaj ekziston edhe Departamenti i Emigracionit(Homeland Security+DEpartamenti i Shtetit)ne Uashington,nje administrate gjigande qe merret
me ceshtjet e vizave,pashaportave, deportimet,bashkimet familjare etj,pa folur per administratat lokale per ceshtjet e emigranteve neper shtete
qe merren vetem me emigrantet.Sikur te bllokosh hyrjen e emigranteve do lesh nje armate intelektualesh qe punojne per emigracionin
komplet pa pune dhe krijosh nje situate sociale shume kritike.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 06-07-2015 më 21:50
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Krijoni Kontakt