Zyra e Interpo Tirana ka ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë Alban Elezin 38 vjeç nga Kavaja.
Ekstradimi i Elezit u bë për llogari të drejtësisë italiane pasi Gjykata e Breshias ka lëshuar një urdhër arresti për Elezin me akuzën se ka lidhje me një organizatë terroriste.
“Procedimi penal ne Itali ka filluar ne lidhje me nje organizate kriminale terrorise e cila rekrutonte luftetare ne nje grup terrorist te quajtur “Islamic State”. Ne vençanti, hetimet proaktive të kryera kanë verifikuar përpjekjet për rekrutimin me qëllime terrorizmi në nivel ndërkombetar, të një personi me shtetesi italiane ose Tuniziane me banim në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i Alban Elezit më 25 mars
Autoritetet italine ne datë 25 mars të këtij viti shkatërruan një celulë të islamikëve ekstremistë e ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve për të luftuar në Siri.
Celula vepronte midis Italisë dhe Ballkanit dhe në pranga ranë 3 persona dy prej të cilëve janë shqiptarë, Alban Elezi, dhe nipi i i tij. Shtetasi tjetër është italian me origjinë marokene, rreth të njëzetave.
Arrestimet u kryen mëngjesin e sotëm në provincën e Torinos, Itali por dhe në Kavajë të Shqipërisë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt