Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në Vlorë

    Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga. Sekuestrohet arsenal municionesh në Tiranë

    Emri:  provat-3-300x200.png

Shikime: 1515

Madhësia:  122.3 KB

    Arsenali i sekuestruar sot nga policia

    UPDATE- Policia e Shtetit me anë të një aksioni të gjerë të shtrirë në disa qytete, Tiranë, Durrës dhe Vlorë arriti të vinte në pranga disa shtetas, përgjegjës për vendosje eksplozivi dhe disa vrasje.

    Në nëj deklaratë për shtyp, kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa tha se është bërë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të shtetasve:
    J.S., 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
    N.Gj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
    Genis Bardhyl Mëhillaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
    Andon (Erion) Ismet Mëhillaj, 39 vjeç, dhe Marion Kostandin Mitro, 42 vjeç, te dy lindur dhe banues në Vlorë, te shpallur ne kerkim.
    Policia tha se me arrestimin e tre shtetasve, Julian Sinanaj, N.GJ dhe Marion Mitro ka mundur qe njëkohësisht të parandalojë vrasjen e një biznesmeni, e cila ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e lartpërmendur. Sipas policisë, shtetasi Julian Sinanaj, 30 vjeç, nga Vlora i arrestuar pak ditë më parë, kishte njohuri të posaçme në prodhimin dhe vendosjen e eksplozivave të telekomanduar. Ky person përveç aktivitetit kriminal në vendin tonë, dyshohet se është autor i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të rënda në shtetin grek.

    Vrasjet për të cilat janë të dyshuar të arrestuarit;

    Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës;
    Vrasja e shtetasit Agron Çela, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.
    Vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.
    Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.
    Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.
    Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013.
    Me cilësinë e provës materiale në banesën që jetonte me qera shtetasi Julian Sinanaj në Tiranë u sekuestrua një arsenal i tërë armësh dhe lëndësh plasëse me telekomandat përkatëse:

    Një Armë zjarri Pistoletë e markës CERVENA ZASTAVA me 15 copë fishekë;
    Një Armë zjarri pistolete me dy krëhëra më 15 copë fishekë;
    Një Armë zjarri Scorpions, zhurmë zbutës(silensiatorë;
    Një armë zjarri pushkë automatike Mod 63 “Snaiper”;
    Kallepe eksplozivi te dyshuar si Tritol;
    347 cope fishekë arme zjarri të kalibrave të ndryshëm;
    Granata dore mbrojtese copë 3;
    Lëndë plasëse e dyshuar si C4;
    Kapsolla elektrike detonatore copë 8;
    Ndezes detonator per granata dore copë 3;
    Pajisje adaptor për aktivizim nga distanca të lëndëve shpërthyese;
    14 cope aparat telefonik celulare të markave të ndryshme;
    Bateri telefonash celulare te markave te ndryshme copë 9;
    Aparat fotografik i markës CANON me fotografi të personave të ndryshëm;
    Tablet elektronik i markës SAMSUNG me pamje filmike;
    6 copë karta memorie;
    Targa automjeti AR 003JT, kapuc deveje, doreza për punime te ndryshme;
    Tel përcjellës me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, shirita ngjitës, kaçavida të ndryshme për punime të imëta, çelësa të ndryshëm, gërshërë me dorezë plastike pajisje elektrike INVERTER, bateri 12 volt;
    Një Jelek antiplumb, veshje të ndryshme, doreza ebaniti për armë zjarri pistoletë, doreza të gomuara;
    Mbajtëse copë 8 kartë telefonike të kompanive të ndryshme telefonike, spina karikues, fisha dhe pajisje Bluetooth;
    Pasaportë dhe dokumenta në gjuhën greke në emër të J.S.;
    Libreza dhe fatura për transferta bankare ne emër të këtij shtetasi;
    Lekë Shqipetare në shumën 52000 lekë të reja;
    Në kuadër të këtij operacioni, policia ka mundur të arrestojë sot paradite në aeroportin “Nënë Tereza”, shtetasin Marion Mitro, teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Policia e kishte nën mbikqyrje Mitron dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë.

    Ky shtetas dyshohet se është porositësi i lëndës eksplozive që u vendos në automjetin e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi në datë 13 dhjetor 2013 dhe që u zbulua në hyrje të godinës së kryeministrisë.

    Policia tha se aksioni vazhdon edhe ne keto momente.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2014 më 23:40

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Pranga grupit te tritolit, ja ngjarjet per te cilat dyshohet se jane autore

    Faleminderit ministrit Tahiri qe i kapi fajtoret edhe pse SHISH-i dhe dashnorja e kishin tradhetuar, duke i treguar keshtu popullit qe shteti s'do aq b*the sesa koke!

    J.S., 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë. Ndonje socialist nga Vlora, e njeh mire se per ke ka bere propagande ne zgjedhjet qe kaluan

    Ju lumte per mega operacionin! Tani ndihemi me te sigurte!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Pranga grupit te tritolit, ja ngjarjet per te cilat dyshohet se jane autore

    Shtet policor.Shkele te drejten elementare,ate te vendosjes se tritolit nen automjete lol

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Pranga grupit te tritolit, ja ngjarjet per te cilat dyshohet se jane autore

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Cfare ben policia keshtu more......
    Si nuk kan turp.....kaq shpejt i arrestuan ????
    Detyren kan bere. asgje me teper. ndaj paguhen policet me taksat tona, per te kape kriminelet.
    problemi eshte tek ndjenja e pasigurise qe ka kapur shqiptaret. kujt ti ruhesh me pare krimineleve apo shtetit qe ve gjoba, qe nuk te le te ndertosh 1 shtepi per te futur koken, qe ta veshtireson jeten.

  5. #5

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Le te shpresojme nuk do kete me shperthime, pasi jane bere rastet me tritol si te jene fishekzjarre festash...

    Tiranë, përsëri shpërthim me tritol i një automjeti

    Ngjarja tek "Rruga e Kavajës"

    Tjeter shperthim me tritol i nje automjeti ne Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ne "Rrugën e Kavajës". Makina që ka shpërthyer ka qene nje
    "Fiat Punto" me ngjyrë blu me targa AA 501 IC, e cila ne momentin e shperthimit ka qene e parkuar. Policia ka bere te ditur se nga
    shpërthimi i makinës nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shperthimi ka qene i fuqishem aq sa ka shkaktuar edhe
    thyerjen e xhamave te disa pallateve aty prane.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

    TIRANE Aksionin e sotëm të policisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka cilësuar si goditjen më spektakolare ndaj krimit të organizuar në historinë e Policisë së Shtetit.

    Në një mesazh në Facebook, ministri Tahiri ka përgëzuar punonjësit e policisë duke thënë se “Bravo! Ky është shpirti”

    “Kjo eshte Rilindja e Policise se Shtetit. Me shume ne vazhdim…. Jemi te vendosur me shume se kurre per luftuar krimin e organizuar, terrorizmin, per te rivendosur sundimin e ligjit dhe drejtesine ne kete vend, per te mbrojtur jeten dhe shendetin e qytetareve.”- thekson Tahiri në reagimin e tij.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    1. Tahiro, gardistit qe i gjeti ekplosivin makines se prefektit te Vlores para kryeministrise, i dhate shperblim. Kujt do t'i jepni shperblim per kete "aksion" te madh te policise se shtetit? Eksperteve amerikane ne Tirane qe u ndihmuan me ekspertizen e eksplozivit? Nejse, ti mburru pak ne Facebook se te ka hije. Shiko sa mire. Kesaj rradhe nuk i quajte policet "cuna" dhe u kujtove te shkruash edhe per sigurine e qytetareve.

    2. Asnje nga te arrestuarit nuk ka lidhje me krimet e fundit ne Vlore e Tirane. Shpresoj qe ti kapni edhe ata "vrasesit" qe hedhin ne ere makina me C4 e Policise se Shtetit. Dhe Tahiro, thuaj prokurorit qe ti shtrengoje mire vrasesit qe ti tregojne se kush i kish paguar per te bere vrasjet. Sidomos ate vrasjen ne Durres. E mundesisht ti shtrengoje ne prani te eksperteve amerikane.

    3. Kryerilindasit thuaji te mos merzitet se daret e drejtesise italiane e greke po shtrengohen, tonelatat e droges po kapen, grupet kriminale po arrestohen, dhe ne Shqiperi fillon "fushata e tritolit" per te eleminuar ata qe implikojne krimin me politiken. Dhe kokat e krimit nxitojne te behen deputete, se vetem si deputet nuk te ze ligji per 4 vjet. Po nga tritoli kane imunitet keta deputetet socialiste o Tahiro?

    Dhe eshte bela e madhe kur te vene tritol edhe mu para kryeministrise se fillojne edhe keta amerikanet fusin hundet ku nuk u takon. Po na prishin planet e Rilindjes!

    Albo

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    U kap në Tiranë, Sinanaj dyshohet për vrasje e terrorizëm në Greqi

    31 vjeçari Julian Sinanaj, i arrestuar më 25 janar në Tiranë, ka pranuar se ka kryer vrasje në Greqi dhe se ka marrë pjesë në sulme me bomba. Kështu shkruan gazeta greke “Protothema”, sipas së cilës, nëse dëshmitë e tij janë të vërteta e implikojnë me organizatën terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”.

    Gazeta citon rrëfimin e 31 vjeçarit të arrestuar, i cili mësohet të ketë pohuar: "Kam vrarë dy burra në korrik të vitit 2011, një 35 vjeç dhe një 45 vjeçar, ndërsa viktima e tretë ka qenë një kalimtar i rastësishëm. Kam marrë pjesë edhe në shpërthime në emër të organizatave të armatosura në Greqi. Kam bërë vrasje dhe veprimtari të tjera kriminale në Greqi dhe Shqipëri, që dua t’i dëshmoj ..."

    Sipas informacioneve, Julian Sinanaj ka raportuar se ka marrë pjesë në shpërthimin e 15 majit 2010, në gjykatën e Selanikut, përgjegjësinë për të cilin e mori organizata “Komploti i Qelizave të Zjarrit”. Nga shpërthimi pati një të lënduar lehtë dhe u rrezikuan dhjetëra persona që ndodheshin në gjykatë.

    Gazeta shkruan se zyrtarë të lartë të Policisë greke duan të zbulojnë nëse janë përballë një zbulimi të madh për sulme të armatosura në Greqi, apo bëhet fjalë për një “ekzagjerim dhe trillim të një të arrestuari shqiptar".

    Ekipi i policisë greke që ndodhet në Tiranë për të marrë në pyetje Ilir Kupën, pa rezultate të rëndësishme deri më tani, do të takohet edhe me 31 vjeçarin Sinanaj.

    Policia greke ende nuk ka një përfytyrim të qartë për rastin. Nga njëra anë vrasjet në Athinë e pohuara prej Sinanajt, janë ende pa autor dhe ndoshta dëshmia e tij do të çojë në zgjidhjen e çështjes, ndërsa përmendja e pranisë së 31 vjeçarit në sulmin mbi gjykatën në Selanik, nuk konfirmohet nga policia, e cila deri tani nuk ka të dhëna se “Celulat e zjarrit” kanë ndonjë marrëdhënie me shqiptarët, të paktën në qytetin e Selanikut.

    Policia ka të dhëna se anëtarët e familjes Sinani janë të përfshirë në arratisjen nga burgu i Trikala dhe janë fajësuar për disa vepra të tjera në Greqi.

    (an.jo/Balkanweb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Policia: 30-vjeçari Sinanaj, vrasës me pagesë, rekrut i bandave në kryeqytet

    Nga: AURORA KOROMANI

    TIRANE - Zbardhen detaje të tjera rreth arrestimit të 30-vjeçarit Julian Sinanaj, i dyshuar si vrasës me pagesë. Burime policore sqarojnë se ky i fundit dyshohet se është përfshirë në dy vrasje brenda vendit. Nga ana e saj, policia nuk tregon asnjë të dhënë për emrat e viktimave, pasi çështja është shumë delikate dhe përveç kësaj ka shumë pak prova të dokumentuara që lidhin 30-vjeçarin me këto ekzekutime. Njëkohësisht, burimet policore sqarojnë se bëhet fjalë për ngjarje që janë shënuar kryesisht dy vitet e fundit, për të cilat Sinanaj mendohet të jetë paguar nga banda të rrezikshme që operojnë në vendin tonë. Por, provat që zotëron grupi hetimor janë shumë të pakta për ta lidhur drejtpërdrejt të arrestuarin me këto akuza. Për këtë arsye, 30-vjeçari ka qenë nën vëzhgimin e policisë për afro dy vjet. Sipas policisë, dy vitet e fundit ishte vënë nën përgjim edhe numri i telefonit i Sinanajt. Veç kësaj, policia përgjatë viteve të fundit ka ndjekur edhe lëvizjet që bënte Sinanaj.

    ATENTATET
    Ditën e djeshme, i riu është marrë edhe në pyetje nga grupi hetimor, por mësohet se Sinanaj nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që bien mbi të. Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, në deklaratën e saj zyrtare, Policia e Tiranës e ka cilësuar 30-vjeçarin si një të dyshuar për disa vrasje me pagesë të kryera brenda dhe jashtë vendit. Burime nga uniformat blu sqarojnë se i riu, në këmbim të krimeve që kryente merrte shuma të mëdha parash. Por, provat që policia disponon ndaj tij janë shumë të pakta. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ndalimi i të riut nga Elbasani është bërë krejt rastësisht dhe pas verifikimit ka rezultuar se bëhej fjalë për të njëjtin person që kërkonte policia. Gjatë arrestimit të tij pranë zonës së "21 Dhjetorit", policia ka sekuestruar edhe një armë tip pistoletë TT. Policia i ka mbështetur të gjitha shpresat tek kjo armë, e cila është dërguar në laboratorin balistik, për të parë nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Një tjetër provë, të cilën policia po e trajton me shumë kujdes, është edhe aparati fotografik që i është sekuestruar të riut gjatë momentit të arrestimit. Policia dyshon se me këtë aparat, 30-vjeçari nga Elbasani fotografonte viktimat e tij. Burime policore bëjnë me dije se për të kryer porositë, i arrestuari, në kushtet e flagrancës përdorte një mori kartash telefoni dhe policia ka mundur që të sekuestrojë 5 të tilla. Sinanaj u arrestua pasditen e së premtes, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Sipas policisë, gjatë arrestimit, i riu ka qenë i shoqëruar me një studente të identifikuar si Denada Ç., 20 vjeçe. E reja është shoqëruar në polici, ku dhe është marrë në pyetje nga hetuesit.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Eksploziv tek makina e prefektit të Vlorës, ndalohet në Rinas porositësi

    TIRANË-Ndalohet në Rinas nje i ri i akuzuar për sulme me tritol. Sipas të dhënave të para nga policia, në pranga është vënë shtetasi Marjon Mitro nga Vlora, pas vendimit të gjykatës për arrestimin e tij. Policia sqaroi se Mitro eshte porositesi i lendes eksplozive te vendosur ne makinen e prefektit te Vlores.

    " Policia ka mundur të arrestojë sot paradite në aeroportin "Nënë Tereza", shtetasin Marion Mitro, teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Policia e kishte nën mbikqyrje Mitron dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë.

    Ky shtetas dyshohet se është porositësi i lëndës eksplozive që u vendos në automjetin e Prefektit të Vlorës në datë 13 dhjetor 2013 dhe që u zbulua në hyrje të godinës së kryeministrisë."- deklaroi Drejtori i Policies se Tiranes Ardian Çipa.

    Mbi Mitro rëndon akuza për sulme terroriste me eksploziv.

    (d.b/ a.n/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •