Gara për Tiranën, Berisha: Në 2007 Rama propozoi Kosovën president. Meta: Ti e pengove
Kur na ndajnë dhe pak ditë nga zgjedhjet lokale ish kryeministri Berisha zbulon një fakt atë që Halim Kosova ka qënë kandidat i Edi Ramës për tu zgjedhur president në 2007-ën.
Por fakti I zbuluar nga ish kryeministri ka marë përgjigjen e kreut të LSI Ilir meta I cili tha se ai që nuk donte emrin e kosovës në krye të shtetit ishte pikërish Berisha.
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë gjatë një bashkbisedimi me gazetarët se në vitin 2007 Halim Kosova ishte kandidati i Edi Ramës për president të Republikës.
Sali Berisha: “Në 2007 Edi Rama insistoi dhe e solli si kandidat për president Republike. Kjo s’do të thotë gjë, jam i bindur se e bëri mbi bazën e një vlerësimi se pa një vlerësim. Ama është një nga personalitetet më të kuotuara prej tij.”
Ilri Meta i i cili doli pas Berishës në media ironizoi partnerin e tij të 4 viteve të shkuara në qeverisje dhe e thumboi për faktin se ishte bërë pengesë që kandidati i sotëm për Tiranën të bëhej kryetar shteti.
Ilir Meta: Përsa i takon faktit që ka përmendur përpara jush z. Berisha, mendoj që është i vërtetë deri diku, sepse edhe unë kam qenë pjesë e bisedimeve në 2007-n për zgjedhjen e një kandidati për president konsensual dhe është e vërtetë që ne në atë kohë në opozitë, madje dhe unë vetë personalisht, kemi propozuar për z. Halim Kosova si një nga shumë kandidatët e tjerë për të marrë konsensusin e z. Berisha.
Por e vërteta që nuk ua ka thënë Doktori tamam, është se e vetmja pengesë për konsensusin për këtë kandidat ishte vetë z. Berisha. Kështu që kjo është gjysma e vërtetës së tij dhe gjysma e vërteta që unë sapo shtova. Jo vetëm kaq, por edhe nuk e shoh aktiv për një mbështetje kryesore për kandidatin aktual të opozitës në kryeqytet, sepse ju e dini që Doktori kur të mbështet nuk rri pas Facebook-ut, por del në fushën e betejës.
Berisha doli në mbrojtje të mbylljes së Agon Channel duke thënë se kryeministri Rama po cënon median dhe është kthyer në një armik të saj.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt