Operacion antidrogë në Fier, Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së kokainës, 5 në pranga
(Ne foto: lenda narkotike, telefonat celulare, parate dhe kartat e identitetit qe iu sekuestruan te arrestuarve)
Policia e Fierit shkatërron një grup kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Finalizimi me sukses i operacionit antidrogë i koduar “Sharan”, ka çuar pesë persona në pranga, ndërsa janë sekuestruar 241 doza lende narkotike e dyshuar Kokaine.
Të arrestuarit janë:
- Elorjan Bani, 36 vjeç, banues Kuçove
- Alboren Zhuka, 24 vjeç, banues Kuçove
- Dritan Curraj ,45 vjeç,banues Vlorë
- Ladi Konomi,55 vjeç, banues në Fier
- Gezim Serdani,47 vjeç,banues në Fier
Tre shtetasit e parë u kapën në flagrancë me një sasi prej 241 dozash lende narkotike te dyshuar Kokaine, me peshe 241 grame, lende te cilen e kishin blere nga dy shtetasit nga Fieri.
Gjatë kontrollit të policisë, 5 të arrestuarve iu gjetën dhe sekustruan në cilësinë e provës materiale dy automjete, nje shume prej 3100 Euro,200 dollarë dhe 98000 lekë.
Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme për vepren penale “Prodhim e shitje te narkotikeve kryer ne bashkepunim”.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt