Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në Vlorë

    Identifikohen eshtrat Isa Boletinit, ceremonia e rivarrimit në 28 nëntor

    KOSOVE-Vërtetohet se eshtrat e sjella në Kosovë në vitin 1998 nga Mali i Zi, janë të heroit Isa Boletini. Për këtë, Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka përgatitur një raport, sipas të cilit, në analizat përfundimtare kanë ndihmuar edhe ekspertë nga EULEX-i.

    Raporti u prezantua sot gjatë takimit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi me familjarët e heroit kombëtar Isa Boletinit, kryetarin e komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtirin si dhe Arsim Gërxhaliun, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

    Sipas raportit të hartuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, nga 8 mbetje kockore të sjella nga Mali i Zi, përveç vërtetimit se një palë janë të Isa Boletinit, është theksuar se një palë tjetër janë të Jonuz Ahmet Boletinit, ndërsa për 6 palë tjera nuk është arritur të vërtetohet identiteti.

    Ministri Krasniqi, tha se në takim u bisedua për fazën tjetër të punës që është përgatitja e ceremonisë së rivarrimit të heroit tonë Isa Boletinit.
    “Duke e ditur simbolikën dhe si kërkesë e familjarëve të Isa Boletinit, është vendosur që ceremonia të mbahet me datë 28 Nëntor 2014”, ka thënë ministri Krasniqi, duke shtuar se gjithçka tjetër sa i përket ceremonisë do të vendoset në fillim të javës së ardhshme.

    Ai shtoi se figura e Isa Boletinit është gjithëkombëtare dhe për organizimin e ceremonisë do të ketë koordinim dhe bashkëveprim edhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë.

    Përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini falënderoi për përkushtimin e treguar në gjithë këtë proces, ndërsa theksoi se do të angazhohen si familje për ceremoninë e rivarrimit.

    (a.n/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    Shtyhet sërish rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit

    Emri:  foto5.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  18.9 KB

    KOSOVE – Këshilli Organizativ për rivarrimin e eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini i kryesuar nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në takimin e mbajtur me 30 dhjetor 2014, ka ardhur në përfundimin se data e paralajmëruar për 16 janar 2015 duhet të shtyhet për një datë tjetër.

    Propozimi i Këshillit Organizativ për shtyrjen e datës së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletinit, sipas indeksonline, është bërë duke marrë për bazë kushtet jo të mira klimatike, me borë dhe temperatura të ulëta. Është vlerësuar se kushtet e tilla nuk do të lejonin organizimin dhe mbajtjen e një ceremonie madhështorë, çfarë e meriton heroi ynë kombëtar Isa Boletini.

    Këshilli Organizativ propozimin e vet, që data e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të jetë me 30 qershor 2015, ia ka përcjellë Qeverisë e cila do të vlerësojë kushtet për caktimin e datës së re të mbajtjes së ceremonisë.

    (ar.sh/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    99 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, ende nuk është bërë rivarrimi i eshtrave‏

    Isa Boletini është vrarë më 23 janar të vitit 1916. Edhe pse kanë kaluar 99 vjet që nga ndarja e tij nga jeta, edne nuk është bërë rivarrimi i eshtrave të tij. Isa Boletini u lind në fshatin Boletin të Mitrovicës. Që në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar, dhe u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halil dhe Zahidi, nipërit Jonuz dhe Halit, si dhe tre luftëtarë të tjerë. “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”- tha Isa Boletini. Mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës në korrik të vitit 2011. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur. Me rastin e dorëzimit për herë të parë kishte bërë të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur ato.Ai kishte zbuluar se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e xhamisë së Haxhi Veselit në Mitrovicë. Pas luftës i kishte rivarrosur në oborrin e shtëpisë së tij. Kthimin e eshtrave të heroit kombëtar dhe bashkëluftëtarëve të tij më 1998 e kishin iniciuar akademik Pajazit Nushi, ndërkohë që kontribut të çmuar kishin dhënë ish-presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ndryshe, për rivarrimin e eshtrave të tij tashmë ekziston një Këshilli Organizativ, i kryesuar nga ministri i FSK-së, Haki Demolli. Pas shumë datave që u folën se do bëhet rivarrimi i tyre, në fund është thënë se kjo do të bëhet më 30 qershor të këtij viti.

    (o.d/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    Zyrtare, eshtrat e Isa Boletinit rivarrosen në Vlorë, më 10 qershor

    TIRANE- Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, ka njoftuar se eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini, do të rivarrosen në Vlorë, më 10 qershor.

    “Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar, Isa Boletini dhe familjareve te bashkëluftëtarëve te tij prezent në takim, u vendosë që: eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015”, thuhet në njoftim.

    Më tej shtohet se Këshilli Organizativ do të vazhdojë punën në përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit sipas agjendës së mëparshme.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    Isa Boletini do prehet në Vlorë, Rama: Rrugëtimi, në trojet që kaloi, Thaçi: 10 qershori mesazh i perspektivës bashkuese

    Emri:  rama-thaci.jpg

Shikime: 256

Madhësia:  26.5 KB

    TIRANË- Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë. Këtë gjë e konfirmuan sot Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kosvës, Hashim Thaçi, të cilët janë takuar sot edhe me familjarët e Isa Boletinit. Kryeministri Rama tha se falë kësaj iniciative, Isa Boletini do ti bashkohet vëllai dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemali, duke i quajtur baballarë të Kombit dhe të shtetit.

    “Propozimi ynë është mirëpritur nga familja dhe qeveria e Kosovës. Jam shumë mirënjohës zëvendëskryeministrit për ndërmjetësimin e këtij propozimi për familjarët dhe u jam shumë mirënjohës familjarëve për mirëkuptimin. Ky propozim u ka dhënë siç vetë e pohuan, një lumturi të veçantë. Data e caktuar për të përcjellë eshtrat e heroit tonë është data 10 qershor dhe rrugëtimi do të kryhet nëpërmjet të gjitha trojeve të Kosovës dhe Shqipërisë deri kur gjithë ceremonia të përmbyllet në sheshin e “Pavarësisë” dhe Isa Boletini të prehet pranë vëllait, mikut dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemali”, tha ai.

    Kreu i qeverisë theksoi se kjo është gjëja e duhur për të nderuar këtë figurë, ndërsa paralajmëroi se bashkë me të do të vijnë edhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të tjerë të Boletinit të vrarë në të njëjtin moment.

    “Jemi të bindur se po bëjmë gjënë e duhur për të nderuar këtë figurë por edhe për tu përcjellë gjeneratave të rejave mesazhin e fortë të ëndrrës dhe betejës së përbashkët të këtyre dy baballarëve të Kombit dhe padyshim edhe të Shtetit tonë. Falënderoj familjarët dhe nënvizoj në fund se së bashku me Isa Boletinin do të vijnë në Vlorë, edhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të tij të vrarë në të njëjtin moment që do të prehen në varrezat e Dëshmorëve”, tha ai.

    Nga ana tjetër zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky është një vendim i dy qeverive duke nënvizuar se 10 qershori do të dërgojë mesazhin e një perspektive bashkuese dhe integruese për kombin shqiptar.

    “Sot është një ditë e veçantë për Kombin shqiptar sepse konfirmojmë mendimin e dy qeverive me idenë e zotit Rama që eshtrat e Boletinit të prehen në Vlorë, në qytetin e Pavarësisë, ndaj sot jemi këtu bashkë si dy qeveri, me vendimin edhe të familjes Boletini me itinerarin që vetë Isa Boletini e bëri për t’ju bashkuar idealit, qëllimit të pavarësisë së trojeve shqiptare për t’ju bashkuar Ismail Qemalit. Edhe sot do të dërgojmë mesazhin më të mirë për të ardhmen e kombit. Më 10 qershor do të jemi së bashku, Shqipëria Kosova, Presheva, shqiptarët e Maqedonisë, Ulqini. 10 qershori do të dërgojë mesazhin e një perspektive bashkuese dhe integruese për kombin shqiptar. Do jetë një organizim madhështor. Falënderoj familjen Boletini”, u shpreh Thaçi.


    (m.k/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    Bahtiri: Kryeministri Mustafa na premtoi, Isa Boletini do varroset në Boletin

    PRISHTINE- Familjarë të Isa Boletinit së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, janë takuar sot me kryeministrin Isa Mustafa për të diskutuar rreth ceremonisë së varrimit të heroit kombëtar në Boletin.

    Pas takimit, kryebashkiaku i Mitrovicës tha se kryeministri Mustafa iu ka premtuar se ceremonia e varrimit të heroit kombëtar do të kryhet sipas kërkesës së familjarëve dhe komunës në vendlindjen e tij në Boletin, citojnë mediat kosovare.

    Bahtiri tha se shefi i qeverisë pritet që këtë vendim të marrë në dy ditët e ardhshme. Por deri më tani askush nga qeveria nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

    (ed.me/BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    Këshilli Organizativ vendos, Isa Boletini rivarroset në Boletin

    MITROVICE- Këshilli Organizativ ka vendosur që Isa Boletini të rivarroset në Boletin më 10 qershor, duke shfuqizuar kështu vendimin për rivarrimin në Vlorë.

    Në mbledhjen e sotme është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje më 10 qershor.

    Lajmi është konfirmuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Këshilli ka vendosur në mënyrë unanime.

    “Sapo dola nga mbledhja e këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, e ku unë e kisha kundërshtuar fuqishëm një gjë të tillë”, tregon Bahtiri.

    I pari i Mitrovicës bën të ditur se në Këshill është vendosur që secili institucion t’i merr përgjegjësitë e veta dhe rivarrimi më 10 qershor të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    Mbërrijnë në Mitrovicë eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini

    Eshtrat e Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve kanë marrë rugën drejt Boletinit. Ata tashmë janë vendosur në ambientet e kazermës së FSK-së në Mitrovicë sipas mediave vëndase.Aty po zhvillohet një ceremoni e dorëzimit, ku po marrin pjesë edhe familjarët si dhe kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, të cilët kishin ardhur për të nderuar figurën e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe për të dhënë përkrahjen për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në fshatin e tij të lindjes në Boletin- raporton portali kosovar koha.net

    Familjarët u shprehen të gëzuar që më në fund po realizohet rivarrimi i heroit me ceremoni shtetërore dhe që Isa do të pushojë në vendlindjen e tij, ku tashmë e një kohë të gjatë e ka pasur varrin e hapur- thonë ata.

    Aktivitetet në lidhje me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit kanë filluar dje dhe do të vazhdojnë deri me 10 qershor sipas axhendës zyrtare të publikuar pak ditë më parë nga komuna e Mitrovicës.

    Një nga aktivitetet finale do të mbahet me datën 9 qershor në ora 15:00, ku do të bëhet pritja e eshtrave të Isa Boletinit nga këshilli organizativ e Mitrovicës dhe do të përcillen nga kalorësit gjatë tërë lëvizjes në qytet. Ndërsa me datën 10 qershor, kur edhe do të mbahet ceremonia e fundit, që nga mëngjesi do të bëhen homazhe para arkivolit të Isës, për të pasuar me ceremoninë përmbyllëse në stadiumin dhe qytetet dhe prej aty në fshatin Boletin, kur do të bëhet ceremonia e varrimit.

    Emri:  175584.jpg

Shikime: 261

Madhësia:  164.3 KB

    Emri:  175585.jpg

Shikime: 250

Madhësia:  182.3 KB

    Emri:  175586.jpg

Shikime: 251

Madhësia:  160.4 KB

    Shqiptarja

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Isa Boletinit: Qeveria e Rilindjes kundër të gjithëve: Të varroset në

    Ja axhenda zyrtare e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit

    Është publikuar dje në mbrëmje axhenda zyrtare me aktivitetet e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë nga Komuna e Mitrovicës raportojnë mediat Kosovare

    Në një dokument të lëshuar nga komuna ndër të tjera theksohet se aktivitetet do të fillojnë me një drekë tradicionale shqiptare në fshatin e lindjes së heroit me datë 4 qershorë e më pas do të ketë aktivitete të tilla si ekspozita programe artistike revista me motivet e Isa Boletinit etj.

    Aktiviteti kryesor do të mbahet me dhjetë qershor në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, nga ku eshtrat e heroit do të barten në fshatin Boletin.

    Emri:  175344_1.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  46.6 KB

    Shqiptarja

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •