Gati pėr privatizim 10 ish-uzina dhe kombinate
Industria
Ministria bėn likuidimin dhe pėrgatit dosjet pėr procesin e shitjes
fier-ish-azotiku_1Ministria e Energjisė po pėrgatit privatizimin e 10 ish-uzinave tė mėdha tė industrisė. Drejtoria e Politikave, Zhvillimit tė Industrisė dhe Standardeve Teknike, sipas njoftimit, po ndjek me pėrparėsi pėrshpejtimin e procedurave tė shitjes dhe likuidimit tė ndėrmarrjeve. Tabela, qė nis me Kombinatin Energjetik nė Elbasan, ka 10 shoqėri. Kėshtu, me status tė tillė janė: Ndėrmarrja Prodhim Mobilie, Tiranė; Ndėrmarrja e Prodhim-Veshjeve, Durrės (ka kaluar nė ruajtje dhe administrim Ndėrmarrjen NISH Goma, Durrės); Prodhim Kėpuca, Korēė (ka kaluar nė ruajtje dhe administrim shoqėrinė Trikotazhi sha dhe Fabrika e Ēorapeve, Korēė ndėrmarrje nė likuidim); Beratex, Berat; Prodhim Kabllo, Shkodėr. Shoqėri nė likuidim janė edhe Uzina e Superfosfatit Laē, e cila vitin 2014 ka marrė nė administrim asetet e ish-kombinatit Superfosfat Laē. Gjithashtu gati pėr privatizim po bėhet Ndėrmarrja e Prodhimit tė Ēelikut Elbasan, Uzina nr. 12 dhe Uzina e Kobaltit, Elbasan. Kėto ndėrmarrje kaluan nė likuidim me vendim qeverie qysh nė vitin 1999 dhe tani janė asete qė do tė pėrfshihen nė planin pėr privatizim masiv. Njė tjetėr ndėrmarrje ėshtė Uzina e Plehrave Azotike Fier, e vendosur nė status likuidimi qysh nė vitin 1999 me vendimin e qeverisė Pėr falimentimin dhe likuidimin e Uzinės sė Plehrave Azotike Fier dhe trajtimin e punonjėsve qė shkurtohen. Sipas Ministrisė sė Energjisė, ėshtė miratuar nė muajin korrik 2014 kėrkesa e Ministrisė sė Ekonomisė pėr privatizimin e paketės shtetėrore pėr Prodhim Kėpuca, Trikotazh Korēė, Beratex sha Berat dhe mė tej edhe pėr Prodhim Mobilie sha Tiranė dhe NPV sha Durrės. Me pėrparėsi ndiqet administrimi, ruajtja dhe monitorim nė Uzinėn e Plehrave Azotike Fier i dy landfilleve, njė nė ish-Sodė PVC dhe tjetri nė Azotik, ku janė depozituar mbetje tė rrezikshme. Nga ana jonė, deklaron Ministria e Energjisė, pėr objektet e ish-Kombinatit Metalurgjik nė Elbasan qė administrohen prej tri njėsive, si dhe Uzina e Plehrave Azotike Fier, janė lokalizuar disa territore tė lira duke i ofruar si mundėsi shprehje interesi pėr investime nė fushėn e industrisė, meqenėse disponojnė njė infrastrukturė pjesore. Kjo ėshtė orientuar edhe nė publikimin e bėrė nė faqen zyrtare ueb tė ministrisė, krahas dėrgimit tek Agjencia e Investimeve tė Huaja (AIDA), duke kėrkuar bashkėpunim nė promovimin e sipėrfaqeve tė lira nė ish-zonat industriale. Sipas njoftimit, NPV sha Durrės, Beratex sha dhe Prodhim Mobilie sha Tiranė dhe NPĒ Elbasan funksionojnė nė sajė tė dhėnies sė ambienteve tė tyre me qira, kryesisht me aktivitet prodhues.
SHqip
Krijoni Kontakt