Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22

    SHBA paralajmëron Prishtinën: Gjykatën Speciale, ose shihemi në OKB

    Emri:  jakobson_1.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  22.8 KB

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i ka ftuar dje liderët politikë të Kosovës të miratojnë sa më parë ligjin dhe amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale. Jacobson, paralajmëroi me këtë rast se SHBA dhe aleatët e tjerë të Kosovës nuk do ta pengojnë krijimin e gjykatës nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në rast se Kosova dështon të bashkëpunojë në krijimin e saj. “Ende jemi duke pritur nga qeveria që ta pranojë draftin e fundit të prezantuar nga Brukseli. Kemi pasur shumë raunde negociatash të vështira, por në fund, këshilltarët ligjorë, avokatët nga Bashkimi Europian dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, kanë dalë me draftin e fundit që ne themi se është më i miri i mundshëm. Dhe unë shpresoj që qeveria të marrë një vendim së shpejti rreth kësaj çështjeje, që të dërgohet në Kuvend dhe që Kuvendi të marrë vendimin e vet. Sepse, të gjithë e dimë se cila është alternativa tjetër: nëse qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk e miratojnë këtë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë strategjikë të Kosovës, nuk do ta bllokojnë procesin në Kombet e Bashkuara. Prandaj, u bëj thirrje udhëheqësve politikë në qeveri dhe në Kuvend që të lëvizin përpara, që të marrin vendimin e të mos rrezikojnë legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin e Kosovës, për hir të një numri të vogël njerëzish që mund të akuzohen”, deklaroi Jacobson. Më parë është njoftuar se liderët e partive opozitare po kërkojnë që “Specialja” të mos miratohet. Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, nëpërmjet një letre publike kanë kërkuar nga Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Isa Mustafa, kryekuvendari Kadri Veseli e zv.kryeministri Hashim Thaçi të ndërpresin menjëherë themelimin e Gjykatës Speciale.
    Në një letër publike dërguar krerëve të shtetit, opozitarët kanë kërkuar nga ata të mos e pezullojnë shtetësinë e Kosovës përmes delegimit të një pjese të sovranitetit në duart e ndërkombëtarëve.
    Sipas këtyre partive, edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e ndryshimeve kushtetuese, është i motivuar politikisht, pasi një pjesë e gjyqtarëve në këtë gjykatë janë nën hetim. Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë miratimin e ndryshimeve kushtetuese për Gjykatën Speciale me arsyetimin se deputetët kanë nevojë ta shohin para se ta votojnë apo hedhin poshtë draftin për këtë gjykatë, i cili ende nuk ka marrë miratimin e ekzekutivit të Prishtinës.

    Shqip

  2. #2

    Për: SHBA paralajmëron Prishtinën: Gjykatën Speciale, ose shihemi në OKB

    Une jame qe Kosova te kete nje Gjykate per krime te luftes mu sikurse qe kane edhe vendet tjera si Kroacia, Bosnja, Srbia etj. Pra te jete nje gjykate ku do hetoheshin te gjithe ama te gjithe pa marr parasysh etnise te cilet kane bere krime - te jete nje gjykate per drejtesi ndaj viktimave. Por asesi ne nuk duhet pranuar kete gjykate etnike speciale ku do hetoheshin vetem te bemat e UCK-se ne luften e fundit ne Kosove, sepse me kete gjykate nuk do hetohet as vrasjet e pasluftes, as korrupcioni e hajnia qe 16 vjet, por vetem do hetohen te bemat e UCK-se. Nese parnohet kjo gjykate ne keto kushte, atehere nje gje duhet te keni te kjarte se nje dite kur Kosova do behet anetare e OKB-se nuk do kete te drejte te padise Serbine per te bemat e saja ne Kosove sepse me pranimin e kesaj gjykate speciale po e marr gjithe fajin e saj per te gjitha ato cka kane ndodhur gjate luftes ne Kosove. Kosova duhet te kete gjykate e saj per krime te luftes ku do kete drejtesi per viktimat. Ndersa asnjehere nuk duhet pranuar kete gjykate speciale per te marr mbi supet e saja te gjitha ato cka kane ndodhe ne lufte - ku boterisht dihet se agresor ishte Serbia dhe JO Kosova....!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •