Bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshje për lëvizjen e lirë
Bisedimet e shumëpritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme Federica Mogherini, përfunduan me një marrëveshje për temat kryesore që ishin shtruar në tryezë. Në një deklaratë, Mogheirni u shpreh se në takim “u shënua përparim i mirë në të gjitha çështjet.
Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë gjatë orëve në vazhdim dhe ne do të caktojmë gjatë ditëve të ardhshme një takim për përmbylljen e marrëveshjeve”. Në raundin e djeshëm u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet, lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në aspektin teknik, palët nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për njohjen e ndërsjellë të policave të sigurimit të detyrueshëm për automjetet, në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Dje pritej që të diskutohej edhe shkalla e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash. Nga ky zbatim varet edhe ritmi i hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Shekulli
Krijoni Kontakt