Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Një ditë do ndjek diellin

    NJË DITË DO NDJEK DIELLIN…

    Një ditë do ndjek Diellin në perëndim
    Në lindje, e di që s’do e ndjek dot
    Me ment e marr atë ikje të pakthim
    I vetmi rast kur jetës jam xheloz.

    Xheloz për Diellin lindur dhe pas meje
    Por veten e qetësoj filozofisë
    Si mundet të kërkoj të përjetshmen
    Kur Diellin unë e gjeta fëminisë?

    Kur Dielli perëndonte dhe pa mua
    Pa mua lindej Dielli në mëngjes
    Kam fatin që ta ndjek i perënduar
    Veç dua t’i ngjaj pak, kur ta ndjek.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan mondishall për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Helikranon (30-01-2016),JuliusB (03-06-2015),martini1984 (03-06-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    PROVOJE, PO TË THEM

    Kur je e kompletuar, je vetë përsosmëria
    Jo, nuk është e vështirë, të ndodhë ky kompletim
    Mjafton të kesh magjiken, dhuratë nga dashuria
    Mjafton t’ja veshësh vetes, në trup edhe në shpirt.

    Provoje po të them, filloje nga të duash
    Jepju ç’meritojnë, gjithë formave të trupit
    Mos ju mërzit aspak, mungesave të tua
    Ato janë prap’ tërheqëse, kur di t’ja shfaqësh burrit.

    Janë pjesë e kompletimit, besomë se s’të gënjej
    Ç’kujton se kanë më tepër, ato, miset e botës?
    Nëse në shpirt të tyre, shpirtin e femrës s’gjej
    As joshem e as ndizem, përkryerjes së formës.

    Vazhdo provën më tej, tej formave trupore
    Ty mendja nuk ta merr, sa vlerë të ka gjesti
    Delikatesë e femrës, lëvizjes femërore
    Kë mashkull s’bëri rob dhe zjarr shpirtin s’ja ndezi?

    Vazhdo më tej akoma, jepi trupit frymë
    Frymë femërore, nga shpirti i femrës-femër
    Ty mendja nuk ta merr, se sa çmendet çdo burrë
    Provoje po të them dhe do më kesh gjith’ jetës.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan mondishall për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Helikranon (30-01-2016),martini1984 (03-06-2015)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    PROVOJE, PO TË THEM

    Kur je e kompletuar, je vetë përsosmëria
    Jo, nuk është e vështirë, të ndodhë ky kompletim
    Mjafton të kesh magjiken, dhuratë nga dashuria
    Mjafton t’ja veshësh vetes, në trup edhe në shpirt.

    Provoje po të them, filloje nga të duash
    Jepju ç’meritojnë, gjithë formave të trupit
    Mos ju mërzit aspak, mungesave të tua
    Ato janë prap’ tërheqëse, kur di t’ja shfaqësh burrit.

    Janë pjesë e kompletimit, besomë se s’të gënjej
    Ç’kujton se kanë më tepër, ato, miset e botës?
    Nëse në shpirt të tyre, shpirtin e femrës s’gjej
    As joshem e as ndizem, përkryerjes së formës.

    Vazhdo provën më tej, tej formave trupore
    Ty mendja nuk ta merr, sa vlerë të ka gjesti
    Delikatesë e femrës, lëvizjes femërore
    Kë mashkull s’bëri rob dhe zjarr shpirtin s’ja ndezi?

    Vazhdo më tej akoma, jepi trupit frymë
    Frymë femërore, nga shpirti i femrës-femër
    Ty mendja nuk ta merr, se sa çmendet çdo burrë
    Provoje po të them dhe do më kesh gjith’ jetës.

    @Edmond Shallvari
    Si GJITHMONE .....SUPERBE
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…


    JAVA E FEMRËS

    Ti ke lejën dhënë dikur nga vetë Zoti
    Pak pushim kërkon jeta për rilindje
    Privilegj ve ç për femrat Ai e zgjodhi
    Mbase Zoti është femër Gjithësie.

    Kurse ne, ah, kurse ne, mashkullorët
    Ne që forcën mburrim racës njerëzore
    Jemi qenie të uritur, ta pangopshëm
    Nuk durojmë këtë shlodhje femërore.

    Këtë shlodhje kaq magjike të rilindjes
    Që na bën aq magjikshëm baballarë
    Jemi kafshë, shkuar kafshës në instikte
    Dhe s’durojmë asnjë ditë, jo një javë.

    Kur aq këndshëm, oh, sa këndshëm asaj jave
    Të jetojmë bashkë me femrën mrekullinë
    Dashuria është pa fund në variante
    Le t’i japim çdo varianti dashurinë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    ZILIA E HOMERIT

    Kam lënë shikimin vetëm tek ty
    Vetëm tek ty kam lënë dëgjimin
    Botën e shoh si Homeri dikur
    Si Homeri dikur dëgjoj zhurmimin.

    Vetëm me kaq i ngjaj Homerit
    Edhe të dua më tepër s’i ngjaj
    Por më mjafton ky rol i të verbërit
    Për botën e sotme, pa pamjen e saj.

    Jo, nuk të kthej në asnjë personazh
    Nuk ka personazh pa një mangësi
    Zili nuk kam Odiseun dinak
    Naiven Penelopë nuk e kam zili.

    Sepse je e veçanta në gjithshkanë e femrës
    Në të veçantën e femrës gjithshkaja je
    Ndaj më ka zili Homeri i verbër
    Se s’mundi një si ty, mes vargjesh ta gjej’.


    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Romani im, "FACEBOOK-KOOBECAF", i perkthyer ne greqisht nga perkthyesi i njohur i Kadarese, Blushit, Kongolit, etj, Niko Anagnosti, botohet ne gjuhen greke me titullin, "TO KASTRO TON SKION"(KESHTJELLA E HIJEVE").
    Emri:  11103874_1096743373676582_1284065217_n.jpg

Shikime: 2017

Madhësia:  77.7 KB
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    FITORJA DYSHE

    Ti më fiton pa pësuar unë humbje
    Pa pësuar ti humbje unë ty të fitoj
    Ku është parë e dëgjuar kjo fitore dyshe
    Të fitojnë të dy palët njeri-tjetrin njëlloj?

    Në thënien time nuk jam absurd
    Asnjë absurditet dashuria nuk njeh
    Sa herë ne luajmë me shpirt edhe trup
    Humbim vetminë që shpirtrat i vret.


    Ndaj të fituar dalim të dy
    Gara vazhdon për vendin e parë
    Çudia ndodh kur mbrijmë në fund
    Nuk paska të dytë asnjëherë kjo garë.

    Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  13. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    MOS MË BËNI…

    Mos më bëni të ndez cigaren e dytë
    Të parën e shojta pa e ndezur
    Njëlloj dhe rakinë, sa e preka me buzë
    Të parën e piva pa e prekur.

    Mos më bëni të them të dytën e pathënë
    Të parën e thashë duke heshtur
    Njëlloj dhe heshtjen, pa zë e kam lënë
    E para ulurimës ka mbetur.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  15. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    LITARI I HALLEVE

    Sot hallet e halleve, i thurra litar
    Në lak për t’u varur, litarin e lidha
    E lehtë ishte futja e kokës pastaj
    Dhe kështu i varur, nuk di se ku ika.

    E pashë veten jashtë, mes borës gënjeshtare
    Dhëndër m’u duk vetja, mes orizit të hedhur
    Në shtylla lajmërimi, për ikjen fatale
    Unë vazhdoja ecjen, çuditërisht duke qeshur.

    Dikush më pa vëngër, dikush me urrejtje
    Dikush si unë qeshi, me çmendurinë time
    Unë indiferent, vazhdoja më keq qeshjen
    Për lajmin e kobshëm, që për mua fliste.

    Pastaj vazhdova rrugën, nuk di se për ku
    Ashtu, mes të gjallëve, i pangjashëm me ta
    Asnjë pikë halli, s’më pikonte mbi trup
    E si të më pikonte, kur e thurra litar?

    Në veshë më vinin zëra njerëzish me lutje
    “Na ndihmo edhe ne, me një copë litar!”
    Përgjigja ime: Më vjen keq, por me duhet
    Nëse prapë bashk’ me hallet, Zoti më ringjall.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  17. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    TI MË THUA…

    Ti më thua, u vjetërua Homeri
    Ndërkohë shkruan për të bukurën Helenë
    Njëlloj më thua për Dante Alighierin
    Ndërkohë për Beatriçen thurr poemë.

    Ti më thua ta le qetë politikën
    Ndërkohë bën politikë dhe në seks
    Kurse unë mes vargjesh i ngre pritën
    Jashtë vargjeve me të dashurën bëj qejf.

    Ti më thua të mos merrem me lirinë
    Me ata që na prangojnë të mos merrem
    Ti më thua t’i mbush vargjet me lëndinë
    Me thëllëza, bagëti, poet të mbetem.

    Ti më thua, çfarë s’më thua, eh, sa herë
    Po aq herë unë vazhdoj shtigje të tjera
    As më duhet çfarë thonë ca kritizerë
    Nuk i bie në një vrimë fyellit pena.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nën Diellin e Parajsës Shqiptare
    Nga BvizioN në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 14:43
  2. Toka se shpejti me Diellin e dyte
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 05:42
  3. Rusia ndjek zhvillimet politike ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 17:20
  4. Nuk jam i sigurt për degën që duhet të ndjek
    Nga Hidden_Man në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 00:41
  5. E kapa diellin me dore
    Nga Salambo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 03:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •