ZONJA ME ROBDESHANDËR
Bashkë me muzgun në ballkonin përballë
Më tërheq shikimin një robdeshandër i rrallë
Qartësoj shikimin e iluzionit të parë
Brenda robdeshandrit zonja F si fantazmë.
Pastaj formësohet pamja e zonjës
Fytyra e saj, sfiduese e moshës
Flokët e saj, argjend vezullonjës
Sytë e saj, me vështrim prapa kohës.
Prapa kohës më çon zonja F mistike
Skulpturë mermeri, me trup Afërdite
As më duhet mosha, qoftë mijra vite
Më pëlqen dashuria, me femrën antike.
Ka kohë zonja F, me veten jetuar
Me ndjenjat e saj, robdeshandrit mbuluar
Për pak dashuri, prej vitesh munguar
Shikimi i saj, shigjetë e helmuar.
Në çastin e muzgut më helmon në shpirt
Më vdes, më ringjall, me frymë Perëndish
E shndërroj në princeshë, më shndërron në princ
Të dy mëkatarë, në distancë sigurisht.
@Edmond Shallvari
Krijoni Kontakt