-
Gjykata: Burg për komisarin e Rilindjes, liroi kriminelët në Elbasan
Elbasan, “arrest me burg” për Zëvendës shefin e komisariatit të Policisë, Abaz Lala

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Zëvendës Shefin e Komisariatit të Policisë Elbasan, Abaz Lala, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Në bazë të vendimit të gjykatës, shtetasi Lala, i cili mban gradën “Komisar” është arrestuar mesditën e së mërkurës nga ana e forcave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për shtetasin Fatjon Susaj, me funksion oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi, nga hetimet paraprake, dyshohet se, nën urdhrat e zv.shefit të Komisariatit, nuk ka raportuar raste të shkeljeve të ligjit.
Në bazë të hetimeve proaktive të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Elbasanit, në bazë të informacionit paraprake të përcjellë nga Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, veçohen tre situata, për të cilat janë ngritur dyshimet e arsyeshme lidhur me konsumimin e elementëve të veprës penale “shpërdorimi i detyrës”;
– Në datën 08.09.2014, në qytetin e Elbasanit, në vendin e quajtur pranë kryqëzimit të Cërrikut, ka ndodhur një ngjarje kriminale, ku shtetasi A.D., është goditur me thikë nga disa shtetas. Dëmtimet e tij kanë rezultuar të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. Nga ana e Komisariatit të Policisë Elbasan, megjithëse është marrë njoftim për ngjarjen dhe janë kryer veprimet e para, janë shoqëruar të dyshuarit në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, rezulton se nuk është zbatuar ligji procedural penal dhe ai për policinë e shtetit. Të dyshuarit nuk janë arrestuar, por janë lënë të lirë, të largohen, ngjarja për disa ditë nuk është referuar në prokurori. Ne momentin që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, nisi verifikimin e rastit, nga Komisariati i Policisë Elbasan, ngjarja e mësipërme iu referua prokurorit thjesht për vlerësim, pa paraqitur gjendjen reale të asaj që kishte ndodhur dhe pa dokumentin e veprimeve që realisht ishin kryer. Fshehja e këtij fakti kriminal, moskryerja e veprimeve të kërkuara nga ligji, rezultojnë të jenë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, nën urdhrat e zv/shefit të komisariatit Abaz Lala.
– Gjithashtu shtetasi Abaz Lala, megjithëse me detyrën e zv/shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ushtron veprimtari private në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues në fushën tregtare, të legjislacionit tatimor dhe atij qe rregullon funksionin e policisë se shtetit. Vëllai i tij Astrit Lala, rezulton të ketë të regjistruar një aktivitet Bar Kafe, të ndodhur në Lagja “Kongresi Elbasanit” Elbasan, lokal i cili në fakt, menaxhohet nga vetë shtetasi Abaz Lala. Ky i fundit duke përdorur pushtetin e tij, në sajë të detyrës si zv/shef i komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara.
– Gjithashtu shtetasi Abaz Lala, dyshohet se favorizon subjekte të ndryshme në aktivitetin e lojërave të fatit, aktivitet i cili kryhet në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon dhe merr nga këto subjekte shuma të konsiderueshme parash, në këmbim të mosraportimit të tyre. Nga të dhënat rezulton se kjo veprimtari kriminale, ka një shtrirje kohore të gjatë dhe është e mirëorganizuar nga funksionari i policisë së shtetit.
(m.k/BalkanWeb)
-
-
Për: Gjykata: Burg për komisarin e Rilindjes, liroi kriminelët në Elbasan
Dekonspironte operacionet policore, arrestohet zv/shefi i Komisariatit në Elbasan

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar shefin e Policisë Kriminale dhe zv.Shefin e Komisariatit të Policisë së Elbasaanit, komisar Abaz Lala me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe se nuk informonte raste të shkeljeve të ligjit.
Po ashtu, SHÇBA ka pezulluar nga detyra Inspektorin e Krimeve të Rënda, N/komisar Fatjon Susaj.
Arrestimi i Lalës u krye në zbatim të ekzekutimit të Vendimit Penal, “arrest me burg“, të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Ndaj këtij punonjësi SH.Ç.B.A-ja, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për një periudhë katër mujore ka kryer hetime proaktive duke aplikuar metodat dhe teknikat speciale të hetimit, me anë të të cilave ka provuar se komisari Abaz Lala ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Lala, duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt shpërblimeve në shumë të konsiderueshme parash, në mënyrë të vazhdueshme njoftonte subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të kundraligjshme, në lidhje me operacionet sekrete që Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, zhvillonin për evidentimin dhe kontrollin e ambjenteve dhe lokaleve që ushtronin këtë aktivitet.
Përveç sa sipër, ky punonjës policie menaxhonte disa pika ku zhvilloheshin aktivitete të kundraligjshme të lojërave të fatit.
Gjithashtu, po sot SH.Ç.B.A-ja, në funksion të hetimeve që kryhen për të njëjtin Procedim Penal, ekzekutoi Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur “Masën e Sigurimit Ndalues” për punonjësin e policisë, Fatjon Susaj me detyrë specialist për hetimin e krimeve të rënda në D.P.Q Elbasan, atë të “Pezullimit nga detyra si punonjës policie”.
N/komisar Susaj, ka fshehur dhe shmangur dokumentimin ligjor të veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt