Bukuria mahnit veshtrimin ,por eshte merita ajo qe mahnit zemren"
Bukuria mahnit veshtrimin ,por eshte merita ajo qe mahnit zemren"
Ka ka bile edhe shume rendesi bukuruia.Eshte nje nder faktoret kyc ne paraqitjen e personave ne jeten publike...eshte faktor ne dashuri e kudo jo.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Bukuria, njė ēelės social? A duhet tė jesh i bukur pėr t'ia dalė mbanė? Ja ēfarė thonė psikologėt!
Nga ēerdhja, nė shkollė e mandej nė punė e nė jetėn private, pamja fizike bėhet njė faktor diskriminimi. Tė paktėn kėshtu thonė psikologėt dhe sociologėt
Belina Budini(gazeta shekulli)
Njė psikolog u tregonte disa bebeve nė njė ekran fytyra femėrore qė, pasi ishin testuar edhe mė parė, konsideroheshin si tė bukura dhe tėrheqėse nė krahasim me disa tė tjera, qė nuk ishin aq tė pėlqyera. Nė krye tė ditės sė tretė, bebet fiksuan mė gjatė fytyrat e bukura sesa tė tjerat. Rezultati u quajt i ēuditshėm, por qe njė leksion pėr pushtetin e bukurisė. Tė paktėn kėshtu u konsiderua nga psikologėt dhe sociologėt qė drejtuan studimin nė fjalė. Madje, edhe bebet u treguan tė ndjeshėm ndaj estetikės, ndaj harkores sė njė qerpiku, kurbės sė njė buze, pėrvijimit tė njė qafe dhe perfeksionit tė njė hunde, tė gjitha kėto nė njė harmoni profilesh. Pėrfundimi: "Tė gjithė njerėzit gjunjėzohen pėrpara bukurisė". Pyetjet qė drejtojnė tani psikologėt janė tė tjera: A ėshtė bukuria njė faktor diskriminimi pėr mė pak tė bukurit? Nė shumė raste, pėrgjigja ėshtė "po". Edhe disa nga personazhet e bukurisė femėrore dhe mashkullore shqiptare, kėtė pėrgjigjie dhanė. Kjo ishte edhe pėrgjigja e psikologut tė njohur, Edmond Dragoti.
Kėrkimi
Njė nga kėrkimet mė tė rėndėsishme tė bėra pėr kėtė ēėshtje, ėshtė ai i dy studiuesve dhe kėrkuesve kanadezė K.K. Dion dhe E. Berscheid, tė cilėt u dėrguan nga njė pyetėsor lexuesve tė njė reviste tė madhe. Duke u nisur nga 40 mijė pėrgjigjet qė morėn, ata nxorėn pėrfundimin se njerėzit mė tė bukur konsiderohen zakonisht edhe mė tė ndjeshmit, mė tė dashurit, mė tė ngrohtėt, mė tė fortėt, mė tė ekuilibruarit, mė shoqėrorėt dhe mė tė hapurit... Atyre u parathuhet njė martesė e shkėlqyer dhe njė karrierė jo mė pak e ndritshme. Gjithēka fillon qė nė ēerdhe, atėherė kur edukatorja i ka mė pėrzemėr bebet e bukura, pastaj nė shkollė e mandej nė punė e nė jetėn private. Po sikur pamja e jashtme tė jetė njė faktor negativ i diskriminimit social dhe gjenerues i pabarazive" Kėshtu pyesin psikologėt, ndėrsa fakt mbetet qė pėr tė bukurit hiret janė favor i madh. "Bukuria ėshtė rekomandimi mė i mirė nga tė gjitha letrat", - vėrente Aristoteli. Ndėrsa siē vėrejnė studiuesit e huaj, mė tė mėdhenjtė e botės bėjnė shpesh kėtė pyetje? "A dal mirė nė televizor, a jam fotozhenik?". Nė njė kohė kur sloganet publicitare 'Ji i bukur" janė nė kulm. "Lamtumirė lėkura tė thata, thuajuni tungjatjeta pėrkėdheljeve", ky ėshtė slogani i markės "Garnier", mesazhe qė duket se nėnkuptojnė qė bukuria ėshtė njė pasaportė pėr pėrkėdheljet, pėr seksualitetin, pėr dashurinė, pėr suksesin dhe pasurinė. Ndėrsa urtėsia popullore, prej shekujsh, mėson tė mos i zėsh besė bukurisė. (Shikoji punėn dhe jo gunėn, fjalė e urtė popullore e trevave tė veriut tė Shqipėrisė). Ndėrsa njė autor kinez ka shkruar se "Gjithė bota e di se bukuria ėshtė e bukur, ja ku qėndron shėmtia e saj"( Lao Tseu). Pra, duket se ėshtė e vėrtetė qė bukuria ėshtė njė ēelės social. Edhe nėse shpesh kėtė ēėshtje e zotėron hipokrizia, ndėrkohė qė look-u pėr njerėzimin po bėhet njė obsesion. Nuk janė tė panjohura dėshmitė e njerėzve qė nuk kanė fituar vende tė caktuara pėr punė, ngaqė janė tė shkurtėr, jo tė paraqitshėm a tė shėndoshė. Madje nė njoftimet pėr vende pune kėrkohet shpesh qė kandidati tė jetė i paraqitshėm sidomos kur bėhet fjalė pėr kamarierė, shitės, pra pėr persona qė do tė merren me komunikimin. Por punėdhėnėsit zakonisht nuk e pranojnė kėtė gjė. Ose arrijnė tė pohojnė vetėm qė e shohin mė shpejt njė kandidat tė bukur pėr punė sesa njė tjetėr, qė nuk u bie fort nė sy pėr hiret.
Karizma
Gjithė ēėshtja ėshtė tek karizma. Janė dakord edhe punėdhėnėsit, edhe sociologėt. Pėr punėt qė kėrkojnė komunikim me njerėzit, preferohen kėshtu njerėz tė bukur, ndėrsa tė tjerė, qė mund tė kenė aftėsi komunikimi shumė tė mira se tė parėt, mbeten shpesh pa u dėgjuar. Fajin e ka karizma! Nė administratė, nė universitete, nė banka, nė dyqane, nė televizion, gjithkund rruga u hapet sė pari njerėzve tė bukur e karizmatikė. Madje edhe politikanėt, biznesmenėt etj, jo rrallėherė pėrfitojnė prej karizmės natyrale. Njė profesor psikologjie tregon se edhe bebet janė viktima tė diskriminimit. "Nėna luan mė tepėr me njė bebe tė bukur dhe e kundron mė shumė atė. Njė bebe i shėmtuar e tėrheq mė pak vėmendjen e nėnės. Kėshtu ndodh edhe nė ēerdhe, edhe nė kopsht, edhe nė shkollė me ta, nė qoftė se nuk zbukurohen gjatė rritjes", - thotė psikologu. Madje vėrehet se njerėzit mė tė bukur kanė mė shumė miq. Ndėrsa njė kėrkues amerikan ka sintetizuar 113 studime mbi rezultatet shkollore dhe mė tė bukurit janė gjykuar shpesh dhe kudo si mė tė shkėlqyerit nė mėsime. Madje, mendohet se jo rrallėherė edhe trupat gjykuese kanė paragjykime lidhur me fizikun dhe pamjen e jashtme tė tė pandehurve dhe tentojnė lehtėsimin e dėnimit pėr ta. Sipas disa studiuesve amerikanė, tė shėmtuarit gjykohen prej tyre shumė mė ashpėr se karizmatikėt.
Shikimi i tė tjerėve
Tė gjitha strategjitė politikisht korrekte bėhen tė pafuqishme pėrballė njė fenomeni shumė mė pervers: Penalizohen me indiferencė dhe madje me pėrēmim jo tė bukurit, tė cilėt zakonisht mbyllen nė vetvete dhe reagojnė shpesh me agresivitet. Ndėrsa bukuroshėt bėhen me kohė mė tė shoqėrueshėm e sharmantė. "Ēdonjėri pėrmbush rolin qė pritet prej tij", - shpjegojnė vetė psikologėt me teorinė e pėrmbushjes sė profecisė vetiake. Sipas psikologėve ekziston njė korelacion (lidhje) i fuqishėm mes bukurisė dhe vetėvlerėsimit tė femrave. Vėrehet ndėrkaq qė shumė aktore tė bukura vetėvriten aty rreth tė 40-tave a tė 45-tave, ndonjėherė edhe mė herėt, pasi janė mėsuar duke qenė tė konsideruara tė bukura e nuk e presin dot plakjen si shėmti tė paralajmėruar.
Valbona Selimllari
Nuk dua tė mė shohin mė si Miss
"Mund tė them se bukuria ka luajtur njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė jetėn time, nė karrierėn time, por do tė cilėsoja se ajo ka qenė kaq e rėndėsishme pėr fillimet e mia. Unė u lanēova nė Shqipėri dhe nė botė falė bukurisė sime. Mund tė them se bukuria ka qenė ēelėsi i karrierės sime. Gjithēka qė kam tani, nuk do ta kisha po tė mos kisha hapur dyert me kėtė ēelės. Por tani, nuk dua tė mė shohin mė si njė miss. Fatmirėsisht, unė vijoj tė jem e bukur... Por, tani dua qė njerėzit tė mė shohin si regjisore. Ju duhet ta keni vėnė re se unė tani nuk shfaqem mė para kamerave. Karriera ime ėshtė e destinuar pėr t'u bėrė pas kuintave jo mė si bukuroshe, por si njė regjisore. Sa pėr biznesin, nuk dua qė njerėzit tė mė shohin si biznesmene. Unė nuk kam pėr t'u bėrė kurrė e tillė. Rruga ime ėshtė ajo qė mė ka injektuar, regjisorja Vera Grabocka. Me ndihmėn e saj shpresoj tė krijoj njė karrierė tė re si regjisore, pasi ajo qė dua mbi tė gjitha ėshtė televizioni", - thotė pėr "Shekullin" misi i parė shqiptar dhe e kurorėzuara si Missis Globe, Valbona Selimllari.
Olti Xhezo
"Si avokat, bukuria mė ndihmon pak"
"Padyshim qė bukuria mė ka ndihmuar jashtė mase. Qe njė konkurs bukurie qė mė bėri tė njohur, qė mė dha gjėra qė mė parė nuk i kisha. Falė fashės si Mister Albania u angazhova nė botėn e spektaklit. Por nė punėn tjetėr timen pėr tė cilėn jam shkolluar, pra si avokat nė zyrėn time, them se ndikimi ėshtė minimal pėr tė mos thėnė i papėrfillshėm. Tjetėr gjė ndodh nė botėn e modės, tė spektaklit e tė televizionit. Tani pėr shembull jam duke punuar pėr njė spektakėl ku do tė jem prezantues. E kam provuar prezantimin edhe herė tė tjera, por ėshtė hera e parė qė do tė prezantoj njė spektakėl. Nė krah do tė kem njė miss, qė ėshtė bukuroshja, Amantia Latifi. Bėhet fjalė pėr njė konkurs stilimesh pėr kostume banjoje qė do tė zhvillohet nė qytetin e Durrėsit. Edhe deri kėtu, erdha falė bukurisė...", - kėshtu shprehet misteri i parė shqiptar, Olti Xhezo.
o me dy molle moj te godita
o me vrave o te vrafte pika
E nuk te rashe per te vrare
Krijoni Kontakt