Kriza në Maqedoni, Hahn konfirmon: Zgjedhje të parakohshme në prill 2016

Emri:  Johanes-hahn.jpg

Shikime: 158

Madhësia:  57.4 KB

Maqedonia do të mbajë zgjedhje të parakohshme në prill të vitit 2016. Kështu ka deklaruar eurokomisionri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Hhan pas bisedimeve që zgjatën 8 orë me katër liderët e partive politike në Shkup.

Sipas tij, detajet për atë se kush do të organizojë zgjedhjet dhe kush do të jetë në krye të qeverisë, do të diskutohen në një takim të radhës që do të zhvillohet në Bruksel gjatë javës së ardhshme.

Hahn deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv dhe se sipas tij, deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të pastrohet lista zgjedhore dhe do të mundësohet një atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Në takim me eurokomisionerin për zgjerim Johanes Hahn, ka qenë kryeministri Nikolla Gruevski, lideri i opozitës Zoran Zaev nga LSDM-ja, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi. Katër liderët e partive politike mbështetën deklaratën e eurokomisionerit Hahn.

Kriza politike në Maqedoni, vjen pas ngjarjeve tragjike që tronditën disa javë më parë vendin në Kumanovë, ku në Lagjen e Trimave pas një përleshjeje të armatosur mes një grupi luftëtarësh të UÇK-së dhe forcave policore, ,mbetën të vrarë 22 persona.

Shqip