Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    PD: Socialistët po manipulojnë zgjedhjet duke shtuar numrin e banorëvë

    PD zbulon skemën si Dako populloi Durrësin me socialistë të manipulojë zgjedhjet

    Emri:  spaho-2-655x356.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  23.0 KB

    Partia Demokratike i kërkon intitucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare të vihen në lëvizje, pasi kanë fakte se shumica në pushtet po tenton të manipulojë zgjedhjet.
    Partia Demokratike denoncon atë që quan skemën për grabitjen e fitores në Durrës nga kandidati i PS-së Vangjush Dako.
    Deputeti Edmond Spaho në një prononcim për median tha se po regjistrohen në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës njerëz me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës. PD thotë se do të bëjë kallzim penal për autorët dhe organizatorët e kësaj skeme mashtrimi si dhe dosja i është vënë në dispozicion edhe ambasadorit të SHBA-së, ambasadores së BE-së dhe ambasadorit të OSBE-së
    Edmond Spaho: “Vangjush Dako me njerëzit e tij po përgatisin skenën për të deformuar vullnetin e qytetarëve durrsakë. Mekanizimi është regjistrimi në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës të njerëzve me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës”

    PD demaskon skemen: Nga marsi ne prill 2702 banore te rinj
    Sipas PD-së skema nisi të zbatohej në mars të 2015 kur ai u garantua se do ishte ai kandidati i PS-së për bashkinë e Durrësit.
    Edmond Spaho: “Hyrjet e banorëve të rinj në territorin e bashkisë së Durrësit nga muaji qershor 2013 deri në janar 2015 janë mesatarisht 183 persona në muaj. Ky trend me një rritje të lehtë vijon dhe në janar shkurt. Në mars skema nis të zbatohet dhe hyrjet rriten në 774 persona. Në dy javët e fundit të prillit në 1412 persona dhe në total 2702 persona. Kanë ardhur nga Vora, Preza, minibashkitë e Tiranës, Kavaja.”

    Kush jane organizatoret e skemes
    Për të vënë në zbatim këtë skemë mashtrimi sipas PD-së ndihmon drejtori i Ndërmarrjes së plazhit në bashkinë e Durrësit Alfred Rruli si dhe ortaku i tij në biznesin e ndërtimit duke dhënë banesa me qera pa pagesë ose duke shitur apartamente të pandërtuara. Sipas PD asnjë prej të ardhurve rishtas për të votuar në zgjedhje nuk banon në vendbanimet e reja në Durrës.
    Madje PD sjell një video ku bën denoncimin.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Socialistët po manipulojnë zgjedhjet duke shtuar numrin e banorëvë

    Zgjedhjet, Teliti: Në Durrës shtim artificial të qytetarëve, KQZ: Hetim



    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kërkon hetim nga prokuroria për shtimin fiktiv të zgjedhësve në Bashkinë e Durrësit në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit.
    Kërkesa drejtuar prokurorisë së përgjithshme, bazohet në gjetjet dhe rekomandimin e auditit teknicien, Armand Teliti i cili gjatë raportimit në mbledhjen e KQZ, tha se auditi i listave zgjedhore ka treguar se 2200 persona janë transferuar në Durrës vetëm në javët e fundit.
    Armand Teliti: Unë besoj që një transferim i tillë qytetarësh me të drejtë vote në nivele të tilla, pra rreth 2200 veta në 5-6 javë do ti vinte në pikëpyetje dhe dyshimin cdo njeriu që këtu po ndodh diçka dhe unë bëj pjesë te ata që mendoj se këtu po ndodh dicka, si nga shifrat, por e argumentuar edhe nga dokumentiacioni i gjendjes civile. Unë nuk kam marrë përsipër të bëj as prokruroin as gjyqtarin. Unë kam dyshimin përpara, i kam thënë KQZ se nëse edhe ju dyshoni të ecim përapra duke bërë një kallëzim penal dhe vendos drejtësi nëse janë të vërteta apo jo.
    Teliti ngriti dyshimin se pas këtij fenomeni mund të qëndrojë kryetari aktual i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako pasi shumë prej kontratave të qerasë janë nënshkruar nga Ndërmarrja Komunale në varësi të Bashkisë së Durrësit. Për këtë arsye auditi i ka kërkuar KQZ të marrë masa për të shpëtuar zgjedhjet në Durrës.
    Raporti i auditit Teliti dhe alarmi që ai ngriti në mbledhjen e KQZ shkaktoi debate kryesisht mes përfaqësuesve ligjor të partive politike.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Socialistët po manipulojnë zgjedhjet duke shtuar numrin e banorëvë

    OSBE/ODIHR në Durrës , Duma takon Glover: Dorëzuam provat e regjistrimit fiktiv të 3 mijë vetëve



    Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma në një takim me kryetarja e Misionit OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, Audrey Glover kërkoi që në këtë njësi vendore të dërgohet numri maksimal i mundshëm i vëzhguesve ndërkombëtarë.
    Duma dha si shembull presionin ndaj administratës publike, marrjen e kartave të identitetit punonjësve si dhe dy rastet e dhunës ku në njërin prej tyre, sipas saj policia nuk ka vepruar dhe dhunuesit janë të lirë.
    Në vijimësi u diskutua dhe me dokumentacionin përkatës rreth regjistrimit falso dhe të dokumentuar të mbi 3 mijë personave të cilat stafi i Dumës iu dhanë dorazi zonjës Glover, bashkë me fotot dhe kallëzimin penal të kryer për regjistrimet fiktive.
    Glover shoqërohej nga dy zyrtarë të lartë të ODIHR-it ndërsa në takim morën pjesë dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe deputeti Oerd Bylykbashi të cilët shpjeguan edhe më në detaje dokumentet e dërguara në Prokurori dhe shprehën nevojën për përfshirjen e tyre në raportin parakrak të misionit.
    Zonja Glover siguroi që Durrësi do ketë fokusin kryesor duke bërë të ditur se misioni është në dijeni të problemeve dhe po kërkojnë të mbledhin prova për çështje e kartave të identitetit dhe blerjen e votës.

    Oranews

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •