PD zbulon skemën si Dako populloi Durrësin me socialistë të manipulojë zgjedhjet
Partia Demokratike i kërkon intitucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare të vihen në lëvizje, pasi kanë fakte se shumica në pushtet po tenton të manipulojë zgjedhjet.
Partia Demokratike denoncon atë që quan skemën për grabitjen e fitores në Durrës nga kandidati i PS-së Vangjush Dako.
Deputeti Edmond Spaho në një prononcim për median tha se po regjistrohen në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës njerëz me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës. PD thotë se do të bëjë kallzim penal për autorët dhe organizatorët e kësaj skeme mashtrimi si dhe dosja i është vënë në dispozicion edhe ambasadorit të SHBA-së, ambasadores së BE-së dhe ambasadorit të OSBE-së
Edmond Spaho: “Vangjush Dako me njerëzit e tij po përgatisin skenën për të deformuar vullnetin e qytetarëve durrsakë. Mekanizimi është regjistrimi në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës të njerëzve me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës”
PD demaskon skemen: Nga marsi ne prill 2702 banore te rinj
Sipas PD-së skema nisi të zbatohej në mars të 2015 kur ai u garantua se do ishte ai kandidati i PS-së për bashkinë e Durrësit.
Edmond Spaho: “Hyrjet e banorëve të rinj në territorin e bashkisë së Durrësit nga muaji qershor 2013 deri në janar 2015 janë mesatarisht 183 persona në muaj. Ky trend me një rritje të lehtë vijon dhe në janar shkurt. Në mars skema nis të zbatohet dhe hyrjet rriten në 774 persona. Në dy javët e fundit të prillit në 1412 persona dhe në total 2702 persona. Kanë ardhur nga Vora, Preza, minibashkitë e Tiranës, Kavaja.”
Kush jane organizatoret e skemes
Për të vënë në zbatim këtë skemë mashtrimi sipas PD-së ndihmon drejtori i Ndërmarrjes së plazhit në bashkinë e Durrësit Alfred Rruli si dhe ortaku i tij në biznesin e ndërtimit duke dhënë banesa me qera pa pagesë ose duke shitur apartamente të pandërtuara. Sipas PD asnjë prej të ardhurve rishtas për të votuar në zgjedhje nuk banon në vendbanimet e reja në Durrës.
Madje PD sjell një video ku bën denoncimin.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt