Vëzhgimi i Ora News, Varrezë private në Paskuqan, banorët kundër: Do protestojmë



Ekzekutivi shqiptar fimosi vendimin që t’i japë për përdorim tokën shtetërore kompanisë Vebo Invest në mbledhjen e fundit të datës 27 maj.
Vendimi autorizon Ministrinë e Zhvillimit Urban që të negociojë lidhjen e aktmarrëveshjes me kompaninë Vebo, e cila ka bërë edhe propozimin për ndërtimin e varrezës së parë private në vend.
Pas vendimit, Ora News vuri kontakt me Ministrinë e Zhvillimit Urban për të ditur detajet e lidhjes së marrëveshjes, dhe mbetet ende në pritje të një përgjigje zyrtare.
Kompania e cila ka marrë autorizimin, VEBO Invest është një kompani e ndërtuar rishtas. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Regjisrimit, ajo është themeluar në 5 mars të vitit 2014, vetëm 4 muaj, para se në parlament të kalohej ligji i ri, që lejonte ngritjen e varrezave private.
Po sipas QKR-së, kompania ka tre ortakë, dy Italianë dhe një shtetas shqiptar, dhe një kapital fillestar prej 20 mijë euro.
Toka shtetërore prej 880 mijë metër katrorë, në rast se do të blihej nga një subjekt privat, sipas vlerës aktuale të një metri katror tokë, prej 20 euro, do të kishte një vlerë në total prej 17 milionë euro.
Ora News tentoi të kontaktonte me kompaninë përmes numrit te telefonit dhënë në faqen zyrtare të QKR, por nuk mori përgjigje. Nga kërkimi në internet, nuk rezulton një adresë email e kompanisë.
Vetë banorët e komunës së Paskuqanit, janë vënë në dijeni për vendimin e qeverisë përmes medias dhe kundërshtojnë ngritjen e varrezave në këtë zonë, duke paralajmëruar protesta.

Banor: “Po vetëm kjo lloj pamje piktureske dhe artistike nuk mund të kthehet në varrezë. Është e turpshme që kjo lloj pllaje të kthehet në varrezë. Këtu mund të bëhet cdo gjë. As një rrethinë e Tiranës, as Petrela, as Dajti, Kashari jo e jo nuk e kanë këtë lloj hapësire dhe këtë lloj pamje. Këtu mund të kthehet fare lehtë një fshat turistik gjigand.”

Banor: “U fliste për tu bërë varrezë shtetërore meqënëse u diskutua puna e hedhjeve të mbeturinave dhe hedhja e mbeturinave këtu nga kundërshtimi i banorëve u anullu dhe u diskutua që mund të bëhet varrezë shtetërore. Ne e kemi marrë vesh dje nëpër gazeta dhe kjo na duket cudi që ti jepet një privati ky pyll për ta rrafshuar për ta bërë varreza, ne na duket cudi dhe ne nuk e pranojmë kurrë dhe ne do kemi protesta.”

Vendimi për ngritjen e varrezave private në këtë zonë, e cila ka probelme të theksuara me infrasrtukrutrën, vjen në kohën kur Bashkia e Tiranës ka kërkuar shtimin e parcelave për varreza publike. Për në varrezën e Sharrës është kërkuar shtim i hapësirës prej 10 mijë metër katror, e cila ende nuk është vënë në dispozicion. Por për varreza private, është gjetur një hapësirë, prej jo pak, por 880 mijë metër katrorë.

Emri:  paskuqan2.jpg

Shikime: 815

Madhësia:  39.4 KB

Emri:  banoret.jpg

Shikime: 788

Madhësia:  42.0 KB

Emri:  banor.jpg

Shikime: 651

Madhësia:  43.1 KB
Ne foto: Banoret e zones te irrituar nga vendimi per varrezat private

ORA NEWS