Tiranë, Përplasje me armë te bulevardi ‘Zogu i Parë’, vriten tre persona
Një luftë e vërtetë mes bandash rivale në Tiranë ka lënë tre persona të vrarë, ekzekutuar me armë zjarri. Kryeqyteti u trondit nga disa të shtëna në bulevardin Zogu i Parë rreth orës 19 00 të 27 majit 2015
2 prej viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj kanë qënë në shoqërinë edhe të një shtetasi italian në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës kur kanë pikasur lëvizje të dyshimta dhe kanë dalë prej andej duke u drejtuar për tek automjeti i tyre, ku kishin lënë armët. Pikërisht në këtë moment janë qëlluar nga Besnik Sulku.
Në videon e regjistruar vetëm pak sekonda pas ngjarjes, e publikuar nga Ora News shihet i shtrirë në trotuar trupi pajetë i Mentor Lufit, të cilin gjithsesi e kanë nisur drejt spitalit por bluzat e bardha bënë me dije se ka mbërritur i vdekur i qëlluar me 4 plumba.
Po ashtu i vdekur në vend pranë automjetit të tij ka mbetur edhe Gerti Goxhaj ka mbetur i vdekur në vend.
Mësohet se dy nipat e Mentor Lufit, Markeljan dhe Klevis Doci janë kundërpërgjigjur duke ekzekutuar Besnik Sulkun dhe duke e lënë të vdekur në anën tjetër të trotuarit të bulevardit Zogu i parë.
I plagosur mësohet se ka mbetur edhe një shtetas italian, por edhe një person tjetër nga Burreli, gjendja shëndetësore e të cilit raportohet të jetë e pastabilizuar.
Ndërkaq policia ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve dhe dy nipat e Mentor Lufti
Burime të policisë bëjnë të ditur se të tre viktimat janë persona me precedentë penalë, të përfshirë në trafik droge por edhe në biznesin e kromit në Bulqizë.
Kështu Mentor Lufi kishte ndërruar vetëm pak kohë më parë mbiemrin e tij Doci, për shkak të disa konflikteve.
Së pari ai rezulton i akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në dhjetor të 2014 i ka shpëtuar një atentati ndaj tij në rrugën “Komuna e Parisit”.
Por burime të policisë bëjnë të ditur se ai dyshohet të jetë autor i vrasjes së një shqiptari në Roterdam të Holandës më 17 prill të këtij viti dhe bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Ilirjan Sulku, të cilin e shihni në këtë foto, vëllanë e Besnik Sulkut një prej viktimave të përplasjes me armë në bulevardin Zogu i Parë.
Pikërisht kjo vrasje që tronditi Roterdamin për shkak të mënyrës si u ekzekutua me plumb në kokë shqiptari, mendohet të jetë dhe shkaku i përplasjes me armë në Tiranë. Besnik Sulku mendohet se organizoi atentatin për të marrë gjakun e vëllait të tij Altinit.
Gjithashtu i përfshirë në trafik dorge rezulton edhe Gent Goxhaj.
Ngjarja e rëndë coi në vendngjarje edhe Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetitei, Haki Cako dhe zëvëndësin e tij Altin Qato, ndërsa një numër i madh qytetarësh u bënë dëshmitarë të një lufte të vërtetë në mes të Tiranes.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në këtë zonë si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarë të shumtë e të afërm të viktimave.
Policia arrestoi Markeljan dhe Klevis Doci.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt