Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

    ENVER ROBELLI

    Në Kosovë këto ditë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish, që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.
    Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete të Shkupit. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

    1.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër deri në Spanjë për tregti me drogë.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si mbledhës haraçi nga bizneset e Kosovës.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kërcënues të rendit publik.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si vjedhës votash.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kriminelë ordinerë.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona me dosje kriminale që kanë bërë emër si truproja politikanësh.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si padronë kazinosh.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër duke koketuar me islamin radikal dhe me pseudoimamë faqezi që për dinarë e denarë e djegin vendin mbarë.

    2.
    Të quhen të tillët heronj është më shumë se punë e pistë.
    Të varrosen të tillët në varreza të partizanëve – është njollosje e luftës antifashiste.
    Të varrosen të tillët afër luftëtarëve të denjë të pavarësisë së Kosovës – është njollosje e lirisë së Kosovës.
    Të varrosen të tillët afër presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova – është njollosje e përpjekjeve për liri e pavarësi në çerekshekullin e fundit.

    3.
    Nderohen njerëz me dosje kriminale dhe pastaj shprehet njëfarë befasie agresive kundër Europës dhe Amerikës që po kërkojnë të themelohet Gjykata Speciale për të gjykuar të dyshuarit për krime, pasi si shoqëri dështuam t’i çojmë vetë në qeli. Lartësohen kriminelë dhe pritet që për këtë të duartrokasë Brukseli dhe Washingtoni.

    4.
    Shteti i Kosovës këto ditë nuk ekziston. Hesht kryeministri. Hesht kryetari i partisë më të madhe. Heshtin edhe krerë të tjerë institucionesh. Heshtin ata që nuk do të duhej të heshtnin. Heshtin eksponentë të shoqërisë civile. Heshtin edhe ata që nuk heshtën as në kohën e Rankoviqit, as në kohën e Mareshal Titos, as në kohën e Millosheviqit. Një shoqëri që dorëzohet para kriminelëve – pa marrë parasysh çfarë nacionaliteti kanë ata - nuk e meriton lirinë. Kurrë më pak se sot shoqëria e Kosovës nuk e ka merituar lirinë. Dhe rrallëherë liria e Kosovës ka qenë më e nëpërkëmbur se sot, ku politikanë të rangut të ulët e të lartë, deputetë e deputete bien në gjunjë para njerëzve që për një duq para shndërrohen në maskarenj. A do të donin këta deputetë që disa prej të dyshuarve për krime të rënda t’i kishin model për fëmijët e tyre në Republikën e lirë e të pavarur të Kosovës? A do të donin që dilerët e drogës të jenë shembull për fëmijët e shtetit të Kosovës?

    5.
    Në Kosovë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.

    Këta njerëz askush nga popullsia e Kumanovës nuk i ka ftuar për t’i çliruar banorët e një lagjeje të Kumanovës. Shkoni dhe pyetni qytetarët e Kumanovës, që kanë mbetur në rrugë dhe tërë ditën e natën vetëm mund t’i sodisin shtëpitë e tyre gërmadha. Ata, banorët e Kumanovës, do të thonë se këta njerëz nuk janë çlirimtarë. Shkoni dhe bisedoni me një zot shtëpie tani pa shtëpi, i cili do t’ju tregojë se këta keqbërës janë futur në lagje dhe kanë rrezikuar banorët, madje edhe invalidët. Duket e pabesueshme që në këtë shtëpi kanë shpëtuar një djalë 18-vjeçar që e ka prekur plumbi në sup, kanë shpëtuar edhe 5 invalidë, prej tyre 4 të verbër. Një tjetër zot shtëpie do t’ju tregojë se si e ka humbur shtëpinë në vlerë prej 250 mijë euro dhe si i janë traumatizuar fëmijët, të cilët tani po gjejnë pak qetësi në Zvicër. Një prind tjetër do të tregojë se djalin e keqtrajtuar rëndë nga policia maqedonase e ka dërguar në Zvicër për shërim. Nuk është kurrfarë trimërie t’i futësh në rrezik qindra banorë civilë për të bërë një luftë që është kurdisur kafehaneve që gjenden në rrugën Prishtinë-Shkup. Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete maqedonase. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

    6.
    Marrëzinë e Kumanovës nuk duhet ta blejë askush si akt patriotik. Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë për shkak se nuk po zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Por, ajo gjendje nuk është e tillë që do të arsyetonte ndezje konfliktesh të armatosura. Nga ana tjetër: shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë harxhuar mjetet politike për të luftuar për të drejtat e tyre. Kanë një parti në qeveri dhe nëse kjo parti nuk i përfaqëson interesat e tyre, atëherë le ta zgjedhin një tjetër. Në pothuaj çdo institucion kanë përfaqësues të tyre. Nëse s’janë të kënaqur me ta, le të dërgojnë zyrtarë më të zotë. Në këtë betejë politike shqiptarëve të Maqedonisë nuk u duhet ndihma me armë e asnjë keqbërësi.

    7.
    Pa marrë parasysh ç’vepër heroike mund të ketë bërë në të kaluarën ndonjëri nga të vrarët në Kumanovë, shndërrimi i tyre i mëvonshëm në mbledhës haraçi dhe autor krimesh të tjera i bënë ata të padenjë për të qenë model i heroit në një shoqëri të pasluftës. Kundër tendencës së konvertimit të kriminelit në hero duhet të protestojë shoqëria, nëse dëshiron një të ardhme më të mirë se sot. Ndryshe vazhdojmë të jemi shoqëri hipokrite e dominuar nga dallkaukët. Ja një shembull për këtë: ditë më parë në një rajon të Kosovës u zbulua busti i një luftëtari. Folësit me atë rast thanë se i ndjeri kishte rënë në ballafaqim me forcat serbe, se kishte luftuar heroikisht, se ishte sypatrembur... Derisa i dëgjonin këto fjalë shumica e të pranishmëve i pëshpëritnin njëri-tjetrit në vesh, duke treguar detaje se si luftëtari ishte vrarë nga UÇK. Këtë e dinin të gjithë dhe të gjithë i duartrokisnin versionit të pavërtetë të ngjarjes.

    8.
    Edhe sjellja e politikanëve të Kosovës ndaj disa prej atyre që u vranë në Kumanovë dhe që dihet se ishin njerëz me dosje të trasha kriminale është po aq hipokrite sa ajo para bustit të luftëtarit të lartpërmendur. Me këtë mentalitet një Gjykatë Speciale është pak. Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë mund të ketë edhe ndonjë idealist të mashtruar, por kjo nuk e bënë veprimin e tyre të pranueshëm.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

    Mediat kosovare: Gazetarin Enver Robelli e pëzënë nga Kroacia për shkak lidhjeve me Beogradin
    Mediat kosovare duke ju referaur deklaratave të zëdhënësit të AAK’së Ernest Luma, ka shkruar se gazetarin Enver Robelli e pëzënë nga Kroacia për shkak lidhjeve me Beogradin. Sipas Lumës Robelli është shpallë persona non grata nga autoritetet kroate për shkak të bashkëpunimit me Beogradin.
    Mjafton të thuash diçka kundër Ramush Haradinajt, menjëherë lajmërohet Luma duke goditur ashpër dhe pa pardon. Kështu zëdhënësi i AAK’së të mërkurën ka zgjedhur gazetarin dhe kolumnistin e Kohës Ditore Enver Robelli, vetëm pse të mërkurën ka shkruar një shkrim për Ramush Haradinajn.
    Zëdhënësi i AAK’së e lidh Gazetarin Enver Robelli me Beogradin
    Sipas Lumës Robelli është shpallë persona non grata nga autoritetet kroate për shkak të bashkëpunimit me Beogradin.
    Por kjo nuk është hera e parë që Luma shpallë bashkëpunëtorë të Beogradit. Ai edhe më parë ka hartuar lista me njerëz, që sipas tij, bashkëpunojnë me Beogradi.
    Këtë “fat”, për t’u bërë pjesë e listës së Lumës e kanë pasur edhe Fatos Lubonja, Arben Idrizi, Berat Buzhala, Avni Zogiani etj.
    Më poshtë mund ta lexoni atë që ka shkruar Luma për Robellin.
    A e njihni këtë Enver Robellin? – I njëjti, dy vjet më parë (2012) është shpallë PERSON non-grata në Kroaci. Zagrebi e përzuri dhe ia ndërpreu akreditimin e tij të deriatëhershëm si korrespondent për rajonin i TA (Tages Anzeiger) të Zvicrës, me qëndrim në kryeqytetin kroat.
    A e dini arsyen? – Shumë e thjeshtë dhe i ishte thënë troç: Bashkëpunimi i ngushtë dhe i dyshimtë me Beogradin, konkretisht me Zorkën.
    Paramendojeni kush e ka refuzu’ dhe përzënë me bisht ndër shalë këtë alamet-kolumnisti e shpifaraku, që përditë spekulon në median kosovare?!! – E ka përzënë Zagrebi, Kroacia (si i dyshimtë në relacion me Beogradin).
    Tash ai nga metropolet e Evropës shpif për Kosovën, rrjedhat këtu dhe për çkado që i teket, sepse është marrë në besë nga kush tjetër, pos nga Zorka, një serbe e cila i ofroi strehë dhe e mori në gjirin e saj. I gjeti punë e konak (azil).https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...e2XgHah7KUYWUg


    Pacolli: Me Robellin do të merren avokatë e mi

    E plotësuar) - Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka polemizuar sërish me Enver Robellin për të cilin ka thënë se është e fundit që polemizon me të dhe tash e tutje më të merren avokatë e tij.

    Pacolli në një shkrim në Facebook thotë se Robelli donte të shitej, por nuk desha ta blija.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Unë dua ta rrespektoj kërkesën e miqve të mi që mos të zhytem në polemika me qënje si Robelli.Unë për herë të fundit shkruaj për këtë qënje e nga sot merrën me te avokatët e mi.

    Kërkoj ndjesë nga lexuesit që i rëndoj më këtë qeshtje

    Ka dallim midis realitetit dhe shpifjeve të Enver Robelli dhe ndaj po shkruaj dhe njëherë tjetër.. Unë dje vetëm i kam treguar opinionit dhe miqve të mi arsyjet pse që sa kohë Enver Robelli më fyen, më shan, shpif e gënjen publikun duke përdorur mundësinë e tij që ka si gazetar, apo rrugë të gjarprueme si frëngjia e facebookut ku kujton jotrimërisht se nuk e kap ligji apo kodi etik i medias zvicerane. A thua çka do të bënte ai po të kishte mundësi tjera? Thashë se ai ka ndryshuar qëndrim pasi më kërkoi e unë rrefuzova ti ja jep,60 mijë EURO. Unë ju them se kjo është arsyeja themelore. A donte të shitej, por unë nuk doja ta blija, kjo është çështja.
    me gjersisht linku.
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...l7NwRwh9_EhnQw
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 26-05-2015 më 14:32

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Për: Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

    Bajraku

    Po mire ore "Bajraku", ky cfar Enver Robeli na qenka nje hiq, po cka nuk eshte e vertet nga ajo qe ka shkruar?!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Bajraku

    Po mire ore "Bajraku", ky cfar Enver Robeli na qenka nje hiq, po cka nuk eshte e vertet nga ajo qe ka shkruar?!
    Adolf Hitleri, Stalini etj kan mbytyr miliona njerze te pafajshem dhe sot gjermanet, ruset krenohen me ta.
    E ky po shkrune kunder ketyre qe nuk kane vra as nje njeri apo civil .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 26-05-2015 më 16:06

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    ENVER ROBELLI

    Në Kosovë këto ditë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish, që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.
    Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete të Shkupit. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

    1.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër deri në Spanjë për tregti me drogë.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si mbledhës haraçi nga bizneset e Kosovës.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kërcënues të rendit publik.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si vjedhës votash.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kriminelë ordinerë.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona me dosje kriminale që kanë bërë emër si truproja politikanësh.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si padronë kazinosh.
    Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër duke koketuar me islamin radikal dhe me pseudoimamë faqezi që për dinarë e denarë e djegin vendin mbarë.

    2.
    Të quhen të tillët heronj është më shumë se punë e pistë.
    Të varrosen të tillët në varreza të partizanëve – është njollosje e luftës antifashiste.
    Të varrosen të tillët afër luftëtarëve të denjë të pavarësisë së Kosovës – është njollosje e lirisë së Kosovës.
    Të varrosen të tillët afër presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova – është njollosje e përpjekjeve për liri e pavarësi në çerekshekullin e fundit.

    3.
    Nderohen njerëz me dosje kriminale dhe pastaj shprehet njëfarë befasie agresive kundër Europës dhe Amerikës që po kërkojnë të themelohet Gjykata Speciale për të gjykuar të dyshuarit për krime, pasi si shoqëri dështuam t’i çojmë vetë në qeli. Lartësohen kriminelë dhe pritet që për këtë të duartrokasë Brukseli dhe Washingtoni.

    4.
    Shteti i Kosovës këto ditë nuk ekziston. Hesht kryeministri. Hesht kryetari i partisë më të madhe. Heshtin edhe krerë të tjerë institucionesh. Heshtin ata që nuk do të duhej të heshtnin. Heshtin eksponentë të shoqërisë civile. Heshtin edhe ata që nuk heshtën as në kohën e Rankoviqit, as në kohën e Mareshal Titos, as në kohën e Millosheviqit. Një shoqëri që dorëzohet para kriminelëve – pa marrë parasysh çfarë nacionaliteti kanë ata - nuk e meriton lirinë. Kurrë më pak se sot shoqëria e Kosovës nuk e ka merituar lirinë. Dhe rrallëherë liria e Kosovës ka qenë më e nëpërkëmbur se sot, ku politikanë të rangut të ulët e të lartë, deputetë e deputete bien në gjunjë para njerëzve që për një duq para shndërrohen në maskarenj. A do të donin këta deputetë që disa prej të dyshuarve për krime të rënda t’i kishin model për fëmijët e tyre në Republikën e lirë e të pavarur të Kosovës? A do të donin që dilerët e drogës të jenë shembull për fëmijët e shtetit të Kosovës?

    5.
    Në Kosovë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.

    Këta njerëz askush nga popullsia e Kumanovës nuk i ka ftuar për t’i çliruar banorët e një lagjeje të Kumanovës. Shkoni dhe pyetni qytetarët e Kumanovës, që kanë mbetur në rrugë dhe tërë ditën e natën vetëm mund t’i sodisin shtëpitë e tyre gërmadha. Ata, banorët e Kumanovës, do të thonë se këta njerëz nuk janë çlirimtarë. Shkoni dhe bisedoni me një zot shtëpie tani pa shtëpi, i cili do t’ju tregojë se këta keqbërës janë futur në lagje dhe kanë rrezikuar banorët, madje edhe invalidët. Duket e pabesueshme që në këtë shtëpi kanë shpëtuar një djalë 18-vjeçar që e ka prekur plumbi në sup, kanë shpëtuar edhe 5 invalidë, prej tyre 4 të verbër. Një tjetër zot shtëpie do t’ju tregojë se si e ka humbur shtëpinë në vlerë prej 250 mijë euro dhe si i janë traumatizuar fëmijët, të cilët tani po gjejnë pak qetësi në Zvicër. Një prind tjetër do të tregojë se djalin e keqtrajtuar rëndë nga policia maqedonase e ka dërguar në Zvicër për shërim. Nuk është kurrfarë trimërie t’i futësh në rrezik qindra banorë civilë për të bërë një luftë që është kurdisur kafehaneve që gjenden në rrugën Prishtinë-Shkup. Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete maqedonase. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

    6.
    Marrëzinë e Kumanovës nuk duhet ta blejë askush si akt patriotik. Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë për shkak se nuk po zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Por, ajo gjendje nuk është e tillë që do të arsyetonte ndezje konfliktesh të armatosura. Nga ana tjetër: shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë harxhuar mjetet politike për të luftuar për të drejtat e tyre. Kanë një parti në qeveri dhe nëse kjo parti nuk i përfaqëson interesat e tyre, atëherë le ta zgjedhin një tjetër. Në pothuaj çdo institucion kanë përfaqësues të tyre. Nëse s’janë të kënaqur me ta, le të dërgojnë zyrtarë më të zotë. Në këtë betejë politike shqiptarëve të Maqedonisë nuk u duhet ndihma me armë e asnjë keqbërësi.

    7.
    Pa marrë parasysh ç’vepër heroike mund të ketë bërë në të kaluarën ndonjëri nga të vrarët në Kumanovë, shndërrimi i tyre i mëvonshëm në mbledhës haraçi dhe autor krimesh të tjera i bënë ata të padenjë për të qenë model i heroit në një shoqëri të pasluftës. Kundër tendencës së konvertimit të kriminelit në hero duhet të protestojë shoqëria, nëse dëshiron një të ardhme më të mirë se sot. Ndryshe vazhdojmë të jemi shoqëri hipokrite e dominuar nga dallkaukët. Ja një shembull për këtë: ditë më parë në një rajon të Kosovës u zbulua busti i një luftëtari. Folësit me atë rast thanë se i ndjeri kishte rënë në ballafaqim me forcat serbe, se kishte luftuar heroikisht, se ishte sypatrembur... Derisa i dëgjonin këto fjalë shumica e të pranishmëve i pëshpëritnin njëri-tjetrit në vesh, duke treguar detaje se si luftëtari ishte vrarë nga UÇK. Këtë e dinin të gjithë dhe të gjithë i duartrokisnin versionit të pavërtetë të ngjarjes.

    8.
    Edhe sjellja e politikanëve të Kosovës ndaj disa prej atyre që u vranë në Kumanovë dhe që dihet se ishin njerëz me dosje të trasha kriminale është po aq hipokrite sa ajo para bustit të luftëtarit të lartpërmendur. Me këtë mentalitet një Gjykatë Speciale është pak. Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë mund të ketë edhe ndonjë idealist të mashtruar, por kjo nuk e bënë veprimin e tyre të pranueshëm.
    Fakti qe i ktheve arme, apo qellove forcat e rendit ne Maqedoni,nuk do te thote qe je hero.
    Te quash nje person apo grup hero duhet te behet e qarte se cili eshte akti apo aktet heroike
    qe i bejne keta heronj.Nga shqiptaret ne kete konflikt nuk u be ndonje akt heroik. Ajo cfare u be ishte rezistence,proteste dhe rebelizem.
    Ne Maqedoni popullsia shqiptare gjithmone ka pas probleme pakenaqsi eshte ndjere me te drejta te neperkembura e diskriminuar keq trajtuar,etj nga fraksioni Maqedonas ne pushtet.
    Kjo revolte ishte nje shprehje e kesaj pakenaqsie te akumuluar ne vite.
    Nqs populli kerkon ate liri dhe indipendence nga maqedonasit atehere kjo liri dhe pavarsi
    vjen me nje cmim shume te larte qe duhet paguar.
    Ne cmim perfshihet
    1.Gjakderdhje
    2.Lufte me arme,nuk mund te fitosh lirine si komb pa luftuar me arme.
    Diplomacia dhe bisedimet nuk ta japin lirine e vertete,ato te japin paqen dhe qetesine
    nje lloj harmonie dhe mirekuptimi kurse lirine e vertete jo.Diplomacia vjen me kompromise toleranca leshime dy paleshe.
    Nqs don lirine e vertete atehere duhet derdhur gjak duhet bere lufte me arme dhe duhet
    te sakrifikosh gjithshka materiale,shtepi me gjithshka ka sepse lufta vjen me deme te medha.
    Fitove luften do te thote do fitosh lirine do zgjedhesh qeverine tende do drejtosh vete.
    Dikush u ankua se ju prish shtepia 250 mije euro.Kush eshte me e rendesishme
    ,liria e vertete kombetare dhe clirimi nga zgjedha maqedonase apo nje shtepi?
    Liria vjen me cmim te larte, vjen me lufte, gjak, sakrifica,humbje materiale.Nqs nuk keni by*the (pardon my french) te rrembeni armet dhe luftoni dhemb per dhembe, atehere mos beni blla blla blla dhe ankoheni per maqedonasit si grate sepse e keni fajin vete ju shqiptaret ne Maqedoni dhe fatin duhet ta keni ne duart tuaja dhe jo ta lini ne duart e maqedonasve..Liria vjen me aksion, me arme.
    Disave u mungon llogjika dhe vizioni,jane shume driteshkurter, egoiste dhe meskine te lidhur me interesa personale.
    Ceshtja e moralitetit dhe patriotizmit ne Kosove dhe
    maqedoni eshte teper komplekse.
    Nje person me karakter te kompromentuar,i ngjitur pas aktiviteteve te droges tregetise se armve,hajdutllikut,vjen nje moment dhe mund te tregoje me akte nje patriotizem te thelle qe eshte per tu respektuar.ne kete rast respekti i duhet dhene per
    aktin patriotik por kjo nuk do te thote qe personi eshte
    modeli i nje qytetari te lidhur me standartet morale te shoqerise dhe ligjet.So,qendrimi ndaj karaktereve komplekse duhet te jete fleksibel.Respekti per akte patriotike,ne sherbim te kombit u takon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-05-2015 më 17:25
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Për: Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

    benseven11

    Pajtohem me pjeserisht me ty por ti nuk po e shikon anen tjeter te ngjarjes. Ajo qe ka ndodhur ne Kumanove nuk ishte lufte, e as rezistence,proteste apo rebelizem, por nje ngjarje e inskenuar ku dy grupe kriminale, gjegjesisht qeveria kriminale sllavomaqedonale dhe grupi kriminal i perbere kryesisht nga shqiptar nga Kosova tradhetuan njeri tjetrin.

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

    Nuk mund te them me saktesi se cfare ka ndodhur ne prapaskena,ne qarqet
    politike ne Maqedoni,cfare ka ndodhur ne opoziten maqedonase dhe se si ka ndodhur
    qe keto kosovare(te vraret) te kene qene ne Kumanove.
    SE si ka ndodhur si eshte planifikuar para ngjarjeve,kush kane qene organizatoret ideatoret e ketij konflikti,nuk e dime sepse media nuk ka dhene informacion.
    Se kush e nisi konfliktin si e nisi,kush qe katalizatori,filli i shkrepses qe ndezi kete konflikt social
    nuk e dime, sepse media nuk jep asnje analize te thelle te plote dhe realiste,mbi kronologjine e ngjarjeve shkaqet dhe pasojat qe cuan ne konflikt.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •