Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    Imamët në gjykatë, Rrëfen dëshmitari Zamir Mani: Ja si mi çuan gruan dhe fëmijën në Siri



    3 dëshmitarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë dëshmuar në sallën e gjyqit kundër 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm.
    Fakte rrënqethëse të historive të përjetuara nga vetë ata janë ligjëruar brenda sallës së gjyqit me dyer të mbyllura, ku Erzen Gashi, Artur Korra dhe Zamir Mani kanë rrëfyer historitë e tyre.
    Ai ka dhënë dëshminë më të rëndësishme për akuzën. Një divorc me gruan do të përfundonte në zhdukjen e saj sëbashku me djalin në Siri.
    Zamir Mani ka drejtuar gishtin drejt të pandehurit Genci Balla, si personi që i rrëmbeu gruan dhe djalin.
    Dy dëshmitarët e tjerë, kanë deklaruar se nuk mbajnë mend emra dhe fakte.
    Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të lexohen deklarimet e tyre të dhëna përpara prokurorëve, por ky fakt ka rebeluar njërin nga të pandehurit i cili është larguar në mënyre demostrative nga salla.
    Proçesi është shtyrë për javën e ardhshme me të tjera dëshmi.
    Në këtë seancë të pandehurit dhe familjarë të tyre janë paraqitur sërisht me bluza të shkruara me parrullën “Jam krenar që jam mysliman”.
    Me urdhër të kryetarit të gjykatës ata janë lejuar të marrin pjesë në seancë.
    Një javë më parë policia nuk lejon pjesmarrjen e tyre pikërisht për këtë arsye, ndërsa të pandehurit kërkuan shtyrjen e seancës për shkak se në sallë nuk u lejuan familjarët e tyre.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    Babai denoncon imamin Genc Balla: Më mori ish-gruan e djalin dhe i dërgoi në Siri

    Emri:  814-655x356.jpg

Shikime: 859

Madhësia:  19.8 KB

    Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 8 personave të akuzuar për rekrutim personash me qëllim nxitjen e terrorizmit,pasi dërgonin në konfliktin sirian besimtarë mysliman,vjen edhe kallzimi i parë për një nga imamët e arrestuar.
    Ky është Zamir Mani nga Shkodra, i cili ka kallzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla.
    Ai akuzon imamin se i ka dërguan në Siri djalin e tij 4 vjeçar dhe ish-gruan Almira Kastrati. E gjithë historia ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku Almira filloi të punonte në organizatë islamike, ku përfitonte një pagë të kënaqshme.
    Por indoktrinimi i Almirës bëri që martesa me Zamirin të mos zgjasë shumë. Ajo u largua nga Shkodër dhe u martua me imamin Genci Balla. Zamir Mani mësohet të jetë shprehur se ka dyshime të forta se djali i tij është dërguar në Siri dhe ka kërkuar gjetjen e fëmijës.
    Kallëzimi është marrë nga prokurorja, Elizabeta Imeraj, dhe priten detaje të reja edhe nga marrja në pyetje e imamit.
    Ndërkohë që në prokurorinë e krimeve të renda priten edhe kallzime nga familjarë të tjerë, pasi grupi i përbërë prej 14 peronash, 8 të arrestuar dhe 6 të shpallur në kërkim dyshohet se kanë çuar mbi 70 persona në luftën e Sirisë.



    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    78-vjeçari nga Pogradeci akuzon Genc Ballën:Më dërgoi djalin me familjen në Siri

    Emri:  genci-balla.jpg

Shikime: 728

Madhësia:  17.3 KB

    Një tjetër denononcim ndaj imamit të vetëshpallur Genci Balla, i arretuar pak ditë më parë. Pas Zamir Manit nga Shkodra, i cili akuzoi imamin se i ka dërguar djalin 6 vjeç dhe ish-bashkëshorten e tij në Siri, tani është një i moshuar nga fshati Gurras i Pogradecit i cili akuzon të arrestuarin për terrorizëm Genc Balla se i ka dërguar në Siri djalin e tij Krenar Shuli bashkë me gruan dhe 3 fëmijët e tij.
    Në denoncimin e tij në prokurorinë e Pogradecit 73 vjeçari Dylber Shuli ka deklaruar se djali i tij ka lënë Shqipërinë më 24 tetor të vitit që shkoi duke marrë me vete edhe gruan, vajzën 11 vjeçe, djalin 6 vjeç por edhe fëmijën e vogël të çiftit vetëm dy muajshe.
    Familjarët thonë se 34-vjecari u mban sekret vendodhjen duke u thënë se është në Turqi. Sipas tyre babai i 3 fëmijëve ishte besimtar i fesë islame dhe kohët e fundit frekuentonte një xhami në Librazhd ndërsa akuzojnë si përgjegjës për largimin e tij drejt Sirisë, imamin e vetëshpallur të unazës së re, Genc Ballën.
    Kamera e “Ora News” ka qene diten e dielë në fshatin Gurras por askush prej banorëve të këtij fshati nuk ka pranuar të flasë para cameras. Mamaja e Krenar Shulit ,Asija e cila për shkak të gjendjes shëndetësore e kish të pamundur te fliste për djalin e saj ,duke marrë parasysh edhe faktin se e lëndonte idea se ai mund të jete në lufte dhe se dicka mund ti ndodhe atje.



    Në denoncimin e tij i moshuari ka sqaruar se djali i tij ishte shkëputur nga familja me dita të tëra dhe kishte qëndruar në Librazhd dhe në Tiranë ku është takuar me Genci Ballën. Madje sipas Dylbet Shulit pas këtyre takimeve djali i tij ishte kthyer i tjetërsuar.
    Burime nga policia e Pogradecit kanë sqaruar për “Ora News” se verifikimet e kryera tregojnë se Krenar Shuli është larguar nga Shqipëria për në Turqi me familjen e tij, me dokuemnta të rregullta. Ndërkaq i ati hedh dyshimet se krenar Shuli e familja e tij mund të ndodhen në Siri, pasi ai vetë i kishte deklaruar se atje ka xhihad dhe ai si besimtar mysliman duhet të shkonte në Siri.
    Fshati Gurras nuk është i vetmi në Pogradec, ku të rinjtë janë mashtruar në emër të fesë dhe kanë shkuar në Siri. Pak kohë më parë 3 të rinj mes tyre dhe imami i Leshnicës Almir Daci janë larguar në Siri, ndërsa një I ri I ketij fshati në janar të këtij viti u vra gjatë luftimeve. Pogradeci rezulton një nga qytetet me numrin më të madh të rinjve të cilët kanë shkuar në luftë në Siri.
    Ndërkaq në Turqi mendohet se ndodhen dhe 3 prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gerti Pashja, Shyqyri Kaca dhe Almir Daci, ndërsa Medi Manallari dhe Shkëlzen Dumani dyshohet se janë në Siri.


    ORA NEWS

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    Pse nuk e sqaron prokuroria se si i rekrutonte keta njerez ky Genc Balla? C'fare aftesisht te jashtezakonshme perdorte ky Genci Balla? Nje prokuror me master e plot vite eksperience ne drejtesi mezi bind nje gjyqtar per nje akuze. Nje imam xhamie qenka ne gjendje te binde njerezit te shkojne ne lufte e vriten? Sa e cuditshme po aq budallallek me duket.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    ..muslimani i vertete e ka detyre mbi detyrat qe se paku nje here ne jete te merr pjese ne luftera per islamin(pra shkumja ne luft eshte nje nga shtyllat e islamit),prandaj
    hoxha nuk eshte fajtor sipas islamit...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ..muslimani i vertete e ka detyre mbi detyrat qe se paku nje here ne jete te merr pjese ne luftera per islamin(pra shkumja ne luft eshte nje nga shtyllat e islamit),prandaj
    hoxha nuk eshte fajtor sipas islamit...
    Shtyllat e Islamit jane si me poshte :

    1. Te deshmosh qe nuk ka zot pervec Allahut dhe Muhamedi eshte i derguari i tij.
    2. Ti falesh vetem Allahut dhe askujt tjeter.
    3. Te agjerosh 30 ditet e ramazanit.
    4. Te jepash 3% e pasurise per te varferit cdo vit.
    5. Te vizitosh Qaben ne here ne jete nese i ke mundesite financiare.

    Islamin ben mire ta mesosh ashtu sic duhet. Ti dukesh qe nuk ke informacionin me te vogel rreth islamit. Allahu te drejtoft. Amin!

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga elijsa Lexo Postimin
    Shtyllat e Islamit jane si me poshte :

    1. Te deshmosh qe nuk ka zot pervec Allahut dhe Muhamedi eshte i derguari i tij.
    2. Ti falesh vetem Allahut dhe askujt tjeter.
    3. Te agjerosh 30 ditet e ramazanit.
    4. Te jepash 3% e pasurise per te varferit cdo vit.
    5. Te vizitosh Qaben ne here ne jete nese i ke mundesite financiare.

    Islamin ben mire ta mesosh ashtu sic duhet. Ti dukesh qe nuk ke informacionin me te vogel rreth islamit. Allahu te drejtoft. Amin!
    Tmerr cfare besoni, njerez si ju vertet duhen meshiruar sepse ju kane shplare trurin! Zoti ju ndihmofte!
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Pse nuk e sqaron prokuroria se si i rekrutonte keta njerez ky Genc Balla? C'fare aftesisht te jashtezakonshme perdorte ky Genci Balla? Nje prokuror me master e plot vite eksperience ne drejtesi mezi bind nje gjyqtar per nje akuze. Nje imam xhamie qenka ne gjendje te binde njerezit te shkojne ne lufte e vriten? Sa e cuditshme po aq budallallek me duket.
    Nuk eshte edhe aq budallallek po te mendosh se ata qe binden per ne lufte jane njerez kryesisht pa arsimimin mesatar dhe ne kulm te varferise gje e cila me pes dollare i bind te shkojne te vriten. Dhe imami nga ana e tij merr shume me teper para nga rekrutimet sesa vete rekrutet qe shkojne bedel per te lene koken. Nese keta imamet e donin kaq shume luften e shenjte qe po ben ISIS perse nuk shkojne te luftojne atje????. Do shkonin edhe me prane zotit si martire te islamizmit, ashtu si u proklamojne ketyre idioteve qe marrin edhe familjet dhe shkojne ne Siri.

    Te pakten keto argumente qesharake leri per ne xhami ku pasi u keni bere shplarjen e trurit njerezve, i lyeni me demagogjine vrastare.
    Ketu ne forum nuk i ha njeri keto dokra, vec atyre qe masturbohen duke u falur 7 here ne dite.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Pse nuk e sqaron prokuroria se si i rekrutonte keta njerez ky Genc Balla? C'fare aftesisht te jashtezakonshme perdorte ky Genci Balla? Nje prokuror me master e plot vite eksperience ne drejtesi mezi bind nje gjyqtar per nje akuze. Nje imam xhamie qenka ne gjendje te binde njerezit te shkojne ne lufte e vriten? Sa e cuditshme po aq budallallek me duket.
    Po te lexosh me kujdes, akuzat nuk e kane origjinen nga prokuroria, por nga qytetaret e atij vendi, familjaret e atyre qe kane perfunduar ne Siri e Irak. Jane ata qe e akuzojne imamin ne fjale dhe jane po ata arsyeja perse prokuroria po heton.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •