-
Arrestohen dy djemtë e “Gjeneralit” të firmes piramide Xhaferri.

Kanë kaluar 18 vjet nga periudha famëkeqe e firmave piramidale, që sollën pasoja shumë të rënda për shqiptarët. Në këtë mashtrim të madh financiar shumë njerëz humbën gjithçka kishin dhe i vetmi ngushëllim ishte ndëshkimi i fajtorëve.
Pas 16 vitesh në arrati, Policia e Tiranës mundi të prangosë dy të kërkuar. U arrestuan në banesat e tyre në Tiranë, Përparim dhe Pëllumb Xhaferri, dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, themeluesit të firmës piramidale “Xhaferri”, që zhvilloi aktivitetin e saj në vitet 1995-1997.
Dy të arrestuarit ishin prej vitesh në arrati për mashtrimin e gati një milionë qytetareve.
Duke qenë se brenda 10 vjetësh, nuk u arrestuan nga policia, dy vëllezërit u rikthyen në Tiranë, pas 16 viteve arrati, pasi menduan se nuk kanë më probleme me ligjin.
Arrestimi i tyre është bërë në një operacion “blic”, ku policia mundi të vërë nën pranga 12 persona të shpallur në kërkim, mes të cilëve ishin edhe dy vëllezërit Xhaferri.
Ata u arrestuan, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes nga efektivet e komisariatit nr.2. Rrapush Xhaferri ishte themelues i Fondacionit piramidal “Demokracia Popullore”, i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali” i fajdeve.
“Komisariati nr. 2 i Policisë së Tiranës, pas një “operacioni blic” arrestoi dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, krijuesit të firmës piramidale “Xhaferri”. Përparim Rrapush Xhaferi rezulton i dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Tiranës dhe Pëllumb Rrapush Xhaferi është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga e njëjta gjykatë për “vjedhje me anë të mashtrimit me shuma të mëdha”dhe “krijimi i firmave piramidale”.
Vendimi i gjykatës është i formës së prerë. Ata u kapën në shtëpinë e tyre pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë”, thuhet në një deklaratë të policisë.
Pëllumb Xhaferri kërkohej prej 16 vitesh, pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës, nën akuzë për “vjedhje me mashtrim në shuma të mëdha” dhe “krijim të firmave piramidale”.
Ndërsa vëllai i tij, Përparim Xhaferri, gjithashtu në arrati prej vitesh, është i dënuar me 9 vjet heqje lirie.
Gjykata e Tiranës pushoi disa vite më parë edhe gjyqin ndaj babait të tyre, Rrapush Xhaferrit, për shkak të vdekjes së tij.
Në qershor të vitit 2010, Gjykata e Tiranës shpalli debitor, gjashtë vjet pas vdekjes, babanë e tyre Rrapush Xhaferri, në shumën e 12 milionë dollarëve, si dëmshpërblim ndaj qytetarëve të mashtruar.
Tre djemtë e Rrapush Xhaferrit ishin pjesë e të njëjtit proces gjyqësor të hapur për të atin, duke u akuzuar për “mashtrim në bashkëpunim”. Në këtë proces si të pandehur ishin: Rrapush Xhaferri, tre djemtë e tij dhe i vëllai Livan Xhaferri.
Duke qenë trashëgimtarë të fondacionit të babait, por edhe bashkëpunëtorë në mashtrim, sipas ligjit, detyrimi dhjetëra milionësh për dëmshpërblimin e qytetarëve të mashtruar duhet ta shlyenin tre djemtë e tij.
Të tre djemtë e Rrapush Xhaferrit përfunduan në Gjykatën e Tiranës, pasi u paditën veç e veç nga administratorët e ish-firmave piramidale. Ata u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm vëllai i tyre Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij prej gati tetë vitesh, ndërsa në 2014 iu drejtua Gjykatës së Lartë, duke deklaruar se nuk ka mundësi të paguajë 12 milionë dollarë detyrime ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sipas vendimit të Gjykatës, Pëllumb Xhaferri duhet të kthejë tek administratorët mbi 20 milionë lekë, të marra nga fondacioni “Demokracia Popullore”.
Kush ishte Rrapush Xhaferri
Rrapush Xhaferri njihet si themeluesi i firmës piramidale “Xhaferri” që zhvilloi aktivitetin në vitet 1995-1997 në Shqipëri.
Firma është e njohur edhe si fondacioni dhe kompania më e madhe piramidale në vend, që mashtroi gati 1 milionë shqiptarë. Rrapush Xhaferri mbahet mend edhe si ish-president i klubit të futbollit të Lushnjës, që solli në vitin 1996 të parin trajner të huaj në Shqipëri, kampionin e botës me Argjentinën, Mario Kempes, i cili e drejtoi Lushnjën, derisa edhe ky ekip u “shemb”, bashkë me piramidën që kishte ngritur. /shekulli/
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-05-2015 më 19:44
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
-
-
Për: Arrestohen dy djemtë e “Gjeneralit” të firmes piramide Xhaferri.
Borxhi i babait te tyre thuhet qe eshte 12 milion dollare,
Shtoji kesaj vlere edhe interesin 6% ne vit...duhet te paguajne edhe
interesin per cdo vit(18 vjet 18 here).
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt