Skandali me barnat, Gjykata lë në burg Xhuvanin, Ekonomistja: Isha e detyruar të firmosja
Gjykata e Tiranës lë në burg Pjerin Xhuvanin, Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Hysni Rocin, administrator i Farmacisë, Lundër.
E njëjta trupë gjykuese ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për 3 punonjës të Fondit dhe detyrim paraqitje për katër drejtues farmacish, të përfshirë në skandalin e mashtrimit përmes rimbursimit të barnave.
E para që është paraqitur përpara togave të zeza ka qenë Frida Lamçe, specialiste e kontrollit ekonomik, e cila është përlotur në momentin kur ka dëshmuar përpara gjykatës.
Organi i akuzës ka kërkuar masën e arrestit 15 dite burg per Lamcen, por gjykata e ka rrëzuar duke e dërguar në shtëpi.
Në sallën e gjyqit Frida Lamçe ka thënë se ishte detyruar të firmoste 3 shkresa në lidhje me rimbursimet dhe sipas saj ishte juristja e drejtorisë që e kishte kërcënuar me largim nga puna se nëse nuk do të firmoste.
Më herët prokuroria e Tiranës ka shpjeguar edhe skemën mashtruese të ngritur nga ish-drejtori Xhuvani dhe administratori Hysni Roci, ku nëpërmjet faturave fiktive të ilaçeve, i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milion lekësh të reja.
Ndër të tjera, thekson akuza, si rregull, duhet që ç’do farmaci të furnizoheshin nëse kanë jo më pak se 60% te barnave të listës alternative të parë, por kjo nuk ka ndodhur pasi nga verifikimi ka rezultuar se në gjendje këto farmaci kanë pasur 60 % të barnave.
Ndërkaq, ish-Drejtori Xhuvani, ka lidhur kontratën me katër farmacitë objekt- hetimi pa u zbatuar proçedura e rregullt.
Po kështu nga marrja në pyetje e mjekëve që figuronin të kenë lëshuar recetat për pacientët të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë per periudhën kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015, rezulton se ato nuk i kanë lëshuar këto receta.
Lidhur me skandalin e barnave, prokuroria më datë 5 qershor lëshoi 9 urdhër-ndalimesh ku 4 ishin drejtues të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa të tjerët ishin drejtues farmacie.
Mbi ta rëndojnë 4 akuza si, “Shperdorimit te detyres”, “Mashtrimit ne subvencione”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale” dhe Falsifikimit te dokumentave shendetesore”.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt