Pertej budallelleqeve te stafit laptoptist te Vilajet Vërrës, sot shifrat konfirmojne realisht sesa i urryer eshte ky hajdut pervers hermafrodit pa diplome:
Vota në Tiranë, Veliaj 40 mijë vota më pak se koalicioni
Vota në Tirana ka dhënë një rezultat interesant përsa i përket raporteve mes dy kandidatëve kryesorë dhe koalicioneve që i mbështesin. Brenda kampit të majtë, jo të gjithë kanë votuar për Erion Veliajn, ndërsa në krahun tjetër, Halim Kosova ka arritur një rezultat ndjeshëm më pozitiv se koalicioni i djathtë.
Kandidimi i tij ishte parë gjithmonë me një farë mëdyshje brenda të majtës dhe rezultatet e dala nga kutitë e votimit konfirmuan rrudhjen e buzëve. Ndonëse fitimtar i padiskutueshëm i betejës për Tiranën, Erion Veliaj nuk arriti të mbledhë po aq vota në kryeqytet sa koalicioni që e mbështeti - Aleanca për Shqipërinë Europiane. Diferenca është e ndjeshme. Kandidati ka totalizuar rreth 160 mijë vota, ndërsa koalicioni gati 200 mijë vota. Nga kutitë e votimit doli një hendek prej 40 mijë votash në disfavor të Veliajt.
Nëse hedh sytë në kampin e djathtë dallon fenomenin e kundërt. Halim Kosova e njohu humbjen dhe uroi kundërshtarin për fitoren, ndërsa largohet nga gara elektorale për Bashkinë e Tiranës me kokën lart.
Këtë ia mundësojnë shifrat e dala nga vota e 21 qershorit, ku mjeku i njohur arriti të marrë një numër të konsiderueshëm preferencash mbi koalicionin e djathtë. Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka marrë rreth 88 mijë vota, ndërsa Halim Kosova është votuar nga 116 mijë kryeqytetas. Një rezultat që tregon se përzgjedhja e kandidatit Halim Kosova ishte një nga gjetjet më të mira të selisë blu, që me siguri e bën më dinjitoze humbjen e të djathtëve në kryeqytet.
......
Ikni futeni llapen vend e pavend padogane tani!
Krijoni Kontakt