Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Mazhoranca zgjedh Shpëtim Idrizin nënkryetar të Kuvendit, Vangjel Dule jep dorëheqjen

    Idrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit: Së shpejti edhe nënkryetar çam në Greqi. Dule dorëhiqet: Institucionet, plaçkë këmbimi. Shpëtimi: Përfaqësues i Agimit të Artë

    UPDATE/ Me 73 vota pro dhe një abstenim, zoti Shpëtim Idrizi u zgjodh zv kryetar i Kuvendit seancën e sotme plenare, me propozim të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

    Duke folur për Ora News, menjëherë pas votimit, Idrizi tha se është ende herët për të folur për poste ministrore që mund të merren, por vlerësoi mbështetjen e dhënë nga mazhoranca dhe opozita.

    “Ndihem i privilegjuar për postin, vlerësim që i bëhet PDIU, elektoratit por edhe kauzave që ajo përfaqëson. Jam i bindur me fitimin e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, shpejt do ketë edhte një nënkryetar çam në Parlamentin e Greqisë”,- tha Idrizi.

    “Për post ministror, është shumë shpejt për të folur për këtë”,- tha ai.

    Sakaq, sot pas votimit erdhi edhe dorëheqja e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule. Burimet thanë se nga PBDNJ do ketë dorëheqje edhe në nivelet e zv/ministrave.

    “Më lejoni së bashku me urimet më të mira t’ju paraqes dorëheqjen. Falenderoj koleget per bashkepunimin e deritanishem. Shkak i doreheqjes, shnderrimi i institucioneve ne plaçkë këmbimi. Ky fenomen bie ndesh me parimet e mia”, mësohet se ka thënë Dule.

    Emri:  dule2-rama.jpg

Shikime: 576

Madhësia:  27.9 KB
    Dule, Rama dhe Idrizi, ne Kuvend

    Por pas dorëheqjes së Dules, ka reaguar kreu i PDIU. Idrizi sulmon Dulen duke e quajtur “dashakeq e fobik”.

    Ja postimi i plote i Idrizit:

    Sapo mesova mbi dorheqjen qe Vangjel Dule paska dhene, sapo ka mesuar emerimin tim ne kete post.
    Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te camerise, duke shpresuar qe historia ta ndale turravrapin e vet ketu e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndersa agresori te vazhdoje te mbetet agresor e fitimtar i se keqes.

    Ne inkoshiencen e tij, Vangjel Zerva, shpreson qe shovinizmi i huaj te kete me shume vlere dhe te perndjeki e te nenshtroje shqiptaret autoktone, duke harruar qe vendi i Shqiperise eshte perkrah popujve te zhvilluar qe respektojne cdo qenie njerzore si te barabarte ne dinjitet, cdo individ pa dallim feje, rrace, origjine a bindje politike, shkak per te cilin, Dulja ishte ne ate karrige edhe sot…

    Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithe atyre qe nuk i perkasin frymes me shoviniste te nacionalizmit te huaj, vecanerisht i erresuar nga urrejtja ndaj popullsise came, na kujton dhe njehere te gjitheve qe duhet te punojme per ti dhene historise ate cka meriton. Ceshtja came do zgjidhet ne perputhje me te gjitha konventat per respektimin e te drejtave te njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zerves.

    Ajo cka vertetoi edhe njehere Vangjel Dule eshte se ai nuk perfaqeson as vellezerit tane minoritare e as mentalitetin e shendetshem te nje pjese te shoqerise greke. Ai perfaqeson idealet e Agimit te Arte, te cilat nuk mund te pranohen kurre ne Shqiperi! Kete pergjigje do t’ja japi cdo qytetar i ketij vendi, shqiptaret e Camerise, shqiptaret e cdo treve tjeter, akoma edhe me shume minoriteti grek ne Shqiperi, qe nuk ka asnje lidhje me mentalitetin perjashtues e urryes te ketij individi.


    Propozimi për votimin e Idrizit vjen vetëm një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes elektorale mes PS dhe PDIU-së për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ndërsa PBDNJ e drejtuar nga Vangjel Dule vendosi të mos jetë në asnjë nga koalicionet zgjedhore, duke kandiduar më vete me kandidatë për kryetarë të bashkive, por dhe në këshillat bashkiakë.

    Nga marrëveshja me PS, PDIU-së iu la e drejta të vendoste tri kandidatura për kryetarë të bashkive, të cilët do të garojnë nën siglën e koalicionit për “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Tashmë partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka propozuar për Bashkinë Rrogozhinë Beqir Nuredinin, në Peqin Saimir Hasallan dhe në Konispol Shuaip Beqirin.

    Si pasojë e kalimit të PDIU-së nga koalicioni me Partinë Demokratike në atë Socialiste, deputeti Dashamir Tahiri vendosi shkëputjen nga Grupi Parlamentar dhe deklarimin për të mbështetur kandidatët e PD-së në Vlorë dhe Sarandë. Ndërsa në konfigurimin e numrave në Kuvend, koalicioni i majtë tashmë ka siguruar 88 vota në Kuvend.

    Pas konstituimit të Parlamentit të dalë nga vota e 23 qershorit 2013, Parlamenti ka funksionuar me dy nënkryetarë, Edmond Spaho i Partisë Demokratike dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Ndërsa gjatë katër vjeçarit të fundit të qeverisë “Berisha”, Kuvendi i Shqipërisë kishte tre nënkryetarë, Vangjel Tavo i LSI, Ardian Turku i PD-së dhe Namil Dokle i Partisë Socialiste.

    Rrëzohet dekreti i Nishanit për ligjin për Shërbimin e Jashtëm

    Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot me 74 vota kundër, 1 pro dhe asnjë abstenim dekretin e Presidentit Bujar Nishani për ligjin për shërbimin e Jashtëm. Për të rrëzuar dekretin mjaftonin të paktën 71 vota kundër.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mazhoranca zgjedh Shpëtim Idrizin nënkryetar të Kuvendit, Vangjel Dule jep dorëh

    Votimi i Idrizit në Kuvend çan aleatët e së majtës, Ndoka: U ‘islamizua’ Kuvendi

    Deputeti i Partise Demokratistiane Nard Ndoka ka komentuar lëvizjet në postet e nënkryetarëve të Kuvendit, duke sulmuar Ilir Meten.

    Sipas tij, me kete levizje po “islamizohet” drejtimi i Kuvendit. Ndersa nenvizon se “ ’Kauza’ per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione”!

    Emri:  nardndoka.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  24.1 KB
    Nard Ndoka

    Ja komenti i Ndokes ne Facebook:

    Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! ‘Islamizohet’ më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur). Dorheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorheqje morale dhe politike, që vështirson poziten e kryesisë së Kuvendit duke prishur imazhin nderkombetar dhe perfaqësimin real te deputeteve në Kuvend, ballancat fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit.

    ‘Kauza’ per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione!

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mazhoranca zgjedh Shpëtim Idrizin nënkryetar të Kuvendit, Vangjel Dule jep dorëh

    Greqia kërcënon zyrtarisht Shqipërinë pas zgjedhjes së Idrizit

    Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar zyrtarisht pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit.

    Kreu i PDIU u zgjodh nënkryetar një ditë më parë, duke sjellë zemërimin e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, i cili dha dorëheqje nga detyra e nënkryetarit tjetër të Kuvendit.

    Duke iu përgjigjur interesit të mediave, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke tha se “zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën europiane të Shqipërisë”.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mazhoranca zgjedh Shpëtim Idrizin nënkryetar të Kuvendit, Vangjel Dule jep dorëh

    Kushedi sa iu be qejfi shokut Erdogan tani qe e zgjodhem Shpetimtarin e tij ne krye te parlamentit? O shoku Meta, nje pyetje kisha une, kete gje ua kerkoi shoku Erdogan kur erdhi, apo e bere ti vete nga dashuria e madhe qe ke per Shpetimtarin e cameve?

    Per ata qe nuk e dine, shoku Shpetimtar dhe shoku Metaj (shoku Metaj ne publik perdor mbiemrin Meta por ne pashaporte e ka Metaj se nuk duan ta ngaterrojne per koke turku), jane dy nga tre themeluesit e komisionit te miqesise se mire me Turqine ne parlametin shqiptar. I treti eshte shoku Fatos Klosi, i cili dashurine e madhe te tij per Turqine, e ka shprehur qe ne 1991, kur se bashku me miqte e tij alla-turka ne Universitetin e Tiranes, Rrexhep Mejdani, Bashkim Gazidede, etj, themeluan organizaten e "Intelektualeve Muslimane te Shqiperise". Dhe dy nga keta "intelektualet muslimane" na u bene kryespiune te Shqiperise. Dhe Klosi e shpreh dashurine e tij te madhe per Turqine duke sulmuar Greqine e kryepeshkopin Anastas ne Tirane, sa here qe i jepet mundesia te shkretit.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...Shqipëri-Turqi

    Rrofsh sa mali i thate o shoku Meta, dhe e ke gjetur Shpetimtarin tamam shok per koke: qe te dy hani buke ne cdo qeveri e ne cdo sistem! Apo nuk jeni edhe te fjales e te beses!

    Albo

    P.S O shoku Meta, por ne kohen e Nanos kryeminister, e mban mend sa te donte Shpetimtari, e mban mend si doli e cuditi shqiptaret e boten kur tha: "Mos kini merak! Ceshtjen came e zgjidh vetem shoku Meta ne Bruksel!" Qe atehere te donte shume Shpetimtari ty, e kishim edhe deputet socialist.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-05-2015 më 16:42

  5. #5

    Për: Mazhoranca zgjedh Shpëtim Idrizin nënkryetar të Kuvendit, Vangjel Dule jep dorëh

    Sa here lexoj qe nxefet greqia, kenaqem pa mase.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •