
Postuar mė parė nga
benseven11
Me sa e njoh unė, Ismaili, si njeri i zgjuar, i pranon vėrejtjet dhe kritikat konstruktive qė i bėhen dhe kam besim se do t’i realizojė ato. Tani ai ėshtė duke bėrė stazhin e kandidatit tė Partisė nė uzinėn “Traktori”, do tė reflektojė mbi tė metat e dobėsitė e romanit dhe do t’i ndreqė. Por tė mbahet parasysh se me gjithė tė metat qė vihen re, kėto nuk mund tė ulin vlerėn pozitive tė veprės, e cila e paraqet drejt e realisht luftėn e popullit, luftėn parimore qė ka bėrė Partia jonė kundėr tradhtarėve tė marksizėm-leninizmit e qė nuk ėshtė diēka e izoluar.
Rėndėsi tė dorės sė parė nė roman ka qėndrimi i Partisė sonė nė Moskė, qė aty ėshtė paraqitur mirė dhe pikėrisht kjo si pjesa mė e rėndėsishme duhet vėnė nė dukje qė nė fillim, pastaj mund tė flitet pėr anėt e tjera, pėr dobėsitė e veprės. Kjo anė duhet pasur mirė parasysh, pse pikėrisht armiqve tanė revizionistė u intereson shumė dhe dėshirojnė qė ky roman qė demaskon qėndrimet e tyre, tė hiqet nga qarkullimi dhe ca mė mirė u intereson qė tė jemi ne ata qė tė themi nuk bėn dhe ta hedhim nė ujė.
Revizionistėt sovjetikė pikėrisht kėtė duan, pse ēėshtja thelbėsore e kėsaj vepre ėshtė lufta qė ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė Partia jonė kundėr tyre, gjė qė nė roman del mirė. Po ta bėjmė ne kėtė, revizionistėt sovjetikė nuk do ta vėnė aspak theksin nė atė qė romanin ne e hoqėm nga qarkullimi pėr arsye se nuk u bashkua Besniku me Zanėn dhe pėr ēėshtje tė tjera si kėto tė dorės sė dytė e tė tretė, por do tė flasin me tė madhe pėr atė qė atyre u leverdis aq shumė: Partia e Punės e Shqipėrisė u tėrhoq nga lufta kundėr tyre. Prandaj kritika kundėr tė metave e dobėsive qė ka ky roman duhet bėrė me vend e me mjaft kujdes.
Unė jam dakord dhe ėshtė e drejtė tė kritikohet Ismaili pėr tė meta e dobėsi si ato qė pėrmban romani i tij dhe qė i vihen nė dukje nga mjaft lexonjės, por gjithashtu jam i bindur se si shkrimtar me talent qė ėshtė ai do t’i ketė parasysh tė gjitha kritikat e drejta qė i bėhen me qėllim konstruktiv dhe do t’i realizojė.
Kritika i bėn mirė njeriut. Edhe Ismailit, si kujtdo, i bėjnė mirė kėto kritika. Ai si njeri me talent dhe i zgjuar do t’i rregullojė tė metat e romanit, ndėrsa ēėshtja kryesore, qė ėshtė shumė therėse pėr revizionistėt sovjetikė, duhet tė mbetet, tė mos lėvizė as njė ēikė, se ėshtė goditur mjaft mirė. Ismaili nga ana subjektive ka njė stil tė veēantė tė shkruari. Kėshtu, p.sh., kur tregon pėr varrosjen e Nurihanit, ndonjė shkrimtar tjetėr mund ta kishte paraqitur ndryshe ngjarjen, kurse ai vė nė dukje se, nė kohėn qė tė afėrmit e pėrcillnin pėr ta varrosur kėtė bejlereshė, kalon pranė kortezhit funebėr makina e ambasadorit sovjetik.
Me kėtė ai do tė thotė qė ēėshtja qė pėrfaqėson nė vepėr ky personazh negativ, ambasadori sovjetik, do varroset si Nurihani dhe klasa qė pėrfaqėson ajo. Ose nė Moskė, me tregimin e aviatorit pėr pilotin qė ėshtė vrarė, tė cilit i vė njė buqetė me lule nė varr, Ismaili pėrpiqet tė demaskojė hipokrizinė e revizionistėve duke lėnė me kėtė tė kuptohet se ata kėshtu e kanė zakon tė veprojnė, nga njė anė tė vrasin, pastaj tė vėnė lule. Ky ėshtė stili i tė shkruarit tė tij. Ėshtė gjithashtu i shpejtuar dhe jo i drejtė mendimi i disave qė thonė se Ismaili ėshtė revizionist.
Po tė qe i tillė, ai nuk mund tė nxirrte drejt luftėn e Partisė sonė kundėr revizionistėve. Duhet pasur pastaj parasysh se nuk ka qenė punė aq e lehtė pėr tė qė ta trajtonte nė mėnyrė tė pėrsosur kėtė temė, e para e kėtij lloji qė trajtohet nė letėrsinė tonė artistike. Pra, ka gjėra qė duhen kritikuar nė roman, sigurisht ku duhet dhe me siguri qė kritika do t’i bėjė mirė autorit, po pjesa kryesore, siē e thashė, qėndron e duhet tė qėndrojė. Si mendoni ju, ėshtė I drejtė ky mendimi im mbi kėtė roman tė Ismail Kadaresė?
Vėrejtet pėr romanin nga sekretari i KP Tiranės, Dashnor Mamaqi
NGA SHKOLLA E PARTISĖ “V. I. LENIN”
1-Autori shtrembėron tė vėrtetėn historike kur si fillim tė divergjencave tė PPSH me revizionistėt hrushovianė vendos vitin 1960 dhe kur kėto divergjenca i redukton vetėm nė problemet e grurit dhe pėr ēėshtjen nacionale nė pėrgjithėsi. Po ashtu shtrembėrohet e vėrteta mbi domosdoshmėrinė e marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike e tė bazės ushtarake tė Vlorės duke i paraqitur kėto si gabim qysh nė krye tė vendosjes sė tyre. 2—Situata e brendshme e vendit, marrėdhėniet shoqėrore e lufta e klasave gjatė periudhės sė bllokadės nuk janė pasqyruar drejt e me vėrtetėsi jetėsore. Atmosfera ėshtė dhėnė e zymtė dhe romanin e pėrshkon njė lloj ankthi ekzistencialist. 3-Lufta e klasave pasqyrohet pa vėrtetėsi dhe nga pozitat e humanizmit abstrakt. Autori e quan si luftėn mė tė egėr (mė tej se luftėn e klasave) luftėn midis tė aftėve dhe tė paaftėve nė socializėm dhe aq mė keq kur shpreh idenė se konsekuentė dhe triumfatorė janė tė paaftėt. 4-Nė vepėr propagandohet lufta midis brezave. Moto e kėsaj lufte paraqitet egoja, ambicia etj. 5-Pėr sa u pėrket heronjve ndihet fryma e deheroizmit. Personazhet negative janė mė tė shumtė dhe paraqitja e tyre zė vendin kryesor. Pėrfaqėsuesit e brezit tė luftės janė dhėnė nė dekadencė shpirtėrore, fizike e deri psikike. 6-Nė vepėr paraqiten plagė tė tilla shoqėrore si alkoolizmi e prostitucioni, tė cilat nuk kanė qenė e nuk janė karakteristikė e shoqėrisė sonė.
7-Nė roman ndihet influencimi i autorit nga teoria e sotme borgjeze e “revolucionit seksual” dhe nga filozofia ekzistencialiste. Propagandohet deideologjizimi pėr tė cilin flitet nė Perėndim. Tek pėrshkrimet ndihet influencė e surealistėve dhe e dekadentėve tė tjerė. Romani nuk ėshtė shkruar sipas shijes sė publikut shqiptar. Prandaj do tė ishte mirė qė ky roman tė hiqej nga qarkullimi.
Vėrejtet pėr romanin nga sekretari i parė i KP tė Elbasanit, Jashar Menzenxhiu
NGA KP RRETHI ELBASAN
1-Nė roman paraqitet njė jetė e zymtė, shqetėsim i madh, pasiguri pas prishjes sė marrėdhėnieve me BS. 2-Jepet ideja sikur ka njė kundėrvėnie pėr disa kuadro tė vjetėr qė shprehet nėpėrmjet personazheve si shefi i kuadrit, veterani Struga, prindėrit e Zanės etj. 3-Bllokada dhe presioni i revizionistėve sovjetikė ndaj vendit tonė minimizohet vetėm nėpėrmjet mosdėrgimit tė sasisė sė grurit dhe nuk shtrihet nė gjithė sektorėt e jetės, nuk del i plotė shkaku i ndarjes sonė, kontradiktat parimore nė fushėn ideologjike. 4-Nė roman ka pjesė qė tregojnė shthurje morale tė rinisė, tendenca feministe etj. 5-Nuk ėshtė ndėrtuar drejt lidhja midis Besnikut dhe Zanės. Pse shkatėrrohet kjo familje, mos ndoshta bėhet aluzion se dimri i vetmisė sė madhe ka arritur edhe nė familjet tona? Akoma mė keq, shkrimtari e fut kėtė vajzė me prejardhje dhe qėndrim tė mirė politik nė marrėdhėnie me njė pjesėtar tė familjes sė deklasuar dhe pėr Besnikun jepet ideja qė shkon pas fustaneve. 6-Nė marrėdhėniet intime midis personazheve bėhen disa krahasime me vend e pa vend, duke pėrdorur shprehje tė tilla si “Mos je nėna e Maksim Gorkit?”, “Mos je Mao Ce Duni qė i di tė gjitha?”, “Kriza e pėrgjithshme kapitaliste” etj. Pėr t’i rritur vlerėn kėtij romani kanė qarkulluar zėra tė papjekur se kėtė roman e ka lexuar dhe aprovuar shoku Enver. Kėto janė disa tė dhėna fillestare dhe tė shkėputura pėr vlerėn e kėtij romani. Mendojmė qė tė analizohet mė thellė pėrmbajtja ideore e tij, sepse kemi mendimin qė nuk ka vlerėn e duhur edukative dhe nuk i pėrgjigjet realitetit nė shumė drejtime. Propozojmė tė hiqet nga qarkullimi.
Afrim Imaj
Panorama
Krijoni Kontakt