-
Vjedhja në BSH, Bitraj: Kohë e zezë për mua, më lejoni të rifilloj jetën.
“Kërkoj të më jepni mundësinë të rifilloj jetën normale. Paratë i kam lënë në bixhoz. 1.2 mld lekë të dala jashtë përdorimit. 6 miliardë lekë ishin të rregullta. Ishte kohë e zezë për mua, e kam hedhur pas shpine. Nuk kam bashkëpunuar me Mimozën dhe Klevisin. Nuk manipulova sistemin e sigurisë”. Kështu është shprehur një nga protagonistët kryesorë të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, në seancën gjyqësore ku u lexuan konkluzionet e mbrojtjes.
Avokati i Bitraj kërkoi në seancë ndryshimin e kualifikimit të veprës penale nga ‘vjedhje e bankës’ në ‘vjedhje duke shpërdoruar detyrën’. Ai kërkoi masa lehtësuese për Bitrajn duke thënë se i pandehuri ka pranuar veprën, është penduar thellësisht, ka fëmijë të mitur dhe është vetëdorëzuar.
Ardian Bitraj është i sëmurë nga bixhozi. Bitraj e vodhi bankën pa ndihmën e askujt. Të akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nuk ka bashkëpunuar me Bruzinë dhe Bejtjen”, tha avokati në seancë.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 20 vjet burg për Ardian Bitraj, të akuzuarin kryesor për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës së Shqipërisë dhe 15 vjet burg për Mimoza Bruzian. Po ashtu të dy perfitojne nga gjykimi i shkurtuar, çfare do te thote se nese gjykata merr parasysh pretencen, denimi i tyre do te jete me pak se kaq.
“Çështja gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Ardian Bitraj mund të zgjidhet në gjendjen që ndodhen aktet”, lexoi vendimin e ndërmjetëm gjyqtari Lazer Sallaku. I njëjtë ishte qëndrimi i Gjykatës edhe për ishvartësen e Bitrajt në Bankën e Shqipërisë, të pandehurën Mimoza Bruzia. Edhe ajo do të gjykohet më procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Për të pandehurin e tretë të kësaj çështjeje, Klevis Bejtaj, Gjykata vendosi veçim të çështjes. Përfaqësuesja e Prokurorisë, rindërtoi edhe një herë para Gjykatës mënyrën se si ishte kryer vjedhja e shumës marramendëse në Thesarin e Shtetit, si dhe shkeljet ligjore për të cilat akuzohen të pandehurit. Sipas Prokurorisë, Bitraj dyshohet të jetë autori i vjedhjes së 713 milionëve, që i ka shpenzuar në loto brenda vendit.
Hetimi për këtë çështje filloi më datë 21 korrik 2014 pas vetëdorëzimit të Ardian Bitrajt në Policinë e Shtetit dhe pranimit prej tij të akuzës në lidhje me ngjarjen.
Prokuroria arrestoi 19 persona në lidhje me këtë çështje, të cilët janë dërguar të gjithë në Gjykatë me akuza të ndryshme, me përjashtim të ishguvernatorit Ardian Fullani. Ky i fundit është ende nën hetim, pasi Prokuroria ka mbajtur të hapur dosjen penale ndaj tij në njësinë Task Forcë, në Prokurorinë e Tiranës.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga veçimi i kësaj dosjeje, ende nga Prokuroria nuk është bërë me dije ndonjë vendimmarrje përfundimtare për akuzat ndaj Ardian Fullanit. Ai u arrestua në shtator 2014 me kërkesë të Prokurorisë, por më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.
Panorama
-
-
Për: Vjedhja në BSH, Bitraj: Kohë e zezë për mua, më lejoni të rifilloj jetën.
Vjedhja në BSH, 20 vite burg për autorin
Ardi Bitraj ne foto

Gjykata dha sot vendimin për Ardian Bitrajn, i cili do përfitojë uljen më një të tretën të dënimit.
E njëjta ulje dhe për Mimoza Bruzian, e konsideruar si bashkëpunëtore e Bitrajt
dhe e dënuar me 15 vite burgim.
Në Shqipëri Gjykata e shkallës së parë në Tiranë dënoi me 20 vite burgim Ardian Bitrajn, autorin e vjedhjes së mbi 7 milion dollarëve në Bankën e Shqipërisë. Bitraj, i cili punonte në degën e Thesarit, do të përfitojë megjithatë, një ulje me një të tretat të dënimit, pasi pranoi fajin duke kërkuar një gjykim të shkurtuar. Ai pritet të vuajë 13.4 vite burg.
Ulje të dënimit përfitoi dhe Mimoza Bruzia, e cilësuar si bashkëpunëtore e Bitrajt. Nga 15 vite dënim të dhëna nga Gjykata ajo do të vuajë vetëm 10 vjet burg.
Për pjesën dërrmuese të punonjësve dhe zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, gjykata
kanë dhënë tanimë vendimet. Në process gjyqësor është ende ish Inspektorja e
Përgjithshme e Bankës Elivar Golemi, e arrestuar shtatorin e kaluar së bashku
me ish guvernatorin Ardian Fullani. Të dy më pas u lanë të lirë nga gjykatat.
Për ish guvernatorin, hetimet nuk janë mbyllur ende, duke qenë se, përvec
cështjes së vjedhjes, prokuroria po heton dhe për abuzime të mundshme financiare.
-
-
Për: Vjedhja në BSH, Bitraj: Kohë e zezë për mua, më lejoni të rifilloj jetën.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt