Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Tirana nje fshat i madh?

    I merr te keqen fshatit. Fshati me kishe e me varre, shkruante ai poeti per fshatin e tij te bukur

    Tirana nje qytet?

    I merr te keqen qytetit, se qyteti, edhe ai me i humburi sot ne Evrope nuk eshte nje gje e piset dhe e ndyre, e palare prej dy a tre dekadash...

    Vjen era urine e *** gjithandej.

    Me falni zonja e zonjusha per fjalen e duhur te ndyre qe perdora. Asnje fjale tjeter nuk ma sjell ne menyre aq autentike ne hunde ate arome.

    Ta shijojme mire perpara sesa te shkojme ne kutine e votimit me njeren dore fleten e votimit e ne tjetren shamine zhytur ne hunde per te mbyll vrimat prej eres te qelbur.

    Tirana qytet dhe metropol lindor?

    I merr te keqen metropoleve lindore. Kur kam pare bukurite, luksin dhe rregullin e Stambollit buze Bosforit ngela pa mend per pak rash ne uje nga tronditja e madhe dhe u thosha miqve : Me lini ore rehat se nuk ngopem se pari mjerimin tone! Dhe vetem edukata patriotike e familjes nuk me beri te mallkoja pavaresimin nga perandoria otomane kur krahasoja Stambollin me Halen time.

    Por, cfare eshte, fjetore? I merr te keqen fjetores qe llamburit ne nje kazerme ushtarake ta zeme ne Kine a Japoni.

    Tirana, me falni shprehjen tironse, eshte nje hale e madhe ku ne jetojme, fleme, jashteqisim, bejme projektligje, organizojme panaire "open", organizojme fushata elektorale per te zgjedhur kryetarin e hales sone te perbashket.

    Te kerkosh wc publike ne Tirane eshte njesoj si te kerkosh qe ne Hale te kete hale...

    Padyshim qyteti me i piset i te gjitha galaksive.

    Cfare turpi more cfare turpi... Na eshte fut koka ne hale nga turpi.

    Shenim : Kujdes, halja nuk eshte nje wc, por nje grope ne fund te bahces, mbulu nga ferra ku gjate veres gelojne miza te stermedha dhe nje arome e thate fekalesh perzihet me eren e fiqve te kalbur e ku shkohet pasi vesh cizmet e hales...

    Statusi i plotë i Artan Fugës në Facebook

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wrangler për postimin:

    skender76 (13-05-2015)

  3. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Bravo Artan!!!

    Do kisha pas shume deshire qe t'ju tregoj nje mesele nga baba im, por nuk kam kohen e mjaftuseshme...
    Qe me pak fjal, esht si vazhdim i ketij shkrimi te Artanit, ku thuhet qe neve na shijon te jetojme ne kete hale....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Qesharake,Ministri i Mjedisit jeton ne Tirane,
    Presidenti,Kryeministri jetojne ne Tirane se bashku me tufen
    e ministrave te tjere deputeteve etj
    Edhe sqenkan te zote te mbajne rregull?
    Shtet i dobet
    Futi nje takse/gjobe mujore cdo familjeje ne Tirane per pastrim
    dhe me ato para paguaj te papune neper lagje te pastrojne.
    Ska ku te shkoje me simple.
    Sdo as shkence as kalem.
    pastrim duhet bere cdo dite sepse Tirana vazhdon te jete bote e trete dhe eshte bere si babiloni
    me shume popullsi rrugeve dhe me mbushje te tjera nga fshtrat qe zbresin ne qytet si dhe te ardhur nga rrethet vizitore.
    Imagjino hedhjet ne rruge nga moshat e reja,hedhjet ne rruge nga makinat dhe behet atu plere komplet.
    Aty duhet bere pastrim cdo dite ne ora 5 mbasdite,futi dhe nje larje rrugeve me autobote.
    Mirembajtja dhe pastertia ne qytet kerkojne hard work,sepse edukate,kulture ska aty nga mosha te reja dhe shofere makinash idiote
    qe hedhin mbeturina nga makinat.Pislliku vjen nga te papergjegjshmit, dhe low lifes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 13-05-2015 më 23:03
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    O ben o shkencetar!
    O inteligjence artificiale!
    O robocop!
    Cdo familje ne Tr paguan takse per pastrim.
    Problemi eshte kush i menaxhon keto para.
    Pastaj ka dhe probleme te tjera qe veshtire te zgjidhen thjesht me nje pastrim me autobot me uje rrugeve.
    Por nuk dua te diskutoj me dike qe flet nga hena.
    Thjesht doja te thoja qe cdo familje PAGUAN nje fare takse mujore.
    Cdo gje eshte relative...

  6. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Nuk e dija qe ka kaq ritarde ne pushtet
    Ka ritarde edhe ne forum qe thone paguajne nje fare takse lol
    per te pastruar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    O ben o shkencetar!
    O inteligjence artificiale!
    O robocop!
    Cdo familje ne Tr paguan takse per pastrim.
    Problemi eshte kush i menaxhon keto para.
    Pastaj ka dhe probleme te tjera qe veshtire te zgjidhen thjesht me nje pastrim me autobot me uje rrugeve.
    Por nuk dua te diskutoj me dike qe flet nga hena.
    Thjesht doja te thoja qe cdo familje PAGUAN nje fare takse mujore.
    Nuk ka takse per pastrimin e qytetit smokkie. Ka vetem nje takse $ 10 ne vit per plehrat qe vijne e i marin neper lagje me makina zhavorri. Keto makina aq shume tejmbushen saqe i mbjellin rruges kur kalojne. Po t'i afrohesh ketyre makinave ne nje distance prej 10 metrash, ka rrezik te maresh ndonje semundje infektive nga kunderbimi i eres se keqe. Koshat e plehrave gjithashtu kunderbojne nje ere edhe pse i je larguar me nxitim disa qindra metra, akoma e ke nder hunde eren e qelbur qe leshojne. Imagjino tani ata qe i kane shtepite prane kazaneve te plehrave !!


    Emri:  kazanet e pleherave.JPG

Shikime: 609

Madhësia:  13.8 KB
    Emri:  images.jpg

Shikime: 913

Madhësia:  12.4 KB

  8. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Smoki eshte shallow pasi me pastrim quan heqjen e plehrave nga kazanet e plehrave.Kaq.
    Prandaj qelbet komplet ne Tirane.
    Fondi per 10 dollare takse ne vit eshte nje hic vetem per plehrat
    Nqs mendohet qe ka mismanaxhim me fondet ne degen e sherbimit komunal/dega e puneve publike
    atehere si ka mundesi qe nuk eshte zbuluar nje vjedhje pervetsim parash?Kjo dega e sherbimit komunal
    ka edhe nje shef qe merret me kontrollin e shpenzimeve.Sikur te kishte vjedhje ose kalim fondesh per shpenzime
    te tjera kjo do kapej dhe do behej publike si krim nga media.
    Ka shume mundesi qe dega e sherbimit komunal/pastrim gjeleberim ne bashki ka financim, buxhet shume te ulet qe nuk i pergjigjet
    situates fare dhe ai qe ka caktuar ate buxhet te vogel per pastrim dhe plehrat eshte ritard dhe kriminel,pasi ka krijuar premisa per
    ndotje me pasoja epidemish semundjesh.Kur buxheti eshte i vogel pastrimi do behet vetem nje here ne 4 muaj qe eshte krim skandal dhe turp
    dhe komplet e papranushme.Fajin per kete e ka kryetari i bashkise Lul Miting Basha lol qe duhet te kishte paraqitur nje raport te plote te situates ne
    kryeministri dhe kerkese per fonde realiste qe ti pergjigjen situates.
    Meqenese Tirana behet zhul,tmerresisht pis per 3 dite atehere Luli me kompani duhet te beje llogari se sa fuqi punetore duhen sa makineri dhe mjete pastrimi duhen
    per ta pastruar komplet qytetin per 8 ore?Sipas llogarise del shuma ne leke per nje dite pastrim.Shumezoje kete vlere me 122
    (qyteti duhet te pastrohet 122 here ne vit(1 here ne 3 dite) qe te mbahet ne forme shume te mire
    pastertie) dhe del shuma ne para qe duhet per tu harxhuar ne vit per pastrim.
    Duhen porositur makineri moderne kreher per te terhequr dhe marre komplet materiale inerte plastike,plastmase amballazhe te hedhura etj
    Duhen porositur makina me furca rrethore qe rrotullohen ferkojne rrugen dhe heqin pisllikun,shtresa te trasha pluhuri guresh te vegjel ashkla xhamash etj
    Keto makineri jane te paisura edhe me vakum per ta thithur komplet pisllikun.Me makineri puna behet shume shpejt dhe lehte
    dhe me harxhime me te pakta,krahasuar me punen me krahe.
    Pastrimi dhe pastertia nuk mbahet me ritarde ne pushtet,me tahmaqare te lekut,me hajdute,hipokrite mitingjesh dhe te korruptuar.
    Drejtuesit financiare dhe ekonomistet ne bashki duhet te bejne studim per te bere pastrimin shpejt lehte dhe me kosto te ulet.
    Ky studim ti kalohet kryeministrise per te mbeshtetur kerkesen per financim.Nqs kryeministria sheh qe studimi eshte i plote i sakte dhe bindes
    mund te aprovoje fond.Pa bere studim ka mundesi qe bashkia te kerkoje buxhet financim shme here me te madh se sa duhet dhe kryeministria
    mund ta refuzoje sepse eshte sasi shume e madhe parash.
    bashkia duhet te argumentoje pse finacimi i plote eshte i rendesishem/Pse pastrimi duhet bere i plote dhe cdo 3 dite?
    Pse ka rendesi ky pastrim?Dikush mund te thote qe eshte harxhim i tepert,harxhim i madh per shtetin,nje hedhje parash qe nuk i sjell mbarpsht shtetit asnje lek.
    Ne te vertete pastrimi nuk eshte hedhje parash kot,harxhim i tepert apo dem per buxhetin pasi pastrimi vjen me perfitime edhe ne buxhet,por ritardet ne pushtetin
    bashkiak nuk e kuptojne sepse jane ritarde dhe te ceket e gjykim.
    Ku eshte ky perfitim nga pastrimi i qytetit,gjelberimet zbukurimet?
    Le te kthehemi reverse.
    Ne zonat me te pista te qytetit eshte e dukshme ndotja kudo/KJo ndotje si skene me cfare vjen,me cfare plotesohet?
    KJo vjen me nje rritje galopante te tmerrshme te krimit te rruges.Ne zonat me te pista te qytetit nuk eshte surprize te
    vesh re transaksione/shitje droge,shitje armesh,shitje dinamitesh eksplozivesh dhe substancash kimikate te rrezikshme
    Ne zonat me te pista te qytetit do shohesh edhe shume te papune qe merren me pislliqe mashtrime vjedhje akte dhune
    grabitje me arme ,vjedhje makinash.Ne keto zona qarkullojne edhe prostituta te vezhguara ne largesi nga padronet e tyre,pimpsat.
    Rritja e krimit sjell si pasoje vrasje humbje jetesh dhe nje numer te madh arrestimesh.Kjo con ne ritjen e te burgosurve ne burgje
    dhe shteti do harxhoje shume per te mbajtur keto te burgosur.Ne zonat e pista do rritet shume konsumi i droges qe do rrise numrin e
    personave drogatik kronike.Kjo cfare sjell.Kjo rrit numrin e pacienteve drogaxhinj qe do shtrohen ne klinikat e rikoverimit qe finacohen nga shteti.
    Pra shteti harxhon shume para per te financuar rikoverimin e drogaxhinjve dhe prostitutave qe perdorin droge.
    ne zonat e pista bie vlera cmimi i banesave ndertesave komerciale si vlere sepse zona eshte shume e keqe eshte e depresuar.meqenese bie vlere e pronave
    atehere shteti marr pak takse nga keto prona.ne keto zona stresi eshte shume i larte dhe per te zbutur stresin robt do futen dhe pijne alkol ne lokale.
    Kjo do i transformoje keto rob ne alkoliste te rregullt ato do transformohen ne alkoliste kronike qe do vije me ulje te prodiktivitetit te ketyre personave,ulje te financave
    dhe do coje ne situata qe keto persona te behen te dhunshem ne familje te vjedhin vrasin etj.ne shume raste keto alkoliste shkojne ne klinika shteterore per tu rekoveruar
    dhe shteti harxhon shume.
    Zonat e pista stimulojne krimin dhe kjo shoqerohet me harxhime nga shteti per
    1.Burgosjen dhe mbajtjen e krimineleve ne burgje
    2.Rikoverimin e drogaxhinjve
    3.Rikoverimin e alkolisteve kronike
    4.Harxhime ne klinika per prostitutat e droguara dhe semundje seksuale te rrezikshme
    pa folur per pasojat sociale dhe shpirterore,dramat ne familje dhe shendetin qe sjell papastertia,ndotja ekstreme e ambjentit.
    Bashkia dhe shteti kujtojne se duke pastruar vetem nje here ne 4 muaj qe eshte turp,kursejne para.Ne fakt ato krijojne me shume probleme se sa fiksojne probleme
    sepse mospastrimi vjen me probleme gjigande dhe harxhime shume here me te medha se sa nje pastrim nje here ne 3 dite apo nje here ne jave.
    Pastrimi 1 here ne 3 dite jo vetem rrit sigurine per shendetin por parandalon edhe krimin e rruges,rrit sigurine sociale ne teresi,rrit vleren dhe sensin e vet vleresimit(self esteem) te individit.
    Ne ambjente shume te pastra individi do e frenoje veten,nuk do hedh plehra. Vete ambjenti i paster ka nje efekt psikologjik qe e frenon ndotjen.
    Ne shume raste shkaku i ndotjes vjen edhe per faktin sepse nuk ka kosh metalik te madh plehrash ne trotuar dhe personi qe ka nje shishe bosh uji plastike,nuk sheh kazan plehrash publik dhe e leshon shishen ne toke.
    Sa raste ka keshtu?Mund te jene me qindra ne Tirane.Qytetari leshon nje mbeturine ne toke sepse nuk sheh kosh plerash rrotull.Cfare do beje,te mbaje ne dore nje shishe bosh qe si hyn ne pune?Sigurisht qe do e hedhe ne toke
    Bashkia ka pergjegjsine te beje studim dhe shperndaje kosha plehrash ne trotuare qe ti jape mundesi njerezve te hedhin mbeturinat ne kosh dhe jo ne toke.
    Ministria e Ambjentit duhet te nderhyje me finacime per gjelberim qe ndikon jo vetem ne pastrimin e ajrit por edhe ul shume stresin,pastron rigjeneron mushkrite per duhanpiresit si dhe te clodh nervat dhe syte.
    Popullit nuk i duhen as tribuna, as mitingje bajate demoagogjie dhe politikash partiake,por aksione qe i permirsojne cilesine e jetes cdo qytetari.Ndergjegje nuk ka,ndergjegja nuk ekziston, e shpiku dikur Enveri.
    Per kulture flitet shume ne Tirane.Ne fakt termi kulture eshte nje fjale shume e preferuar qe perdoret me qejf nga te gjithe per ti rritur vlerat dhe rendesine vetes ne diskutime.
    Realiteti tregon qe kultura e vertete demokratike mungon ne te pakten 70% te popullsise se Tiranes.Te kesh kulture te vertete demokratike nenkupton qe te tregohesh aktiv dhe i vemendshem ne ruajtjen dhe mirembajtjen e
    ambjentit ku jeton.Dhe pastaj cuditen,pse Europa nuk na pranon ne BE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 14-05-2015 më 20:02
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Ti ben (me b te vogel) ke bere analize te mire.
    Domethene eshte fakt i ditur qe nga mungesa e papastertise njerezin kthehen ne konsumues te rregullut te alkolit.
    Nejse.
    Tani, cdo familje paguan 2 lek cdo muaj si takse per pastrimin e shkalles apo jo?
    Keto lek i mer administratori i pallatit.
    Administratori i pallatit paguan takse pastrimi ne bashki (si bizines qe eshte).
    Me rregull treshi i bie qe cdo familje paguan takse per pastrim apo e kam gabim?
    Nese eshte apo jo e mjaftueshme kjo takse, nuk jam ne gjendje ta gjykoj.

    Beno kthehu ne skiperi.
    Eshte e thjeshte te shkruash teza nga larg.
    Nuk i zbaton asnjehere askush ato qe thua ti.
    VK
    Cdo gje eshte relative...

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Ti ben (me b te vogel) ke bere analize te mire.
    Domethene eshte fakt i ditur qe nga mungesa e papastertise njerezin kthehen ne konsumues te rregullut te alkolit.
    Nejse.
    Tani, cdo familje paguan 2 lek cdo muaj si takse per pastrimin e shkalles apo jo?
    Keto lek i mer administratori i pallatit.
    Administratori i pallatit paguan takse pastrimi ne bashki (si bizines qe eshte).
    Me rregull treshi i bie qe cdo familje paguan takse per pastrim apo e kam gabim?
    Nese eshte apo jo e mjaftueshme kjo takse, nuk jam ne gjendje ta gjykoj.

    Beno kthehu ne skiperi.
    Eshte e thjeshte te shkruash teza nga larg.
    Nuk i zbaton asnjehere askush ato qe thua ti.
    VK
    Jo mungesa e papastertise por mungesa e pastertise krijon premisa per rritjen e konsumit te alkolit.
    Ndikimi i ambjentit te piset eshte ndikim indirekt dhe jo direkt.
    Ambjenti i piset ndikon ne ndryshimin e sjelljes se individeve,ato behen me negativ me te keqij me te papergjegjshem,me te ardhura
    financiare te uleta dhe e gjithe kjo situate con ne stres mendor.
    Per te dale nga kjo situate stresi shit individet e stresuar futen ne lokal te pijne nje gote.Pra ambjenti i keq jo vetem ndryshon sjelljen,zakonet e personit,por e ben ate te pije edhe alkol rregullisht
    qe te heqe stresin mendor,te krijoje nga alkoli i pire nje gjendje te mire shpirterore,nje lloj optimizmi dhe besimi dhe nje realitet unik individual ne trurin e tij qe asnjehere nuk eshte realist.
    Zonat shume te ndotura kane lokale pijetore qe ulin cmimet sepse ne kete zone te piset,robt kane pak leke jane te varfer,nje pjese pa pune
    me te ardhura te vogla.Cmimet e uleta te alkolit terheqin banoret e zones te pijne dhe duke shkuar perdite ne pijetore ato kthehen ne pijanece kronike.
    Askush nuk i zbaton ato qe thuhen ketu sepse
    1.Ai shtet nuk ka drejtues te kualifikuar qe te vleresojne si duhet situatat problematike te ambjentit dhe pasojat financiare, sociale dhe shendetsore. qe ato sjellin.
    I ashtuquajturi vleresim qe bejne pushtetaret per ambjentin eshte vetem konstatim qe do te thote pashe pisllik ketu pashe pisllik atje.......ashtu sic ben ekzakt
    Artan Fuga me artikullin ne fjale ...vetem konstatim asgje me shume.Konstatimi nuk eshte vleresim.Qe te besh vleresim te situates duhet ti besh analize me detaje dhe konsekuencat
    qe sjell pislliku.Sikur ato qeveritaret e larte ta vleresonin pisllikun korrekt, atehere ato do ta konsideronin situaten alarmante,shume kritike dhe mund te nxirrnin me perafersi humbjet
    qe i vijne shtetit nga pislliku.Nqs ato do ta vleresonin drejt atehere do e merrnin ceshtjen e pastrimit me shume urgjence dhe seriozitet.
    Pse them ai shtet nuk ka drejtues te kualifikuar?
    Edi Rama nuk njef asgje rreth shkencave sociale,nuk njeh asgje rreth shkences se psikologjise sociale(nuk njef mentalitetin e publikut dhe shtresave te shoqerise sipas moshave)
    Te zgjidhesh probleme madhore ambjentale ne zonat urbane kerkohet njohje e mire e shkences sociale dhe psikologjise sociale.
    Po ashtu edhe Lul Basha nuk ka njohje ne keto shkenca.Keto drejtues kane edhe bashkepunetore te pa afte.
    Ja perse keto drejtues nuk mund te rekomandojne nje metode,apo strategji pastrimi te sakte qe te jape rezultate sic duhet.
    Sepse jane te pa afte,pa aftesia fillon ne mendim dhe vleresim te situates.
    Nje tjeter problem eshte qe ato nuk kerkojne as ndihme nga pervoja e bashkive ne qytete te pastra ne Greqi dhe disa qytete te pastra ne Turqi qe kane nje kulture dhe mentalitet
    te ngjashem me shqiptaret.Si keto bashki kane arritur te mbajne qytetet paster?Pse nuk kerkohet eksperience nga keto bashki?
    Ndihma eksperienca nga te tjeret qe kane qene ne te njejten situate sic je ti mund te te rekomandojne alternativa pastrimi te shkelqyera dhe me kosto shume te ulet.Kjo do ndikoje
    pozitivisht edhe ne buxhet.Nuk duhet marre shembull nga pervoja e austriakeve Filandezeve dhe suedezeve pasi ato shtete kane publik me mentalitet komplet te ndryshem nga shqiptaret
    dhe skemat e tyre nuk besoj te aplikohen me sukses ne Shqiperi.
    Pislliku ne rruget e Tiranes nuk u be per nje dite por,pislliku filloi me gjera shume te vockla....
    Dikush hodhi ne toke nje cope leter mbeshtjjellse,nje tjeter me vone hedh ne toke nje shishe uji plastike bosh
    dhe askush nuk reagoi,te gjithe perreth u treguan indiferente.Keshtu vazhdoi filluan edhe te tjeret,ato duke pare te tjeret qe hidhnin ne toke
    menduan,askujt nuk i plas ketu per amjentin as shtetit as policise as popullit,,,,,,,pastaj u vazhdua me hedhje ne toke shishe alkoli,mbeturina ushqimore
    qeska bosh patatinash amballazh kartoni,paketa boshe cigaresh ne toke etj etj dhe kjo coi ne nje ndotje ekstreme dhe u shoqerua me nje clirim ere si pasoje e
    ngarkesave ne mikrobe te ketyre mbeturinave dhe rritjes se tempertaurave.
    Qe te ndryshosh situtaen per mire,policia duhet te aplikoje ligjet ne fuqi duke u marre me kapjen e personave qe hedhin ndonje mbeturine ne flagrance dhe gjobitje
    sipas ligjit.Personat qe zhgarravisin ne mure (bejne grafiti) duhet te denohen me burg sepse grafiti sipas ligjeve konsiderohet KRIM dhe jo tjesht nje kundravajtje
    si hedhja e ndonje mbeturine ne toke.GRafiti,zhgarravinat ne mure jane logot e krimit,stimulojne rrugacerine ne zonen ku ndodhet dhe rrisin shume krimin dhunen,shitjet e droges
    dhe intensifikojne akoma me shume ndotjen e mjedisit.Pra shteti duhet te filloje me pak me hapa te vogla,bebi steps dhe keto hapa te vogla gjoba arrestime do kene efekt jashtezakonisht
    te madh psikologjik ne publik dhe permirsimin e situtes me ambjentet e ndotura dhe krimin.Kete eksperience e sjell nga Nju Yorku,Nju Yorku ka pas probleme shume me ndotjet e rruges,krimin dhe grafitin
    dhe e ka zgjidhur problemin pikerisht duke filluar me policine kapur individe ne flagrance dhe gjobitur dhe kjo e permirsoi situaten shume.
    Eshte e veshtire shume te ndryshosh njerezit dhe zakonet e tyre.Kur ti kerkon te ndryshosh dike duke e kritikuar,ose duke i bere presion ose duke dashur ta frikesosh atehere cfare do ndodhe?
    Personi do reagoje shume negativisht dhe kundershtoje me force dhe energji ate qe do ti te besh, ate qe ti i thua te beje,personi do jete shume kapricoz,apo kokeforte,jo koperus,nuk do bjere dakort per asgje dhe do te filloje te te urreje,marre ty inat.
    Te ndryshosh njerezit duke i sulmuar ato verbalisht
    eshte shume shume e veshtire per te mos thene e pamundur.
    Atehere si mund ti ndryshosh njerezisht ne nje krah pozitiv,qe ato te behen pozitive dhe te pergjegjshem?Nje menyre efikase qe jep rezultat magjik eshte te ndryshosh per mire pozitivisht,
    ambjentin ku ky person jeton,mbash paster dhe zbukurosh ambjentin.
    Kjo ndryshon edhe njerezit qe jetojne ne ate ambjent shume pozitivisht.
    Pra ndryshimi pozitiv i ambjentit ndryshon edhe njerezit qe banojne aty pozitivisht.
    Duke ndryshuar dhe pastruar ambjentin edhe krimi dhe plage sociale minimizohen shume.
    Cleaniness is next to goddiness.
    Kur mban ambjent te paster edhe zoti qe te sheh te favorizon dhe te jep mbaresi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 15-05-2015 më 20:45
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    tirana eshte shnderruar ne nje kenete bregdetare me leshterike, sh...e, m..t te cilat nuk jane as mish as peshk(as hallka te kalbura te shtetit dhe as mercenare te mirefillte te mafies) por qe rrezikojne jeten e saj dhe anojne te na kthejne ne natyre apo amulli pasdreke.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Shpejt e zbuloi dhe ky,i duheshin 20 vjet. Qe me kjoskat ai qytet mori fund,qe kur u krijua ideja qe mund te zaptohej e ndertohej kudo.

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    tirana eshte dy hale. po nuk rrohet ne m... mor vlla

  14. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Nqs te gjithe banoret kontribojne ne hedhje mbetjesh pa pergjegjsi,atehere
    duhet te rriten taksat per cdo familje dhe bashkia te dale dhe pastroje cdo dite.
    Familjet kane pjesetare qe bejne pisllikun rrugeve keto familje te paguajne.
    Kjo eshte drejtesi.Ndergjegje nuk ka.Kur ti dhembe ne xhep cdo familjeje do
    i shohesh qe nuk do hedhin me plera rrugeve.
    Le te shpresojme qe kryetari i ardhshem i bashkise Halim Kosova
    ti futet me themel komplet qytetit dhe pastroje cdo dite.
    Qyteti nuk u be pisllik nga UFOT,por nga banoret dhe banoret te paguajne secili me nje takse te vogel mujore.
    Fondi i krijuar nga keto taksa te perdoret per te financuar pastrimin cdo dite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-06-2015 më 22:32
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #14
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Zgjidhje ka. Pune eshte qe njerezit ketu mendojne per sot vetem. Ketu shikon dike qe e ben shuk nje leter edhe e hedh pertoke se neser zhduket vete si me magji. Nuk ka nevoje per ndonje koke shkence per ta zgjidhur problemin se e ka bere bota para nesh. Nuk ka nevoje as te taksosh te gjitha familjet per pastrim, se kesaj i bie qe te vazhdoje avazi 25-vjecar shqiptar, kur te pafajshmit e korrekte paguajne per te ndyret e hajdutet.

    1. Ver policine bashkiake e ate te shtetit te gjobise kedo qe kapet duke ndotur. Qofte edhe ate qe hedh nje bisht cigareje ne rruge. Ndaloje, identifikoje, kaloje gjoben ne sistemin e bashkise per familje. Neser nuk merr dot asnje certifikate e asnje dokument ne shtet pa paguar gjoben plus kamate vonesen.
    2. Plehrat? Futi biznesit nje takse bashkiake per te gjitha ambalazhet qe konsiderohen si mbetje problematike si plastika, letra, xhami etj. Biznesi e transferon te kosto e produktit qe paguajne njerezit. Hap nja 3-4 pika grumbullimi ku kthimi i ambalazheve rimbursohet ne cash. E shikon vete pastaj si e bejne ndarjen qe ne shtepi ne kosha te ndryshem. Eshte turp kur kujtoj qe edhe ne kohe te enverit ka pas ca pika ku njerezit conin letren, shishet e xhamit etj e paguheshin.
    3. Nxirr nje ligj te hajrit per ndotjen e ajrit nga automjetet dhe zbatoje me norma me te shtrenguara se Europa madje. Qe ne kolaudim kush nxjerr me shum tym se norma mos i jep certifikim edhe u mbyll edhe kjo. Makina qe nxjerrin shtellunga tymi te zi nuk mund te qarkullojne ne mes te qytetit.

    Nuk eshte se ka ndonje shkence dmth... eshte vullneti i leshit i atyre qe kane drejtuar e drejtojne.

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Zgjidhje nuk ka,jo zgjidhje ka. O e vetmja zgjidhje eshte buldozeri,qe natyrisht qe te funksionoje duhet ta fillosh nga qendra per hapjen e hapsirave publike,si kisha katolike e ortodokse me gjithe ndertesat e pallatet e bulevardit.Per te mos thene per periferite qe jane...o me sakt asnje nuk e di si jane e sa shtepi kane,jane rugica pa rugica ku nuk dihet ku futesh e nuk dihet se ku dilet.
    Nuk mund te pastrosh e te mirmbash nje qytet pa edukuar estetiken e qytetarit,e natyrisht dhe A-ja e moralit te qytetit dhe qytetarit; qe çdo shtet o qytet ka prona e hapesira qe i perkasin komunitetit o publikut.

  17. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Jam shume dakord me iden e antarit Force-Intruder. Do ishte mire qe te kishte dhe si tip flet rrufesh por ne media ku te nxirreshin ata persona qe ndosin ambientin. Ndoshta pastaj nga turpi nuk e veprojne me gjestin e pisanjosit.

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Tani i papare, paska shetit gjithe galaktiken.

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    tirana per shkak te pozicionit te saj gjeografik eshte si nje pellg apo pus natyral qe mbledh ujera te ndotura dhe heret a vone ata qe e jetojne jeten apo fiset e pasanikeve(ndarja bashkekohore e shoqerive)do te vendosen ne qytetet prane ose larg saj nese nuk do te migrojne jashte shtetit fare.

  20. #19

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Sa ekzagjerim! Vertete ka zona qe kundermon ere, e qe mbeturinat shihen ne shume vende, por nuk eshte aq keq. Takse pastrimi-gjelberimi e paguan cdo familje, njerezit kane filluar te ndergjegjesohen per rregull e papasterti, por pikerisht kto "llapazanet" qe ankohen kaq shume jane te paret qe hedhin mbeturinat kudo e thone: pse me kjo qe hodha une e beri pis kete qytet?
    Tirana ka ndryshuar dukshem, eshte rritur gjelberimi e "zbukurimi" e gjithashtu pastertia. Te pakta jane vendet qe kane mbeturina ne toke, sepse ka kosha plehrash kudo. Duhet absolutisht nje fond i ri per keta kosha e per makinat mbledhese, por punen e bejne shyqyr.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  21. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Artan Fuga: Tirana është një ‘hale’ qyteti më i ndotur në galaktikë

    Sa optimizem qe ka ketu lart ?!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •