Ngjarjet ne Kumanove në të cilën humbën jetën si pasojë e përplasjes së forcave qeveritare dhe të policisë me grupin e armatosur me uniforma 22 vetë, duke përfshirë dhe dëme të mëdha në lagjen e Trimave, reflekton në radhë të parë situatën jo të mirë politike në Maqedoni në të cilën qeveria aktuale kryesuese e Gruevskit po bën ç`është e mundur për të qëndruar sa më gjatë në qeverisjen e Maqedonisë.
Ngjarjet që paraprinë këët konflikt të armatosur të forcave qeveritare dhe policore me grupin e armatosur me uniforma një pjesë e të cilëve sipas Almakos ishin të ardhur nga Kosova dhe pjesa tjetër ishte nga rrethinat e Kumanovës, paraqitnin një situatë të ndërlikuar politike në Maqedoni në të cilën Opozita Parlamentare e drejtuar nga Kryetari i LSDM , Zajev, u largua nga Parlamenti për shkak të akuzave kundër qeverisë për përgjime telefonike, dhe kërkesat për dorëheqje ndaj kryetarit të qeversë Maqedonase Gryevski. Mesa duket nuk kanë qënë vetëm përgjimet ato që shkaktuan një valë zemërate në opozitën Maqedonase por ka qënë dhe gjëndja jo e mirë ekonomike e Madeonisë pa përmëndur pastaj problemet që lidhen me fqinjët sidomos me Greqinë për problemin e emrit si dhe lidhjet e ngrohta me Rusinë.
Faktori politik shqiptar në këto probleme të Maqedonisë ka qënë i ndarë dhe pjesaqë merr pjesë në qeveri ka një veprimtari të mefshtë, dihet që në qeverinë Maqedonase merr pjesë kryetari i BDI Ali Ahmeti.
Pas disa javësh problematike të tillë të vështirë përballë qeverisë maqedonase ku nga njëra anë
Duhej të përballej nga akuzat e opozitës nga ana tjetër me problemet e vështirësive ekonomike dhe së treti me faktorin e jashtëm BE dhe SHBA të cilët kërkojnë stabilitet në Maqedoni , qeveria Gruevski mesa duket bëri një përpjekje për të çvendosur vëmëndjen nga problemet acute politike brënda qeverisë e cila është aktualisht e gozhduar nga akuzat e Opozitës e cila ka lënë edhe parlamentin, krijoi një zhurmues tjetër atë të një përplasje etnike midis një grupi të armatosur të veshur me uniformë (sipas mediave maqedonase) të ardhur nga jashtë (nga Kosova) ku në përbërje të këtij grupi kishte dhe shqiptarë maqedonas.
Ky skenar konfirmohet edhe nga KomandantHoxha i cili e ka emrin Xhezair Shaqiri i cili përmëndi se Ali Ahmeti , Kryetar i BDI në qeveri me disa Ministra, ka kontaktuar dy ditë për[ara ngjarjes me Komandant Malishevë, mesa duket për të bërë një aksion ditën e përvjetorit të rënies së Komandant Kushtrimit i cili është vrarë na forcat maqedonaseme 12 maj 2010.
Në fakt Komandant Kushtrimi quhej Harun Aliu i cili ka formuar UÇK e Maqedonisë dhe ka qënë gjithashtu edhe Kryetar i Partisë Alternative Kombatare.
Ky skenar, sipas Komandant Hoxhës mesa duket është kryer për të çvendosur vëmëndjen e opinionit maqedonas shqiptar dhe maqedonas në konfliktin e vjetër etnik dhe problemet e vjetra të parealizuar të Marëveshjes së Ohrit, me qëllim që qeveria aktuale e drejtuar nga Gruevski maqedonase të mbijetojë.
Fakti që nuk ka pasur situatë ndezëse në rajonin e Komanovës dhe në Shkup për problemet etnike e konfirmojnë edhe demonstratat e përbashkëta me shqiptarë dhe maqedonas në Shkup dhe Kumanovë të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë për shkak të skandaleve të përgjimit por edhe për shkak të problemeve ekonomike.
Në deklaratat e demonstruesve sidomos atyre maqedonas, shprehet qartë se nuk ka ndonjë konflikt etnik midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë përiudhe, por ata kërkojnë kushte më të mira jetese, punësim, dhe qeverisje më të mirë.
Dorëheqjet që pasuan pas ngjarjes së Kumanovës pas vrasjes së 22 personave dhe dorëzimit të 5 individëve të armatosur në duart e policisë dhe ushtrisë maqedonase tregon se situata politike në vënd është e pastabilizuar.
Anëtarë të qeverisë Gruevski,si Ministrja Jankulovska, Shefi i Shërbimit sekret Sasho Mjalkov dhe Ministri i Transportit Mile Janakievski, janë dorëhequr gjq që tregon se qeverisja po kalon një krizë të rënë politike por jo nga shkaqet e përplasjeve etnike siç u mundua të paraqitet në public nëpërmjet kësaj ngjarjeje tragjike, sepse vetë opozita maqedonase me partinë kryesore opozitare të drejtuar nga Zoran Zajev është larguar nga parlamenti në shënjë proteste për përgjimet dhe keq-qeverisjen e vëndit nga Kryeministri Gruevski i cili po paraqitet si një dictator i vogël.
Faktori ndërkombëtar si ambasadorja gjermane në Maqedoni Kristinë Althauer i ka kërkuar liderit të opozitës maqedonase të kthehet në parlament.
Problem tjetër kritik është paraqitja jo e mirë e qeveritarëve shqiptare në qeverinë Gruevski në të cilën Kryetari Ali Ahmeti i BDI është vënë me shpatulla në mur për përkrahjen pa rezerva që i ka bërë qeverisë Gruevski , në vënd që të reagonte ndaj ngjarjeve.
Sidoqoftë prania e deputeteve të BDI në Kumanovë për të parë dëmet e shkaktuara nga lufta dy-tre ditore nuk është mirëpritur nga popullata shqiptare në Kumanove sidomos në `lagjen e Trimave` një lagje me shqiptarë ku ndodhi ngjarja. Dihet se në Kumanovë popullata shqiptare sipas Censusit të vitit 2002 përbën 18.27% të popullatës dhe popullata maqedonase përbën 42.8% të popullatës prej rreth 100.000 banorësh të Kumanovës.
Sot Qeveria Gruevski ka paraqitur një plan masash për të kompensuar dëmet në këtë qytet duke premtuar të japë një financim të bollshëm për familjet e dëmtuara dhe për familjet që kanë patur të vrarë.
Megjithatë zërat se anëtarët shqiptarë të qeverisë Gruevski do të largohen nga qeverisja, janë kundërshtuar nga Abdilaqim Ademi.
Sipas Sekretarit të Përgjitshëm të BDI Abdilaqim Ademi, ai citohet të ketë thënë dje: “As unë e asnjë ministër shqiptar nuk jemi dorëhequr për dallim nga kolegët tanë maqedonas. Nesër do të ketë seancë qeveritare për ministrat e rinj, në ora 13″ tha për Portalb, Ademi (http://almakos.com/permalink/78246.html).
Qëndrim të matur ka treguar qeveria jonë dhe qeveria e Kosovës përballë kësaj krize politike në Maqedoni, qëndrim identik me atë të BE dhe SHBA për të stabilizuar gjendjen, dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur si dhe zbardhjen e ngjarjes. Ky qëndrim i qeverisë tonë dhe qeverisë kosovare është një goditje ndaj aventurierëve nacionalistë të ndonjë partie shqiptare apo individëve të cilët mezi presin (për interes të dikujt) për të destabilizuar situatën në Maqedoni dhe në Rajon.
SHBA dhe BE kanë qënë dhe mbeten kundër ndryshimit të kufijve aktuale dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve nëpërmjet integrimit të vëndeve të rajonit.