Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Rama me gratë: “Mos u tutni, tani qefin e dhunës e kam me burrat”

    Erjon Veliaj: Do ua qaj hallet grave si të jenë hallet e mia

    Kryeministri Edvin Rama zhvilloi dje një takim me gratë që garojnë për këshillat bashkiakë, duke mbajtur një fjalim “uniseks”, sepse porsa arrinte klimaksin e batutave për pjesëmarrjen e grave në politikë, s’linte pa futur Erjon Veliajn në rolin që duhet të ketë si “hasani i grave”. Sikur të mos mjaftonte kjo, vetë Erjoni mori fjalën që mund të përmblidhet në “do jua qaj hallet si një grua”.

    Marrëdhëniet e Ramës me “gruan” janë mëse të ditura, e po aq janë dramatike dhe tragjike. Por, tashmë velja nga dhuna që ka ushtruar mbi gratë e ka bërë që të ndërrojë dorën e të ushtrojë dhunë mbi burrat, nga rangu i drejtorëve deri tek rangu i ministrave. Jehonat e britmave dhe goditjeve ndaj ministrave në Kryeministri dëgjohen edhe në bulevard sapo hapet ndonjë dritare, ndërkohë që ministrat shihen të dalin me shenja në fytyrë ose me duar të thyer nga kryeministria. Të vetëdijshëm se dhuna e Edvnit është bërë zakon, drejtorët dhe ministrat kanë filluar të mbajnë me vetë pudër, si masë paraprake për të fshehur të nxirat. Thyerjet e duarve nga ministrat apo drejtorët justifikohen me shprehjen klishe të telenovelave si “rashë nga shkallët”. I gjithë ky krim dhe dhunë që shihet nëpër Shqipëri ndoshta e ka burimin tek fakti se kemi një kryeministër të dhunshëm po të analizojmë shkallën e përhapjes së këtij ceni të Ramës. Pra, kryeministri rreh ministrin, ministri rreh drejtorët, drejtorët rrahin policët, policët rrahin qytetarët.

    Mediat kanë raportuar rrahjen ndaj Damian Gjiknurit, britmat ndaj Sajmir Tahirit e jo se për shkak se s’bëjne punët e shtetit, por për shkak se s’bëjnë punët e Ramës. Për gratë, është përmirësuar disi, e ka zbritur me dhunën verbale, me të sharat ndaj bashkëshorteve të ministrave apo vetë ministrave femra, që janë parë të qajnë me gulç në Kuvend, siç ishte rasti i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro
    gazeta55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Rama me gratë: “Mos u tutni, tani qefin e dhunës e kam me burrat”

    Gazeta 55 ne fakt eshte gazete e besueshme.
    E pavarur dhe subjektive.
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •