-
Basha:Kërcënimet me prerjen e ujit dhe dritave, shenjë paniku që ka mbërthyer Ramen.

Kreu i Opozitës takim me banorët e Paskuqanit: “Qytetarët e bashkuar do të ndalin të keqen me 21 Qershor”
Nga Paskuqani, kreu demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar të majtët për mos mbajtjen e asnjë premtimi si dhe zhytjen e vendit në varfëri të plotë. Sipas Bashës, kërcënimet e Ramës janë shenjë e panikut që ka mbërthyer partinë Socialiste. Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se 21 qershori do të jetë dita e llogaridhënies para qytetarëve, për premtimet e pa mbajtura, për keqqeverisje, për abuzimin me pushtetin dhe arrogancën e tyre.
Banorët e Paskuqanit: “Asnjë premtim i mbajtur në këto dy vite. Vota jonë shkon për ofertën e re, për dinjitetin, për punën”
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëbisedoi dje me banorë të komunës së Paskuqanit. Zhgënjimin e madh për mos mbajtjen e asnjë premtimi, për përkeqësimin e jetës për varfërinë, për papunësinë, qytetarët e Paskuqanit të majtë e të djathtë i janë shprehur kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Në Paskuqan, anëtarët e PS-së dhe LSI-së u shprehën se janë dyfish të zhgënjyer dhe të poshtëruar. Ata u kanë kërkuar votën dy vjet më parë bashkëqytetarëve të tyre, me shpresën se premtimet e dhëna do bëhen realitet por sot jo vetëm që nuk është mbajtur asnjë premtim por banorët e Paskuqanit jetojnë më keq ndaj dhe kanë kërkuar të bashkojnë votat me qytetarët e tjerë të cilët duan një ofertë të re, duan punë dhe dinjitet.
Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se 21 qershori do të jetë dita e llogaridhënies para qytetarëve, për premtimet e pa mbajtura, për keqqeverisje, për abuzimin me pushtetin dhe arrogancën e tyre. Papunësia është rritur, çmimi i energjisë dhe i karburanteve është rritur, taksat janë rritur, asnjë legalizim nuk është bërë falas, mijëra shtëpi dhe objekte janë prishur në kundërshtim me ligjin, tha zoti Basha, ndërsa shtoi se qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që premtoi dy vjet më parë. “Për dy vite me radhë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, kjo dyshe e së keqes që ka kapur Shqipërinë i janë shmangur llogaridhënies, i janë fshehur llogaridhënies, i kanë ikur ballafaqimit me ju. E patë se si dy javët e para u rrekën të riciklonin prapë premtimet e para dy viteve. Me një ambalazh pak ndryshe, po të njëjtat premtime, po të njëjtat mashtrime. Kur e panë se nuk po u ecte, nisën me kërcënime. I ka kapur ankthi, paniku, janë në ethe. Tani u thonë shqiptarëve, po nuk na votuat do ju heqim ujin, bukën, punën, a thua se ka punë, po nuk na votuar do ju heqim dritat. Çfarë e pandehin veten këta? Shqiptarët po qeshin por edhe po ziejnë me këto kërcënime të drejtpërdrejta, të padëgjuara në 25 vite. Po çfarë e pandehin veten këta, pronarë të ujit, të tokës, të pronave publike, pronarë të shtëpive tuaja, pronarë të bukës së gojës të të varfërve që i kanë shtuar me politikat e tyre? Prit kur të thonë se janë edhe pronarë të qiellit e diellit.
Ata e kanë kuptuar se shqiptarët janë të bashkuar në vendimin e tyre, për t’u dhënë mësimin që meritojnë në 21 qershor, të djathtët e të majtët sepse ashtu si opozitarët, si mbështetësit tanë, edhe të majtët këtu në Paskuqan e në të gjithë Shqipërinë janë po aq të papunë, paguajnë çmime po aq të larta, janë po aq të regjistruar në listat që zgjaten e shtohen të ushqimeve, sa edhe të djathtët. Janë po aq të pamundur të paguajnë faturat e energjisë elektrike, janë po aq të goditur nga kërbaçi i arbitraritetit dhe arrogancës, gjobave, kontrolleve, kërcënimeve me burg dhe janë dyfish të zhgënjyer se ndryshe nga votuesit tanë besuan se me të vërtetë do të vinte Rilindja” – u shpreh z. Basha.
Reagim/ Bashkia Kamëz- Pjerin Ndreut: Mos ngatërro adresën e Qendrës së Votimit me adresën e banimit të qytetarit
Bashkia Kamëz reagon ndaj deputetit Pjerin Ndreu, i cili i gjendur në panikun e madh të humbjes së thellë që e pret PS-në dhe kandidatin e saj, Safet Gjici, në Kamëz, po aludon për manipulim gjoja të zgjedhjeve me listat! Sa i përket listës së zgjedhësve është krejt e kundërta e asaj që pretendon Pjerin Ndreu. Paturpësisht, z. Ndreu thotë se Gjendja Civile Kamëz ka regjistruar 187 persona me një kod, sikur jetojnë në të njëjtën shtëpi, por i kujtojmë Pjerinit të mësojë se ajo që paraqet ai është adresa e qendrës së votimit, jo numri i banesës së qytetarit!
Kjo mazhorancë po tenton vetë të manipulojë zgjedhjet si në rastin e Durrësit dhe kujton se edhe kundërshtarët politikë të tyre bëjnë të njëjtën gjë. I kujtojmë Pjerin Ndreut se ndryshe nga Durrësi, ku lista u fry me 2700 banorë, numri i banorëve që pretendon Ndreu prej vitesh janë banorë të Kamzës dhe se lista totale jo vetë që nuk ka fryrje, por ka 206 votues më pak.
Ju bëjmë me dije sa më poshtë thuhet në deklaratën e bashkisë Kamëz se: “Në momentin e gjenerimit të listës së zgjedhësve në muajin shkurt 2015, Bashkia Kamëz kishte 60.490 votues dhe në këtë moment ajo ka rënë në 60.284, pra 206 votues më pak, ndërkohë në Durrës 2700 më shumë. Nëse marrin në konsideratë numrin e familjeve që kanë ardhur nga muaji janar e në vazhdim ka qenë konstant, duke iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, ku trendi i tyre ka qenë në ulje dhe jo në rritje, siç pretendojnë kundërshtarët, të cilët e bëjnë për të mbjellë tym, për të justifikuar humbjen e sigurt që i pret në Kamëz. Këto familje janë të ruajtura dhe të verifikueshme nga të gjithë ata që dëshirojnë. Nëse gjatë vitit të kaluar në Kamëz numri i familjeve të ardhura kalonte mesataren 40 familje në muaj, këtë vit që ata kanë pretendime, nuk qëndron, pasi ardhjet janë në ulje. Dhe në muajin maj, që edhe ngrihet pretendimi, kanë ardhur vetëm 5 familje dhe numri mesatar i personave është 4. Pra, kanë ardhur gjithsej 16 persona, gjysma e të cilëve nuk janë votues”.
gazeta55
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt