Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Rama: Kandidatët e PD-së, armiq

    Rama: Kandidatët e PD-së, armiq


    Po i shtrëngohet dara e ndëshkimit elektoral, prandaj Edi Rama ka hequr dorë nga propaganda bajate se zgjedhjet janë thjesht vendore dhe jo votëbesim për të. Tani ai po i sulmon rivalët e opozitës si armiq, si vegla që s’i duhen as dreqit, duke shantazhuar votuesit se veç ai do të ruante stabilitetin e vendit, po të votohej si qëmoti, me shifra, herë plebishitare e herë publiçitare

    Pyetja e Ditës: A i shohin vëzhguesit e OSBE-së kërcënimet ditën për diell të kryeministrit?



    I mbetur pa një alternativë dhe program të besueshëm, nisur edhe nga humbja e mbështetjes popullore krahasuar me dy vite më parë, Edi Ramës s’i mbetet gjë tjetër veçse të kërcënojë votuesit shqiptarë. Prej dy ditësh ka nisur një fushatë denigrimi dhe përçmimi ndaj të gjithë qytetarëve, ata të cilët i kanë rezistuar deri tani eksodit, duke iu thënë se po votuan kandidatët e opozitës do mbeten “pa bukë dhe pa ujë”. Si asnjëherë më parë për një kryeministër, që vetëm dy vite më parë është votuar për të ardhur në pushtet dhe për të realizuar premtimet, Rama po bën të paimagjinueshmen duke u vënë në krye të një fushate të pisët të mbushur me fyerje dhe kërcënime. Si të mos mjaftojnë “skifterët” dhe mashtruesit e pazakontë të cilët vetëm shfajësohen dhe s’mbajnë përgjegjësi për asgjë, del në ballë të fushatës së bërë baltë, vetë ai i cili është përgjegjësi numër një për krizën ekonomike, papunësinë, terrorin shtetëror etj. Dhe në kushtet kur nuk ka çfarë të ofrojë më, pasi premtimet e 2013-ës janë ende të freskëta si mashtrime të paskrupulla të një kryeministri dhe qeverie pa vizion, por vetëm për të mbushur xhepat e tyre dhe të klientelistëve, nxjerr në “shesh të betejës” kartën e fundit të cilën pretendon ta përdorë si kamardare shpëtimi. Po u thotë njerëzve se “kandidatët e PD s’i hyjnë në punë as dreqit” dhe se po i votuat ata, siç edhe konfirmojnë prognozat e kompanive të sondimit, atëherë ai jo vetëm që nuk do të investojë në infrastrukturë, s’do rrisë pagat dhe pensionet, as ndihmën ekonomike, por do t’i lërë edhe pa bukë e pa ujë. Ky është nënteksti i deklaratave të Edi Ramës duke lënë të kuptohet se kandidatët e opozitës, të cilët për hir të së vërtetës janë figurat më të mira në qarkullim, që vijnë nga fusha e mjekësisë, akademikë të njohur dhe profesionistë të fushave të ndryshme, janë armiqtë e tij. Dje në Tepelenë, gjatë prezantimit të kandidatit Tërmet Peçi, Rama e shqiptoi sa hap e mbyll sytë se ai nuk do financojë projektet e kryebashkiakëve të PD-së dhe se hakmarrja e tij ndaj qytetarëve, zgjedhësve, do jetë shumë më e ashpër se eksodi aktual. Sipas Edi Ramës, Shqipëria nuk duhet të bëjë zgjedhje fare sepse kandidatët e opozitës, siç ai thotë, kërkokan t’i merrkain peng qytetet, duke bllokuar zhvillimin. Një presion i hapur ky ndaj qytetarëve dhe votuesve të majtë e të djathtë, njësoj si në diktaturë ku vota për kundërshtarin bënte zhurmë dhe automatikisht identifikoheshe armik i partisë. E vërteta është tjetër në fakt, ai i cili e ka marrë peng Shqipërinë është Edi Rama. Të shtyrë nga kushtet e një depresioni social, sot shqiptarët po marrin rrugën e eksodit sepse qeveria nuk mbajti asnjë prej premtimeve me të cilat erdhi në pushtet. Në vend të punësimit të 300 mijë shqiptarëve, kanë humbur vendet e punës mijëra shqiptarë. Papunësia është rritur në mënyrë të frikshme me 26%. Premtoi shëndetësi falas dhe sot shqiptarët paguajnë disa herë më shumë. Premtoi legalizime falas dhe çmimi i hipotekës sot kushton shumë më tepër se para 2 vitesh. Ky është dështimi i qeverisë i cili ka prodhuar një depresion social me pasoja të pallogaritshme. Dhe kryemashtruesi del në mënyrë të turpshme të kërcënojë votuesit dhe kandidatët e opozitës t’i quajë armiq, thjesht se ndjen fundin e tij politik në 21 qershor.

    Rama prezanton Tërmetin e fitoreve “publiçitare” në Tepelenë/Tërmet Peçi, kryebashkiaku në largim i Tepelenës, por që u kandidua për një mandat të dytë nga Edi Rama, u bë i njohur përpara opinionit publik prej gafës së tij në mitingun prezantues, se fitorja e tij do të ishte “publiçitare”. Kjo është arritja më e madhe e Tërmetit të Ramës dhe “gjurma” e tij e vetme në 4 vitet e drejtimit të Bashkisë së Tepelenës, duke u bërë gazi i botës aq sa s’është në gjendje të shqiptojë saktë një fjalë të vetme. Gjithsesi do të mbahet mend si njeriu që shpiku fitoret “publiçitare”. Dhe padyshim që fitoret “publiçitare” siç edhe shqiptohet gërmë për gërmë do ta ndjekin Edi Ramën, Tërmetin dhe të gjithë “tërmetët” e tjerë. Këtu gjen vend edhe shprehja e Ramës se “të tillë kandidatë s’i hyjnë në punë as dreqit”. E vërteta është e bindshme se një kandidat i tillë nuk i duhet as dreqit dhe jo ata të cilët ai i sulmon politikisht. E sigurt është se me Tërmetin e fitoreve “publiçitare” dhe “tërmetët” e tjerë në 61 bashkitë e vendit, Rama do ta shohë me dylbi fitoren plebishitare.

    Postimi në Facebook, Berisha: Rama bën rezil Flamur Bimen dhe Stefan Çipën! Stefani ia kthen: Ramës kur i vjen humbja laget të dera e shtëpisë/Ish kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se Edi Rama ka nisur një “luftë” të paprecedentë ndaj dy kryebashkiakëve në largim të PS, Flamur Bimes në Gjirokastër dhe Stefan Çipës në Sarandë. Vizitën e fundit në Gjirokastër, shkruan Berisha, Rama e përdori për të sharë dhe fyer Flamur Bimen, të cilin më herët e kishte kërcënuar me dosjen e abuzimeve. Të njëjtin fat, sipas tij, pati edhe Stefan Çipa. Por ky i fundit, vijon komentin e tij ish kryeministri, ia ktheu përgjigjen duke i kujtuar se Ramës sa herë i vjen humbja i shpëton sh***a në derë të shtëpisë. “Tek paraqiste kandidaten e “aleancës së qelbësirave” në Gjirokastër, Rama, i cili kishte bërë gati dosjet e burgut për Flamur Bimen dhe Çipën në rast se nuk do tërhiqeshin me kokë të ulur nga kandidimi, bëri sot rezil para qytetarëve Flamur Bimen dhe ndër të tjera, si për t’ia nxirë emrin Flamur, e nxori dhe antikombëtar etj etj. Pas kësaj, Rama talli publikisht dhe me cinizëm në Gjirokastër atë dhe Stefan Çipën duke iu drejtuar qytetarëve me përçartjen e tij se Flamurin dhe Stefanin i mundi pushteti i grave! Në të vërtetë prapa kësaj talljeje bajate qëndronte dhe kërcënimi ndaj tyre. Rama me këtë u tha Bimes dhe Çipës se ata janë të mundur sepse kështu thotë dhe do ai, paçka se nuk i lejoi të votohen asgjëkundi, ta mbyllin gojën përndryshe do kenë fatin e Gjikës dhe Baftjarit! Stefani iu përgjigj: Ramës kur i vjen humbja laget apo e bën sh…..në derë të shtëpisë!”, shkruan Berisha në profilin e tij zyrtar të Facebook.
    gazeta 55
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-05-2015 më 20:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •