-
Sherr ne Internet për femrat më të bukura ndër vite
Nje foto ketu e Aurela Gaces

Artikull nga Janula Vila
Një deklaratë e botueses Arlinda Dudaj se këngëtarja Eli Fara nuk është një femër e bukur, është pasuar me reagime të ashpra, fyerje dhe sharje në rrjetet sociale, nga mesnata e të mërkurës. Pas përgjigjes së këngëtares së njohur nga Korça, ka reaguar edhe kolegja nga Vlora, Aurela Gaçe dhe fansa. Debati nisi pas emisionit “Opinion”, ditën e mërkurë, ku u trajtua tema “Femrat më të bukura ndër vite”. Diskutimi rreth kësaj teme nuk përfundoi në studio, por vazhdoi të komentohet dhe debatohet edhe në rrjetet sociale. Shkak i këtij diskutimi të vazhdueshëm u bë deklarimi i botueses Arlinda Dudaj kundrejt bukurisë së këngëtares korçare, Eli Fara.
Në emision u prezantua një listë me emrat e femrave më të bukura shqiptare ndër vite. Stafi i “Opinon” kishte përzgjedhur këto emra duke u nisur nga preferencat e komentuesve në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ishte edhe këngëtarja, Eli Fara. Gjatë rrjedhës së emisionit botuesja Arlida Dudaj ka shprehur mendimin e saj, duke e konsideruar këngëtaren si një femër jo të bukur. Ky mendim personal i Dudajt është kundërshtuar nga fotografi, Endrit Mërtiri i cili është shprehur se: “Çfarë nuk ka bukur Eli Fara?”. Fotografi e kundërshtoi këtë mendim duke iu referuar tipareve të fytyrë së këngëtares duke përmendur vetullat, sytë, formën e buzëve, mollëzave etj. E gjithë kjo ka mjaftuar që diskutimi të vazhdojë në rrjetin social Instagram, pikërisht në profilin e fotografit Mërtiri.
Këngëtarja korçare, Eli Fara nuk e ka pritur mirë deklaratën e botueses Dudaj kundrejt saj. Në një prej komenteve në Instagram këngëtarja ka shkruar: “Sa keq duken ca qenie ‘njerëzore’ që nuk iu dallon dot gjininë... dhe iu jepet e drejta e fjalës apo gjykimit...Uaaa!!! Qesharaket pa vlera... Sa Gjynah!!!”. Në mbështetje të këngëtares korçare ka qenë edhe mikesha e saj këngëtarja, Aurela Gaçe. “Aq shumë plasin ca, sa nuk bëjnë dot as hipokriten. Kushedi çfarë halli kanë”, ka shkruar në një koment Aurela Gaçe. Eli Fara ka komentuar edhe më tej në këtë postim duke shkruar: “Vallë duhet të merret njeriu më këto lloj insektesh”, duke iu referuar ndoshta botueses Arlinda Dudaj.
Diskutimi është zhvilluar në orët e vona të natës të së mërkurës dhe të enjtes, ku kanë marrë pjesë edhe shumë fansa të ndryshëm, por ky postim është fshirë mëngjesin e djeshëm nga fotografi Endrit Mërtiri. Por revista online “Anabel” arriti t’i marrë mesazhet, përpara se të fshihen, duke i hedhur në rrjet. Diskutimet, komentet dhe mendimet rreth kësaj çështje kanë vazhduar përsëri gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook. Këtë herë postimet janë bërë nga këngëtarja Aurela Gaçe në faqet e saja zyrtare në këto dy rrjete sociale. Në rrjetin social Facebook dhe në Instagram ajo i ka dedikuar një këngë mikeshës së saj, Eli Fara, duke u shprehur: “Le të rrjedhë çeliku, për dyfek e plugje, le të pëlcasë armiku, moj kala e kuqe.
Këtë vargun e fundit mund ta ndërrojmë, si për shembull me vargun “moj molla e kuqe", hahahaha epo.... mirë atëherë.... si drenovare që je, i bie të të këndohen shumë këngë”. Fansa te dy këngëtare kanë dalë në mbështetje të tyre duke komentuar me shumë dashuri për të dyja. Në Instagram ata e kanë cilësuar botuesen Arilda Dudaj si një peudoopinioniste dhe që përgjigjen e mori në atë emision. E ndërkaq Aurela Gaçe është shprehur se Eli Fara është një nga ato femra, që tek ajo njerëzit duan dhe pëlqejnë shpirtin e saj dhe se njerëzit e mirë janë gjithmonë të bukur.
Në këtë postim nuk kanë ngelur pa komentuar dhe Eli Fara. “E madhe je.... qentë le të lehin....”, është shprehur ajo. Po kështu në mbështetje këngëtares korçare ka dalë edhe balerina, Enada Hoxha. “Nuk e di, por kjo zonjë çdo ditë e më e shumë po i kalon limitet e bukurisë!!! Je zemër moj Eli Fara, akoma dhe më shumë është zemër edhe Aurela”, ka komentuar ajo në Instagram. Këngëtarja Eli Fara ka pasur një mbështetje të madhe nga publiku shqiptar, nga çdo grupmoshë, duke e simpatizuar atë jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe si një njeri me shumë vlera që mbart një zë të mrekullueshëm.
Eli Fara: Nuk gjykohet njeriu nga bukuria
Në diskutimin që zgjati me orë të tëra në rrjetet sociale dhe që tërhoqi vëmendjen e mijëra fansave brenda dhe jashtë vendit këngëtarja korçare, Eli Fara ka shprehur mendimin e saj për temën mbi diskutimin e bukurisë së saj nëpërmjet komenteve në rrjetin social Instagram. Për gazetën “Shekulli” ajo është shprehur se çdokush ka mendimin e vet. “Nuk më pëlqejnë që njerëzit t’i gjykojnë vetëm nga bukuria. Për mua rëndësi nuk ka pamja e jashtme, por ajo çka është njeriu përbrenda. E rëndësishme është të jemi njerëz të mirë dhe zemërmirë. Unë tashmë njihem nga të gjithë dhe kam krijuar figurën time”, rrëfeu ajo. E pyetur për mendimin konkret të botueses Dudaj ajo nuk u prononcua. “Jam shumë e lumtur në punën time dhe për këngën që do të nxjerr në treg së shpejti”, u shpreh ajo.
Shekulli
-
-
Për: Sherr ne Internet për femrat më të bukura ndër vite
Ja si reagon Eli Fara

me poshte Erlinda Dudaj

Emisioni i mbrëmshëm i ‘Opinion’ i titulluar ‘Femrat më të bukura ndër vite’ nuk ka mbetur vetëm në atë çfarë është diskutuar
në studio, por ka vazhduar të komentohet edhe më gjatë në rrjetet sociale dhe shkak për këtë është bërë një mendim i
botueses Arlinda Dudaj, kundrejt bukurisë së këngëtares korçare, Eli Fara.
Stafi i “Opinion” kishte përzgjedhur një listë me femrat më të bukura shqiptare ndër vite sipas komentuesve
në Facebook që përfshinin në listën e femrave më të bukura shqiptare, ndër të tjera, edhe këngëtaren Eli Fara.
Arlinda Dudaj, ka shprehur mendimin e saj, duke mos e konsideruar këngëtaren korçare si një femër të bukur.
Por ky mendim personal i Dudaj-t është kundërshtuar në studio nga fotografi Endrit Mërtiri, i cili është shprehur
‘Çfarë nuk ka të bukur Eli Fara” duke iu referuar tipareve të fytyrës së këngëtares: vetullave, buzëve me forma, mollëzave, etj.
Kaq ka mjaftuar që diskutimi të vazhdojë edhe në rrjetin social Instagram, përkatësisht në profilin e Mërtirit.
Siç duket edhe nga komentet, Eli Fara është prekur dhe nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë të botueses ndaj
në një prej komenteve në Instagram ka shkruar: “Sa keq duken ca qënie “njerëzore” që nuk iu dallon dot
gjininë…dhe iu jepet e drejta e fjalës apo gjykimit…Uaaa!!! Qesharaket pa vlera…Sa Gjynah!”- shkruan fillimisht këngëtarja.
Në mbështetje të Eli Farës kanë qënë edhe mikesha e saj, këngëtarja Aurela Gaçe.”Aq shumë plasin ca,
sa nuk bëjnë dot as hipokriten. Kushedi çfarë halli kanë”- shkruan Gaçe. Këngëtarja korçare ka shkuar edhe më tej duke shkruar
“Vallë duhet të merret njeriu me këto lloj insektesh”, duke iu referuar ndoshta botueses Dudaj.
Megjithëse ky diskutim është zhvilluar mbrëmë vonë në profilin e Endrit Mërtirit
në Instagram, ky i fundit ka zgjedhur të fshijë foton herët në mëngjes. /Anabel/
--------
Erla Mehilli thote
Sish qihet
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt