Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pranga arkëtarit të postës, vidhte lekët e faturave

    Shekulli

    Prej më shumë se 5 vitesh një punonjës i postës në Vlorë, paratë që banorët e fshatit Shushicë i paguanin për energjinë elektrike, i përvetësonte në mënyrë abuzive. Falë kësaj metode punë në pozicionin e ish-punonjësit të “Posta Shqiptare” në fshatin Shushicë gjatë harkut kohor viteve 2009-2014, Arianit Kojdheli kishte mundur të përvetësonte shumën e 10 milionë lekëve. Kojdheli kishte mundur të vidhte edhe rreth 1.3 milionë lekë nga arka e postës, ku punonte si sportelist.

    Prokuroria e Vlorës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin Aranit Kojdheli, duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Hetimi për këtë shtetas ka filluar në dhjetor të vitit 2014, kur ai ishte paraqitur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke deklaruar vetëpërgjegjësi për vjedhjen e pagesave të kryera nga abonentë të ndryshëm për faturat e energjisë elektrike. Po ashtu, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallëzim qytetarë të ndryshëm për faturat që i kanë paguar dhe u rezultojnë të papaguara, si edhe një kallëzim nga drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare, Vlorë. I pandehuri është hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.

    I pandehuri Aranit Kojdheli ka ushtruar detyrën e arkëtarit pranë Postës Shqiptare Vlorë, Filiali Shushicë nga gushti i vitit 1996 deri më dhjetor të vitit 2014. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, nga viti 2007 e deri në muajin dhjetor të vitit 2014, shtetasi Arianit Kojdheli ka përvetësuar pagesat e energjisë elektrike që abonentët e OSHEE, banorë të Komunës Shushicë paguanin pranë Zyrës Postare Shushicë.

    Konkretisht, i pandehuri Aranit Kojdheli pavarësisht se pasqyronte faktin e pagesave të energjisë elektrike duke vulosur dhe nënshkruar në librezat e energjisë elektrike të abonentëve të OSHEE, nga ana tjetër, ai nuk e pasqyronte këtë fakt në listat e arkëtimeve të pagesave të energjisë elektrike për llogari të OSHEE, duke mos i derdhur në arkë shumat e paguara, e për rrjedhojë, duke i përvetësuar këto shuma për vete. Lidhur me shumat e mësipërme të përvetësuara, i pandehuri Arianit Kojdheli ka deklaruar se i ka shpenzuar në baste sportive, si dhe ka larë borxhet që ka marrë te shtetas të ndryshëm.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Pranga arkëtarit të postës, vidhte lekët e faturave

    Te vjedhesh para qe jane te lidhura me fatura eshte komplet idiotesi.
    Nje kontroll financiar te kap menjehere qe ke bere vjedhje.
    Ai thote qe me parate e vjedhura ka lare borxhe....
    Kesaj i thone vidh nga Piteri te paguash Polin lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-05-2015 më 21:41
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •