Dorjana Bezati
11 Maj 2015, 12:11

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, është vënë sërish përballë ligjit. Mbrëmjen e të shtunës, ai u arrestua në flagrancë nga forcat e komisariatit nr. 1 në kryeqytet. Mbi të rëndojnë akuzat e “dëmtimeve të tjera me dashje”, “plagosjes së lehtë” dhe “kanosjes”, pas një konfrontimi fizik me shtetasit Klodian Kadiu, 35 vjeç dhe Ergys Kadiu, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dëmtuarit janë vëllezër, pronarë të një lokali në rrugën “Ali Demi”.
Sherri mes këtyre personave ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës gjatë transmetimit të ndeshjes së futbollit Tirana – Skënderbeu, ku Hoxha së bashku me persona të tjerë që e shoqëronin ishin ulur në lokalin pranë fushave sportive në rrugën “Ali Demi”. Dy vëllezërit i kanë kërkuar Hoxhës dhe personave që e shoqëronin të largoheshin nga lokali i tyre. Shkak për këtë mësohet se është bërë një gjobë prej 12 milionë lekësh që INUV i kishte vënë subjektit që administrohej nga vëllezërit Kadiu. Vëllezërit mendonin se kjo gjobë ka qenë abuzive dhe e qëllimshme nga ana e Hoxhës. Ky fakt ka sjellë konfrontimin fizik mes tyre, nga ku mbetën të plagosur lehtë dy vëllezërit Kadiu dhe një inspektor i INUV-it. Sipas vëllezërve Kadiu, kreu i INUV-it në Bashkinë e Tiranës i ka kërcënuar ata se do t’u prishë lokalin. Të dy u shoqëruan gjatë orëve të mbrëmjes në spital, ku morën mjekimin për plagët e marra e më pas u larguan në banesat e tyre.
I plagosur mbeti edhe Fatjon Dani, me detyrë inspektor i INUV, pranë Bashkisë Tiranë, i cili ishte një prej personave që shoqëronte Florenc Hoxhën. Ai pretendon se vëllezërit Kadiu e kanë goditur me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Në rrjetet sociale ai ka bërë publike disa foto, ku shfaqet duke marrë ndihmën mjekësore nga plagët e pësuara gjatë konfliktit në rrugën “Ali Demi”.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso. Dje përmes një deklarate për shtyp në lidhje me arrestimin e Florenc Hoxhës, ai tha se, policia nuk reagon në lidhje me gjendjen e rëndë shëndetësore të shtetasit që ka mbrojtur kreun e INUV-it. “Arrestohet në flagrancë shtetasi Florenc Hoxha pasi është dhunuar në kokë, shpatull kraharor nga levat, grushtet dhe shkelmat e 5 personave. Shtetasi Fatjon D, i cili ka ndërhyrë në mbrojtje të shtetasit Florenc Hoxha gjendet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, në gjendje të rëndë. Rreziku për jetën për këtë të fundit, nuk raportohet nga policia se nuk është mediatikisht atraktiv, dhe e “shpëton” nga arrestimi për t’i bërë shoqëri Florencit”, tha Kaso.
Kjo nuk është hera e parë që Hoxha ka probleme më policinë, pasi edhe më parë ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla. Mbi të janë bërë shumë denoncime nga banorë të kryeqytetit, të cilët pretendojnë se janë dhunuar fizikisht. Rreth një vit më parë, ai u akuzua nga një familje në zonën e “Kinostudios” për dhunë, pasi u prishi abuzivisht murin rrethues të shtëpisë së tyre.
Në gusht të vitit të kaluar, Hoxha u përfshi edhe në një konflikt pronësie, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 40-vjeçari Ylber Isufaj, i cili i ka thënë për policinë se është qëlluar nga Hoxha dhe truproja e tij. Sipas Policisë së Tiranës, dyshohet se Isufaj është konfliktuar me Florenc Hoxhën
dhe shtetasin Sulejman I. për motive pronësie. Pak ditë më parë pranë banesës së tij u vendos një sasi eksplozivi, ndërsa rreth një muaj më parë ai u sulmua me thikë nga truproja i tij.
◾Mbi kreun e INUV rëndojnë akuzat e “dëmtimit me dashje”, “plagosjes së lehtë” dhe “kanosjes”, pas një konfrontimi fizik me pronarët e një lokali në rrugën “Ali Demi”
Dorjana Bezati[Shekulli]
===
Komenti im
Ky eshte nje artikull qe nxjerr ne drite qarte se si Florenc Hoxha ne me shume se nje rast abuzon me pushtetin e tij dhe kalon ne dhune fizike me pronare lokalesh
Sjellja e tij eshte komplet bulli,nje harbuteri dhe jashte cdo kornize dhe justifikimi ligjor.
Drurin qe ka ngrene e ka merituar,komplet ashole.Meriton burgun.
Mbi vellezerit,pronaret e lokalit rendon pergjegjsia qe te mos dhunojne klientet ne lokal,Kushdo klient qe hyn ne lokal
duhet ti sherbehet shpejt me korrektesi,miresjellje dhe respekt.Ky duhet te jete kodi i nje biznesi sherbimi te rregullt,si restorante,kafe,bare etj.
Edhe vellezerit,pronaret e lokalit jane sjelle harbuterisht si kaubojsa.Eshte Tirane dhe jo Teksas.
A1 Raport
Krijoni Kontakt