-
Përplasja Greqi-Shqipëri për detin Kathimerini:Ka presion mbi Tiranën - See more at:
Shqipëria ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes detare të vitit 2009 me Greqinë pas presionit të Turqisë dhe Italisë. Kështu shkruajnë mediat greke, sipas të cilave dhe nota e protestës që i është dorëzuar ambasadorit grek në Tiranë vjen në prag të vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
E përditshmja Kathimerini duke cituar një burim nga Ministria e Jashtme greke, thekson se Athina zyrtare do ketë një përgjigje për notën e protestës, ndërsa sinjali i parë ishte anulimi i një takimi mes ambasadorit shqiptar në Greqi me shefin e diplomacisë greke.
Tirana në notën e protestës kërkonte që Greqia të ndërpriste programit të kërkimit në det dhe të rishoh planin e saj për dhënien me koncension për kërkimin e naftës dhe gazit në detin Jon, pa u zgjidhur me parë çështja e kufirit ujor me Shqipërinë.
Kathimerini shkruan se ngërçi mes dy vendeve është për kuadratin Joni 5, koordinatat e të cilit përputhen me një pjesë të kuadratit 20, që Athina kërkon të japë me koncension gjatë ankandit të paralajmëruar në muajt e ardhshëm.
Tirana ka kërkuar që të mos jepet me koncension ky kuadrat, pa u zgjidhur më parë statusi i zonës përmes një marrëveshje të re për detin me Greqinë. Ndër të tjera e përditshmja greke shkuan se çështja e detit me Shqipërinë do të shkojë drejt institucioneve ndërkombëtare.
/shqiptarja.com
-
-
Për: Përplasja Greqi-Shqipëri për detin Kathimerini:Ka presion mbi Tiranën - See mor
TIRANE - Në fokus të konferencës së mbajtur mes dy kryeministrave Rama e Vuçiç ka qenë edhe diskutimi i çështjes së marrëdhënieve me Greqinë.
I pyetur nga gazetarët për emërimin e Shpëtim Idrizit si nënkryetar i parlamentit dhe reagimet e Greqisë, Rama u shpreh se në politikat e brendshme të qeverisë shqiptare nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë asnjë asnjë shtet tjetër.
Rama po ashtu tha se nuk do ta lejojë Athinën që ti tregojë Shqipërisë së si duhet të funksionojë parlamenti i zgjedhur nga sovrani.
“Ashtu siç ne nuk i tregojmë Athinës se kë duhet të zgjedhë në krye të parlamentit apo kë duhet të përfshijë në qeverinë ashtu nuk imagjinojmë që Athina apo çdo kryeqytet tjetër të na tregojë se si duhet të funksionojë parlamenti i zgjedhur nga populli sovran, është një problem tërësisht artificial”, u shpreh Rama.
'Deti', Rama: S'ka negocime me Greqinë para interesit kombetar
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Kryeministrit Shqiptarë Edi Rama dhe atij Serb, Aleksandër Vuçiç, Rama ka folur edhe në lidhje me marrdhënien e Shqipërisë me Greqinë duke u shprehur se dy vendet kanë marrdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë.
Ndërkohë, Rama ka theksuar se përpjekjet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët midis dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar, ” që për ne është çështje e interesit kombëtar”, - tha Rama , përpjekja për gjetjen e një gjuhe të përbashkët ka filluar që prej shumë vitesh.
“Për Greqinë kemi marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tsipras, e kam ftuar për një vizitë në Tiranë, do të isha i lumtur të vizitoja Athinën dhe nga ana tjetër nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe as qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore të diplomacisë informacion për kërkimet në det. Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje që për ne është çështje e interesit kombëtar, çështja e kufirit detar” – tha Rama.
Në vazhdën e kësaj, kryeministri Rama u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimet me Greqinë, ku ka përmëndur bashkëpunimin shumë të mirë me kryeministrin Samaras, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë negociatë për hirë të fqinjësisë së mirë e cila mund të cënojë interesin kombëtarë
“Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e nisur edhe në të shkuarën, kemi pasur bashkëpunim të mirë me kryeministrin Samaras, zgjidhëm problemin e vjetër të toponimeve dhe e kemi mbajtur haur kanalin e dialogut lidhet me çështjen e detit. Nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e fqinjësisë së mirë. Ne nuk jemi zotuar të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne dhe nuk e ushqejmë ne”, tha Rama.
Shqiptarja
-
-
Për: Përplasja Greqi-Shqipëri për detin Kathimerini:Ka presion mbi Tiranën - See mor
Negociata për detin ministri grek tregon muskujt : Ushtri në kufi
TIRANË - Greqia ka treguar dhëmbët ndaj Shqipërisë. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, ka deklaruar gjatë një vizite të tij në disa prej pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë se do të rihapë të gjitha postat ushtarake dhe do të riforcojë ushtrinë përgjatë kufirit shqiptaro-grek.
“Në verë, në kuadrin e këtij planifikimi që po bëhet dhe në bazë të urdhrave që janë dhënë nga unë dhe nga kreu i përgjithshëm i ushtrisë, do të rritet më tepër numri i rekrutëve në rajon. Do të ketë posta të reja, njësi komando që do të bëjnë lojëra ushtarake në zonë dhe helikopterë që duke vepruar mbi këtë rajon të vendit do t’u japin banorëve ndjenjën e sigurisë”,-ka deklaruar Kamenos.
I pyetur mbi pretendimet e ngritura nga Tirana zyrtare për kufijtë detarë, kryetari i “Grekëve të Pavarur”, ka deklaruar se sovraniteti i vendit nuk negociohet dhe askush nuk mund ta negociojë.
“Greqia as nuk frikësohet dhe as nuk ka për të dhënë një milimetër të tokës, ajrit dhe detit të saj”, u shpreh Kamenos.
Ministri Kamenos dhe partia e tij e djathtë njihen për pozicionime të kundërta me radikalët me të cilët bashkëqeverisin, përsa u përket çështjeve të emigracionit, por edhe marrëdhënieve me Turqinë dhe fqinjët e tjerë të Greqisë.
/shqiptarja.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt