Edhe une mendoj se KOASH, eshte vetem nje grup emrash ne leter. Pa dashur te hyj ne punet e tyre e brendshme. Gjithsesi pak rendesi ka per ne shqiptaret. Fakti eshte se, nje popull duhet te dije te cmoje lart ata baballare qe luftuan dhe sakrifikuan per kombin. Po keshtu dhe kisha duhet te jete mirenjohes atyre kristianve te cilet na dhane mundesine te flasim dhe te lexojme fjalen e Perendise ne gjhen qe vete Zoti na ka dhene. Nuk ka bekim me te madh se sa te flasesh e te lutesh ne gjuhen tende. Natyrisht qe merita eshte e Zotit, por edhe e atyre qe sakrifikuan per kete. Le tu jemi mirenjohes per jete dhe le te lutemi per jete qe Fjala dhe bekimi i Zotit ta mbuloje Shqiperine e dashur. Hiri i Krishtit le te sundoje ne cdo zemer dhe familje shqiptare. Kujtim te paharuar martireve te Krishtit, kombit dhe atdheut.
Krijoni Kontakt