Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti i Konkurrueshmërisë së Turizmit, Shqipëria e fundit në rajon

    Emri:  albania.jpg

Shikime: 632

Madhësia:  53.7 KB

    Sipas raportit të Konkurrueshmërisë Udhëtime dhe Turizëm 2015, organizuar nga Forumi Botëror Ekonomik, Shqipëria mban vendin e 106 në botë, në mesin e 141 shteteve.

    E krahasuar me rajonin, ajo gjendet në vend të fundit, mes të cilëve Kroacia renditet në vend të 33, Mali i zi në vendin e 67, Maqedonia ne vendin e 82 dhe po para vendit tonë në listë, Serbia me renditjen e 95.

    Raporti i Konkurrueshmërisë “Travel & Tourism 2015” është një indeks, studim i cili bazohet në një grup faktorësh dhe politikash, që mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit dhe Udhëtimeve (T & T), i cili nga ana e tij, kontribuon në zhvillimin dhe konkurrencën e një vendi.

    Sipas disa faktorëve kyç që ndikojnë në konkurueshmërinë e turizmit, vendi ynë renditet:
    – Sipas klimës së biznesit, vendin e 93 në botë, në rajon lë pas Greqinë dhe Kroacinë.
    – Sipas sigurisë, e 70 nga 141 shtete
    – Sipas konkurueshmërisë së çmimeve, e 93 në renditjen botërore.
    – Infrastruktura, vendi ynë renditet ndër më të ulëtit për këtë aspekt
    – Burimet kulturore: vendi ynë renditet ndër shtetet e fundit në botë
    Sa i përket renditjes së parë, Spanja kryeson listën, ndjekur nga Franca, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.

    Raporti tregon se rritja e udhëtimit dhe turizmit ende përbën një pjesë të madhe të ekonomisë globale (e cila vlerësohet të jetë rreth 9% e GDP-së globale) dhe të punësimit, ndërsa numri i udhëtarëve ndërkombëtare vazhdon të rritet. Sipas Këshillit Botëror të Turizmit ky sektor është parashikuar të vazhdojë në rritje me 4% në vit, më shpejt se shërbimet financiare, transporti dhe prodhimi, thotë raporti.

    Monitor

  2. #2

    Për: Raporti i Konkurrueshmërisë së Turizmit, Shqipëria e fundit në rajon

    Suksese qeverise per nje tjeter tregues ne rritje dhe per punen e vazhdueshme ne sherbim te qytetareve dhe ekonomise. Nga vendi 38 ne Europe para dy vitesh, ne vend te 36 tani. Nese vazhdojm me kete hap per 35 vjet dalim te paret en Europe.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •