Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani,
ka përuruar sot ambientet e rikonstruktuara të Poliklinikës Qëndrore në Tiranë, së cilës i janë shtuar edhe pajijse të reja ekografie dhe radiologjie.
Ministri Beqaj deklaroi se qeveria shqiptare po arrin me sukses një standart të ri në ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore për qytetarët.
Ndërsa ambasadori Gaiani tha se nuk është vetëm e rëndësishme pajisja me aparatura të reja, por përdorimi efiçent i tyre nga mjekët në shërbim të qytetarëve.
Investimi prej 11 milion eurosh përfshin pajisjen me aparate të reja ekzaminimesh jo vetëm në Tiranë, por edhe në poliklinikat e Gjirokastrës, Peshkopisë e Korçës.
(al.h/shqiptarja.com)
Krijoni Kontakt