Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Beteja për arsimin e lartë, Nikolla takon biznesin



    Pak kohë pas protestës së zhvilluar nga studentët para Kryeministrisë, ku
    kundërshtuan miratimin e reformës në arsimin e lartë, Ministrja e Arsimit,
    Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit lidhur me zbatimin e këtij ligji.

    Nikolla tha se reforma synon që të shkojë në përputhje edhe me kërkesat e biznesit,
    në mënyrë që të kemi profesionistë të dobishëm.

    “Këshilli i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, organ pranë MAS, do të ketë në përbërjen
    e tij një raport me një të katërtën, por që mund të rritet. Ndërkohë që kemi konstatuar
    se edhe aty ku përgatisim ekspertë për fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit nuk kemi cilësinë e duhur”, tha Nikolla.

    Disa nga anëtarët e komisionit për hartimin e ligjit të arsimit të lartë thanë se tanimë
    institucionet e arsimit të lartë do të vlerësohen edhe për performancën e tyre.

    “Të gjitha skemat e financimit të universitetit kanë një ndryshim nga ato që kemi pasur
    deri më sot, pasi nuk merret parasysh vetëm hyrja, por edhe formimi i studentëve në dalje,
    sa prej tyre i shërbejnë tregut të punës dhe sa integrohen ata në fushën ku janë diplomuar”, deklaroi një prej ekspertëve.

    Ligji për arsimin e lartë pritet të kalojë në komisionin e medias në një kohë kur Senati i Universitetit të Tiranës,
    pedagogët e Forumit për mendimin e lirë, por edhe studentët janë bashkë në një pikë: kundërshtimin e kapitullit 12.
    / Top Channel
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Projekt Ligji i Arsimit të Lartë

    Projekt Ligji i Arësimit të Lartë duhet miratuar sa më parë në Parlament për shumë arësye.
    Një nga argumentet më të fortë është sepse nevoja për reformimin e Arsimit të Lartë është një domosdoshmëri, dhe se gjatë periudhes nga vitet 2000 e deri më sot ka patur rreth 7 herë përmirësime të Ligjit për Arësimin e Lartë të cilat në disa raste janë bërë edhe për qëllime Klienteliste.
    Ky Projekt ligj mendoj se është nga më të rregulltit për arësye sepse është i vetmi Projekt Ligj që ka kaluar për diskutime deri tek pedagogu më i thjeshtë, departamenti, fakulteti dhe Universiteti publik apo privat. Në të gjitha rastet janë dhënë sygjerimet e nevojshme disa nga të cilat me sa di unë janë marrë parasysh.
    Atëhere përse ka kundërshtime ky Projekt Ligj?
    Për të kuptuar se çfarë është jo në rregull me Projekt Ligjin duhet parë se cfarë nuk shkon.
    Në shumicën dërrmuese të rasteve dalin në plan të parë Kapitulli 12 dhe neni 122 të cilat mund të rregullohen lehtë qoftë nga ana formale ashtu dhe ndonjë nën pasazh , edhe nga përmbajtja.
    Ja ku qëndron problemi:
    Së pari, Kapitulli i 12 i cili shprehet për krijimin e “Institucionit Publik i Pavarur i Arsimit të Lartë” për të cilën senati UT kërkon në tërësi që …..`të hiqet nga drafti i dërguar në Parlament për Arsimin e Lartë. Në kërkesat e tyre, këshillat e fakulteteve ngrenë edhe probleme të tjera, siç është sigurimi me ligj i pagës së pedagogut, heqja e pragut të notës, pasi cenon Kushtetutën, të drejtën e njeriut për t’u arsimuar si dhe autonominë universitare….`.
    Mendoj se Projektuesit e Projekt Ligjit kanë të drejtë përsa i përket titullit të Kapitullit, kurse për pragun e notës nuk ka ndonjë shkelje sit a mbaash pragun ashtu dh eta heqësh sepse në të dy rastet provimi me konkurim i eliminon të dy variantet.
    Ligji nuk specifikon ndonjë gjë për pagën. Pagat e Arsimit të Lartë nuk janë kompetencë e Ministrisë së Arsimit për rregullohen me VKM. Pra cfarë mbeti nga gjithë ajo zallamahi kritikash në media? Asgjë.
    Së dyti Neni 122 në të cilën flitet për bordet, pretendohet se vendosja e shumë anëtarëve të bordit të punonjësve jo- akademikë, dëmtonka pavarësinë institucionale, pra thuhet se: …. ``Ndër të tjera, fakultetet e UT shikojnë me shqetësim nenin 122 i cili pretendon se humbet autonomia universitare per shkak te bordit qe ka me teper anetare jo-akademike``?!
    Mendoj se nuk është e vërtetë, po të merret parasysh se edhe punonjësit jo-akademikë ashtu dhe punonjësit akademikë janë në funksion të njëri tjetrit kur bëhet fjalë për studentët, mësim dhënien, laboratorët, praktikat, projektet.
    Këto kritika dhe sugjerimi janë bërë nga Universiteti i Tiranës në fillim të muajit Maj, i cili ka ngritur edhe një grup konsulent: Nga sugjerimet me serioze eshte vendimi i senatit te UT ne fillim te majit ku ne mbledhjen e Senatit neni 2 i cili kerkon rishikimin e Kapitullit 12 te LProjekt Ligjit dhe ket e ka realizuar me sugjerimet e ketyre pedagogeve: …….
    …..Ndër të tjera, senati ka propozuar krijimin e një komisioni me 6 anëtarë të tij, të cilët përfaqësojnë çdo fakultetet të UT, ku përfshihen, Sulo Hadëri dekan i Ekonomiku; Klodeta Dibra, dekane e Gjuhëve të Huaja; Altin Shegani dekan i Fakultetit të Drejtësisë; Dhurata Shehri përfaqësuese e Fakultetit të Histori Filologjisë. Nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Spiro Dushku, ndërsa anëtarja e senatit të UT, përfaqësuese e Shkencave Sociale është propozuar Edlira Haxhiymeri, të cilët do të evidentojnë probleme të tjera të rëndësishme të këtij drafti. Në pikën e katërt të vendimit, Senati i UT shpreh gatishmërinë maksimale për të qenë pjesë e konsultimeve në proceset e shqyrtimit në komisionet e Kuvendit të projektligjit të Arsimit të Lartë, duke i kërkuar njëkohësisht Kuvendit të Shqipërisë që të konsiderojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të UT në këtë proces. Ky vendim i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë dhe strukturave të tjera të Universitetit të Tiranës.
    Këto sugjerime janë shumë më inteligjente se sa me ato kritika bajate me të cilat shprehet një Profesor i politizuar si Artan Fuga.Tani të thëm pak fjalë për kritikuesin Artan Fuga
    Lexova me kujdes tek gazeta SOT shtatë kritikat e tij ``dërrmuese`` ndaj Projekt Ligjit për Arsimin e Lartë.
    Nuk kam parë 7 buddallallëqe nga më të çuditshmet të lëshuara nga një Profesor. Në këto pseudo-argumente nuk përmëndet asnjë lloj neni apo kapitulli të Projekt Ligjit i cili
    është bërë gabim, por flitet në tërësi me fjalë të mëdha prej sofisti.
    Ja lexojini vetë se përse nuk qëndrojnë këto 7 argumente të budallallepsura të Profesorit Artan Fuga:
    1. Ai thote qe `nuk duhet asistence e huaj`?! Budallallëk i kulluar. Përkundrazi duhet gjithmone asistencë konform ligjit, sidomos në Arësimin e Lartë të cilën 7 ndërhyrjet në ligj të bëra gjatë 14 viteve e kanë dëmtuar Arsimin e Lartë.
    2. Ai thote qe eshte `ligj i hartuar pa diskutim publik ?!`. Perkundrazi, nese ka project ligj i cili eshte rrahur me shume nga pedagoget universitetet publike dhe private dhe ne Media eshte ky Projekt ligj, Kujtoni Ligjet e Arësimit të Lartë të mëparshme të ndryshuara 7 herë për 12 vitë të miratuara pa ndonjë diskutim dhe pa asnje lloj diskutimi public. Karakteristik është fakti se ish Ministri Memushi , nuk pyeti njeri, por bazuar ne ate ligj beri profesore sa deshi dhe hoqi nga puna nja dy mijë arsimtarë dhe pedagogë….
    3. Ai thote se është ``ligj ne kundershtim me te drejtat themelore qytetare?!`` Ja ka future kot ose ka qënë i dehur sepse është nje thenie teresisht e marrë dhe e lajthitur dhe nuk asnje lidhje logjike me çeshtjen duke aluduar qe lirine e fjales e te shtypit madje dhe mendimin akademik – ky Projekt ligj e vendos teresisht nen diktatin publik. Mesa duket e ka fjalen per periudhen para `90?!
    4. Ai thote se Projekt Ligji ``thjeshte restauron universitetet``?! Po ç`jane keto marrezira filosofike? Pa asnje argument madje..
    5. Ai thote se ``nuk adreson problemet e aresimit``.?! Dokrra Artan Fugash. Nese ka Projekt Ligj qe adreson problemet eshte ky . Mesa duket mendimin e ka halucinant per kete problem ose me prapavije politike. Thote se ``Është njësoj si të shkosh në një restorant dhe të zgjedhësh gjellët duke parë vetëm kolonën çmime pa parë se çfarë ha. - –(http://www.sot.com.al/politike-inter...-fuga-7-arsyet) !!??
    6. Ai thote se ``Fundos cilesine e Arsimit``?! Dokrra. Lexoni se çfarë shkruan:…..universiteteve shqiptare nga kjo gjendje nuk bëhet dot me metoda menaxheriale të një stalinizmi latent, të një putinizmi lindor, sepse atë që mendon se nuk e bëjnë dot profesorët mos shpreso se do ta bëjnë nëpunësit e agjencive dhe bordeve shtetërore, politiko-administrative, me logjikë vertikale dhe perandorake. Ky ligj përfundimisht do ta vinte në gjumë demokratizimin e arsimit shqiptar``. Duket që nuk e ka me Ligjin por me të kaluarën e vet. –(http://www.sot.com.al/politike-inter...-fuga-7-arsyet)
    7. Ai thote se ``ka difekte te medha procedurale``?! Marrëzi Profesorësh.. Lexoni se cfarë thotë:….Ky është konsultimi me aktorët e interesit??? T'i mbash ata nën presion psikologjik dhe administrativ permanent? Ja përse jam kundër dëshirës për pozitivitet, tërësisht kritik ndaj projekt-ligjit në fjalë: Universitetet vihen nën komandën e partisë në pushtet. Edhe për sot edhe për mot…! Kjo frazeologji marksiste boshe e karakterizon këtë kritizer të sëmurë-(http://www.sot.com.al/politike-inter...fuga-7-arsyet-)

    Në përfundim mund të të ngrihet një pyetje fare e thjeshtë.
    Ky Profesori Artan Fuga i ka nga vetja të gjitha këto, apo dikush e ka shtyrë të shkruajë kështu? Të dyja qëndrojnë;
    I ka nga vehtja se e ndjen vehten superior meqë jep fillosofi. Dhe meqë fillosofi merrej dhe sh, Enver edhe z, Artan duhet të jetë i tillë, pra i madh.
    Dikush e ka shtyrë? Edhe kjo qëndron sepse nuk është e rastit që drejtuesit në shumë universitete janë hedhur në sulm për të kundërshtuar Projekt Ligjin me pretekstin se cënoka autonominë universitare, apo favorizon Universitete private, shumë kompetenca shkokan tek Ministria etj, etj, ; madje për këto kundërshtime kanë aktivizuar në disa raste dhe studentët me pretekstin se ky Projekt Ligj ka hequr vëmëndjen nga elementi qëndror që është studenti??!!!
    Epo këtu mban erë klientelizëm politik.
    Thjesht ngri tymnajë, bëj rrëmujë dhe vazhdo punën mediokre që ke bërë deri tani. Tipike për drejtues universitetesh që kanë nga 10 vjet nëpër poste dhe që nuk duan të largohen.
    Për këto arsye, dhe për të ndaluar pseudo kritizerët e tipit fillosofik Fuga, ky Ligj me korrigjimet përkatëse duhet të miratohet sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që Arsimi i Lartë të mbijetojë nga ky makth akademik.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •