-
Hoffman: Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta
Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman i është shtuar zërave për domosdoshmërinë e pastrimit të drejtësisë.

“Lufta ndaj korrupsionit duhet të shtrihet së pari në drejtësi. Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta.
Ka gjykatës që marrin zarfin që në mëngjes e pastaj shkojnë në punë. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak vendin tuaj”, deklaroi Hoffman.
Deklarata e ambasadorit, bërë në një aktivitet në ambientet e Ministrisë së Jashtme mbi procesin e integrimit,
kaloi këtë çështje në plan të dytë kur ai gjeti rastin të ngrejë një tjetër shqetësim, atë të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe nga rajoni.
“Kam shifra shqetësuese për ju, Kosovën dhe Maqedoninë. Për shembull, ka pasur edhe ditë kur
600 persona kanë kërkuar azil. Mos u largoni nga Shqipëria sepse do të ktheheni”, paralajmëroi Hoffman.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt