-
Rama në koncertin e Rona Nishliut: Jam këtu me detyrën e kamarierit....

Ashtu siç kishin njoftuar mediat, këngëtarja e njohur kosovare, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong dhe doli me sukses atje, Rona Nishliu, mbrëmë mbajti një koncert në Tiranë, në oborrin e Kryeministrisë. Koncerti titullohej “Me motivet tona” dhe këngëtarja interpretoi në rrymat që ajo lëvron më së shumti. Dhe duhet theksuar se nuk është lloji i muzikës që pëlqen shumica, pra është një muzikë disi më elitare. Në skenë u ngjit edhe Kryeministri Rama, i cili e ka ndihmuar Ronën që në ideimin e këtij koncerti. Madje, Rama nuk kurseu as batutat e tij. Ai u tha të rinjve se oborri i Kryeministrisë është në dispozicion të artistëve për të bëre koncerte të ndryshme dhe kjo pa asnjë qira apo detyrim tjetër financiar. Rama u tregua modest para publikut, i cili duhet thënë se ishte i paktë në numër, ai kërkoi që të mos e shihin si një njeri të rëndësishëm. Madje, duke treguar një xhaketë të bardhë që kishte veshur, ai tha se sonte (mbrëmë) ai ishte thjesht në detyrën e kamerierit.
time.al
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt