Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: "Degjoni Edi Ramën si urdhëron njerëzit e tij të vjedhin votat!"

    Berisha publikon videon e Ramës, urdhra ndaj shefave për çdo qendër votimi: Secili në dorë letrat e do ju thuhet këto janë votat që presim



    UPDATE/ Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor strukturat e shtetit për qëllime elektorale në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Berisha ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Facebook” dhe në “Youtube”, ku dëgjohet zëri i kryeministrit Edi Rama që jep urdhëra ndaj drejtorëve dhe shefave të drejtorive që ata të mbajnë përgjegjësi personale për votat e marra në çdo qendër votimi. “Edi Rama pohon me gojen e tij ne kete audio se meritokracia qe premtoi eshte thjesht nje shker…. craci e Driteroit. Ky regjistrim deshmon se si shperdorohet, keqshfrytezohet sot shtetit,dhe resurset shteterore ne nje fushate politike per interesa strikt partiake, duke shkelur keshtu haptas dhe ne menyre flagrante parimin e zgjedhjeve te lira. Ju lutem degjojeni vete ketu me poshte me zerin e tij Edi Ramen…!”,-shkruan Berisha në “Facebook”.

    Dy ditë më parë u njoftua se kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që pati në Shkodër me përfaqësues të mazhorancës, i udhëzoi ata që të për të mbështetur kandidaturën e Keti Bazhdarit dhe për të rritur numrin e votave të majta në këtë qytet për zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.

    Zbardhja e tekstit në videon e publikuar nga Berisha:

    …Shtabit drejtues që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i “krah” deputetësh që janë këtu në sallë duhet të bëjnë një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve dhe drejtoreve që janë dhe shefave, përgjegjësve, t’ju caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qendra, dikush 2 qendra e kështu me radhë, por ama, secili nga ju do të marri në dorë letrat dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qendër votimi.

    Panorama

  2. #2

    Për: Berisha: "Degjoni Edi Ramën si urdhëron njerëzit e tij të vjedhin votat!"

    Ik e babagjysh se tashme populli e ka kuptuar qe qellimi jot i vetem eshte mbrojtja e gjithe pasurise qe ke grabitur per 20 e kusur vjet. Me vjen keq qe shikoj disa mbeshtetes akoma te ktij diktatori.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Degjoni Edi Ramën si urdhëron njerëzit e tij të vjedhin votat!"

    VIDEO E PLOTE/ Berisha publikon ‘bombën’ tjetër për Ramën: Drejtorët që s’arrijnë objektivin tek kutia për Bazhdarin, të hapin vendin më 22 qershor



    UPDATE/ Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e plotë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e PS-LSI-së në Shkodër.
    Më herët Berisha kishte njoftuar se pasditen e mërkurës do të publikonte materialin e plotë në të cilin kreu i qeverisë dëgjohet duke i dhënë urdhra drejtorëve që të angazhohen për mbledhjen e votave më 21 qershor.

    Materiali audio i publikuar nga Berisha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, është pasqyruar bashkë me trasnkriptin.
    Në video dëgjohet kryeministri Rama duke udhëzuar drejtorët që të trokasin derë më derë në mbledhje të votave dhe nëse objektivi nuk arrihet sipas tij, disa prej tyre do të mbajnë përgjegjësi në 22 qershor.

    Transkripti i plotë i videos i publikuar nga Sali Berisha:

    RAMA: “…Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t’ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat. Jam i vetëdijshëm që në të gjithë territorin jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura. Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën.

    Shtabit drejtues, që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i deputetëve që janë këtu në sallë iu tha vetëm një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve, nëndrejtorëve që janë dhe shefa dhe pergjegjësa, do t’u caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qëndra, dikush 2 qëndra e kështu me radhë, por ama, aty në krah secili nga ju do të marri në dorë letrën dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qëndër votimi. Shko tani derë më derë, shtëpi më shtëpi, trokit dhe fol për Keti Bazhdarin, dhe kush është i Partisë Socialiste të kërkojë votat për Partinë Socialiste, kush është me LSI të kërkojë votat për LSI, por të gjithë bashkë për Keti Bazhdarin në radhën më të parë, se kjo është kryesorja, dhe në fund fare në qoftë se rezultati, objektivi nuk do të arrihet tek kutia, dmth që koha për ti hapur vendin dikujt tjetër ka ardhur me datën 22.

    Historia e Partisë Socialiste në pushtet, dhe ata që janë këtu e njohin historinë e Partisë Socialiste në pushtet, ka qënë historikisht që kush bëhej drejtor i kthente shpinën betejës, nëpër kafe, nëpër historira, dhe shumica dërrmuese u bë edhe shkaku që filloi edhe degjenerimi i pushtetit të PS.

    Kjo nuk ka për të ndodhur prapë, kjo nuk ka për të ndodhur prap dhe ne nuk do ta lejojmë këtë që të ndodhi, sepse ne kemi bërë mirë që kemi investuar mbrapsht tek ju besimin që ju të merrni përgjegjësi dhe kështu me rradhë, por kjo nuk është e ndarë nga domosdoshmëria që shumica jonë, që qeveria jonë, jo vetëm të performojë, jo vetëm të japë rezultate, por edhe të marrë mbrapsht nga populli atë që i takon. Dhe është rasti që disa prej jush këtu të shlyejnë një pjesë edhe të degradimit që kanë shkaktuar në imazhin e PS me punën e tyre si drejtora, ta shlyejnë duke i kthyer mbrapsht Partisë Socialiste kreditë që ka marrë me 23 qershor në Shkodër, bashkë me LSI, padiskutim. Dhe për këtë arsye nuk kemi shumë për të diskutuar kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Çdo njëri nga ata që ka një përgjegjësi më shumë se sa punonjësit e thjeshtë, aty tek punonjësit e thjeshtë gjëja është pastaj tek organizimi i natyrshëm dhe detyra të natyrshme…”

    Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi me heret publikimin e ‘bombës’ së rradhës, regjistrimin e plotë të Ramës “ne takim me zyrtaret e administrates ne Shkoder, ku ai kerkon votat ose do t’iu marre atyre kafshaten e gojes’, siç shprehet Berisha në një postim në Facebook.

    Panorama

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Berisha: "Degjoni Edi Ramën si urdhëron njerëzit e tij të vjedhin votat!"

    Kjo nuk eshte video vlla mos ja fut kot.


    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    VIDEO E PLOTE/ Berisha publikon ‘bombën’ tjetër për Ramën: Drejtorët që s’arrijnë objektivin tek kutia për Bazhdarin, të hapin vendin më 22 qershor
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Degjoni Edi Ramën si urdhëron njerëzit e tij të vjedhin votat!"

    Une them, derisa shqiptaret jane kthyer ne bageti, mire ua ben Edi Rama qe ua vjedh votat. Mjere shqiptaret me mend qe u duhet te kene ne krye te shtetit nje njeri te tille, e te jene edhe te rrethuar nga bageti qe nuk e dine qe kush u vjedh voten, u ka vjedhur lirine si njerez te lire. Keta shqiptaret me mend, jane ata qe ikin nje ore e me pare e paguajne cdo kosto e bejne cdo sakrifice per te ikur nga ai vend.

    Shqiptaret e drejte e me mend jashte Shqiperise, budallenjte, kriminelet e te korruptuarit brenda Shqiperise!

    Kjo po qe eshte RILINDJE!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-05-2015 më 11:38

  6. #6

    Për: Berisha: "Degjoni Edi Ramën si urdhëron njerëzit e tij të vjedhin votat!"

    Edi Rama vjedh votat?! Nuk e kuptoj dot llogjiken ne kte fjali. Edi Rama kur erdhi ne pushtet ishte opozite, qe do te thote mundsia per te vjedhur votat ishte 0%. Dhe per fatin e mire te gjithe Shqiptareve fitoi binshem thelle. Zgjedhet e para me Ramen kryeminister nuk jan ber akoma. Me falni, po per cfar vjedhje votash e keni fjalen qe te meremi vesh?!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Degjoni Edi Ramën si urdhëron njerëzit e tij të vjedhin votat!"

    Një provë dhe një apel për shitjen e votës

    Emri:  lista2.jpg

Shikime: 240

Madhësia:  29.7 KB

    “O popull, mos e shisni votën tuaj për 1 thes miell e një litër vaj. STOP BLERJES SE VOTES”.

    Ky apel nuk vjen më nga ndërkombëtarët, por nga portali Çudira Shqiptare, që ka publikuar një tjetër ‘provë’ nga marrja e ushqimeve për fushatë.

    Ndërkohë Bashkimi Europian garantoi shtetasit në Shqipëri për mbështetje në atë që e quan “zgjedhje të lirë” kundër presionit për votën.

    Romana Vllahutin tha se Bashkimi Europian fton shtetasit në Shqipëri që të denoncojnë çdo formë presioni që u bëhet për votën.

    Ambasadore e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin është diplomate nga Kroacia, vendi i fundit anëtar i BE-së.

    “Ju bëj thirrje qytetarëve të angazhohen e të denoncojnë çdo formë presioni. Vota është e fshehtë, askush nuk mund t’ua marrë lirinë për të zgjedhur”, tha ajo.

    “Njerëzit duhet të votojnë për ata që mendojnë se do t’ua përmirësojnë jetën” dhe “njerëzit duhet të mendohen mirë para se të votojnë”, ishin porositë e diplomates kroate të BE-së.

    Ajo foli në një takim të paradites të nismës “The Elections Situation Room” për vëzhgimin e procesit krijuar nga fondacioni për Shoqërinë e Hapur “Soros”.

    Kurse deputeti demokrat, Gerti Bogdani, postoi online foton e mëposhtme:

    Emri:  lsi1.jpg

Shikime: 250

Madhësia:  42.4 KB

    MAPO

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •